HomeShowBiziXumi shprehu hapur ndjenjat për të, Egli e refuzon: Nuk dua të...

Xumi shprehu hapur ndjenjat për të, Egli e refuzon: Nuk dua të…

Njëri nga banorët e ‘BBVA’ ka shprehur ndjenjat e tij hapur.

Xum Allushi ka filluar të zhvillojë emocionet e para për Egli Takon, edhe pse ata nuk kanë kaluar shumë kohë së bashku.

Xumi ka shprehur publikisht ndjenjat e tij në ditën e dytë të qëndrimit në shtëpi, duke thënë se mes tij dhe Eglit ka një kimi të veçantë.

Megjithatë, ndonëse Xumi mund të ketë parë një mundësi për një lidhje, Egli e ka shprehur qartë mendimin e saj për këtë situatë.

Ajo u shpreh se ndjehej e bezdisur nga përpjekjet e Xumit dhe theksoi se në “Big Brother” nuk ishte aty për të krijuar lidhje romantike. Në një bisedë të hapur me banorët, Egli tha:

“Unë këtu nuk kam hyrë për të krijuar marrëdhënie romantike për arsyje të miajat që i kam vendosur unë”, tha Egli ndër të tjera drejtuar Xumit.

TË FUNDIT