Home Blog

BBV5 drejt nisjes me shpejt sec pritej? Del lista me emrat e parë të mundshëm banorëve të edicionit të pestë

0

Edhe pse kanë kaluar vetëm disa javë nga përfundimi i “Big Brother VIP Albania 4”,

 

publiku shqiptar është tashmë i etur për të mësuar më shumë rreth edicionit të pestë të reality show-t më të ndjekur në vend.

Mëngjesin e djeshëm, në emisionin “Wake Up”, Neada Muça zbuloi disa nga emrat që po qarkullojnë në portale si kandidatë të mundshëm për BBVA 5.

Sipas asaj që tha ajo në transmetim live, në listë përmenden:

Hygerta Sako – moderatorja sportive dhe ish-Missi e njohur në ekran;

Isli Islami – moderatori i dashur për publikun nga mëngjeset televizive;

Kelvi Kadilli – gazetari me stil ironik dhe batuta therëse;

Kostana – një emër më pak i njohur për publikun e gjerë, por që ka qenë më parë në studio televizive;

Vitmar Basha – këngëtari dhe showman-i i njohur për natyrën e tij spontane dhe të paparashikueshme.

Deri tani, Top Channel nuk ka konfirmuar as datën e nisjes dhe as pjesëmarrësit, por atmosfera e aludimeve dhe zhurma në rrjet tregojnë se BBVA 5 ka nisur të marrë jetë shumë më herët nga sa pritej.

“Është dita e duhur për…”/ Horoskopi për Sot: Ka gjasa të përballeni me…

0

Dashi
Shmangni ndjesitë negative. Përmirësimi i të ardhurave do t’ju bëjë që të paguani disa borxhe, të cilat ju mundojnë prej kohësh.

Partneri juaj do t’jua ndjejë shumë mungesën gjatë ditës së sotme.

Do të ishte mirë t’i bënit atij/asaj një surprizë që do ta bënte ditën më të bukur.

Demi
Buzëqeshja është përgjigjja e duhur ndaj problemeve tuaja.

Mos shpenzoni shumë vetëm për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Mbrëmjet me miqtë do të jenë shumë të këndshme.

Ndërkohë, do të bëni plane për disa pushime të shkurtra.

Binjakët
Duhet të mos tregoheni më kokfortë nëse dëshironi një jetë të lumutr. Përgjegjësitë familjare do t’ju rriten, çfarë do t’ju shkaktojë tension. Ka gjasa që të mërziteni për shkak të ndërhyrjeve të anëtarëve të familjes apo të bashkëshortes/bashkëshortit.

Gaforrja
Përpiquni të shmangni stresin duke krye aktivitet interesante. Mos merrni vendime të nxituara, sidomos kur bëhet fjalë për çështje financiare. Shëndeti i bashkëshortit/bashkëshortes suaj mund t’ju shqetësojë. Merreni me kujdes çdo shqetësim.

Luani
Është dita e duhur për t’i kushtuar kohë personave me të cilët nuk je takuar prej kohësh. Mos e zhgënjeni partnerin/partneren sot, pasi do të pendoheni më pas. Ka gjasa të realizoni një udhëtim, i cili do t’ju prezantojë me vende dhe miq të rinj.

Virgjëresha
Ka gjasa të përballeni me disa probleme sot, por bëhuni realistë dhe mos prisni mrekulli nga njerëzit që përpiqen t’ju ndihmojnë. Mos lejoni që të tjerët të kuptojnë sesi ndihesh. Bashkëshorti/bashkëshortja do t’ju kushtojë vëmendje të veçantë sot.

Peshorja
Mos tregoni rreth investimeve dhe qëllimeve për të ardhmen. Punoni fort për mirëqenien e familjes. Mund të nisni një marrëdhënie të re romantike, e cila do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Aspekti profesional kërkon më shumë vëmendje nga ana juaj.

Akrepi
Bëni kujdes me regjimin ushqimor, veçanërisht personat e kësaj shenje që vuajnë nga migrena. Ka gjasa që të fitoni mjaftueshëm të ardhura sot. Mos fantazoni shumë dhe përpiquni të bëheni më realistë. Shpenzoni më shumë kohë me miqtë, pasi do të argëtoheni më shumë seç e prisnit.

Shigjetari
Është koha e duhur të kërkoni ndihmë nga një personi i afërt me të cilin mund të bisedoni hapur. Kjo do t’ju ndihmojë pamasë në shmangien e stresit. Duhet të relaksoheni dhe të gjeni lumturinë përkrahë familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Bricjapi
Mbani veten nën kontroll për ta shmangur një situatë të tillë. Ngërçin financiar që iu ka përfshirë do ta kaloni me ndihmën e miqve. Gjatë paradites mund të debatoni me partneren/partnerin, por do të kaloni një mbrëmje shumë të këndshme.

Ujori
Pavarësisht se do të kaloni një ditë të mbushur plot aktivitete të ndryshme, nuk do të ndiheni aspak të lodhur. Përpiquni të mos bëni shpenzime të tepërta. Sot është dita kur mund të përjetoni vetëm anët pozitive të martesës.

Peshqit
Mund të ndiheni të shqetësuar për shkak të shëndetit. Duhet ta kaloni këtë gjendje sa më shpejt të jetë e mundur që të rifitoni lumturinë në familje. Bëni shumë kujdes me transaksionet financiare. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, do të kaloni momente shumë të veçanta.

U kap ‘mat’ me djalin e ish-guvernatorit te bankes,Sara Hoxha bën reagimin qe se prisnim…

0

Pas zhurmës mediatike që ka shkaktuar

 

lajmi për një lidhje të re, Sara Hoxha është shfaqur me një foto interesante.

Ish-partnerja e Ledit dhe nëna e vajzës së tij, Sara Hoxha, është shfaqur së fundmi me një gjest që ka ngjallur vëmendjen e ndjekësve.

 

Në disa foto të publikuara në rrjete sociale, Sara është parë duke mbajtur një kapele që i mbulonte shikimin dhe fytyrën, ndërkohë që ka shmangur komentet publike për lajmet që kanë qarkulluar në media.

Ky veprim i Sarës ka bërë që fansat dhe portalet të aludojnë për një reagim të heshtur ndaj zhvillimeve të fundit në jetën personale, shkruan “Kosovarja”.

HOROSKOPI/ Mos i besoni kaq shume partenerit! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti…

0

Dashi

Hëna do jetë në kundërshti me Saturnin sot dhe do ndiheni disi të bllokuar. Nëse keni një lidhje do jeni shumë misteriozë dhe partneri nuk do e kuptojë dot se çfarë kërkoni për t’u ndier mirë. Nëse nuk flisni dhe qëndroni të mbyllur marrëdhënia juaj nuk do jetë aspak e mirë. Ju beqarët ka mundësi të takoni princin e kaltër. Zemra do ju rrahë fort, trupi do ju mpihet dhe nuk do dini çfarë të bëni. Pickoni veten, reflektoni, kërkoni mendimin e miqve dhe më pas veproni. Në punë disa kolegë do mendojnë sikur ju doni t’i bllokoni dhe mund t’iu prishin planet me projektin që keni nisur. Financat do vazhdojnë të mbeten ende të paqëndrueshme.

Demi

Për fatin tuaj të mirë sot do keni mbështetjen e Marsit që do ju shtyjë të ecni para dhe ta bëni jetën tuaj akoma më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do i merrni me qetësi edhe disa mosmarrëveshje që mund t’iu lindin, madje mund të merrni përsipër edhe disa faje vetëm për ta qetësuar situatën. Mbrëmja në fakt do jetë shumë më e qetë dhe më e bukur. Nëse jeni beqarë do ndërmerrni sfida dhe do guxoni të njiheni edhe më tej me disa persona që do ju prezantojnë miqtë. Në punë nuk do keni dyshim tek aftësitë tuaja dhe mund të provoni veten në një projekt madhështor. Fillimi i mirë është gjysma e punës. Financat do mbeten të njëjta si dje.

Binjakët

Dita e sotme do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të njëpasnjëshme Shpesh do ndiheni keq dhe do doni të shkëputeni nga gjithçka. Nëse jeni në një lidhje do keni vështirësi të shumta dhe do keni nevojë të qëndroni herë pas here vetë. Ai që keni në krah do jetë me nerva dhe nuk do pranojë të bëjë asnjë lëshim. Ju beqarët mos u dekurajoni edhe sikur të merrni refuzime sepse të paktët tentuat dhe nuk qëndruat në vend. Në punë sado që të mundoheni të arrini atje ku doni nuk do ja dilni dot sepse do keni kundër kolegët dhe disa shefa. Financat nuk do jenë të mira e për më tepër do ju kërkohet të shlyeni borxhet. Situata do jetë shumë e ndërlikuar.

Gaforrja

Intuita do ju ndihmojë shumë sot jo vetëm për të bërë zgjedhjet e duhura, por për të shmangur debatet me konkurrentët. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë tolerim më shumë vetëm për të shkuar mirë me atë që keni ne krah. Nuk do mungojë edhe ndonjë surprizë e vogël. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do ndaleni asnjë moment për ta bërë për vete pavarësisht se do keni konkurrentë të fortë. Në punë do jeni më të duruar dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që do iu dalin. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi dhe gjithmonë me llogari.

Luani

Dita e sotme do fillojë mirë, por pas disa të papritura të shkaktuara nga miq hipokritë humori do ju ndryshojë. Nëse keni një lidhje do jeni edhe më të ftohtë me partnerin tuaj dhe nuk do arrini dot të riktheni emocionet. Bëni durim dhe sapo të gjeni momentin diskutoni hapur me partnerin. Ju beqarët do joshni dikë vetëm për t’i prishur punë një personi që keni inat dhe ky do jetë një gabim. Në punë tregohuni të kujdesshëm nga disa kolegë që mund t’ua punojnë mbrapa krahëve dhe mos kërkoni mendim nga askush për një projekt që keni nisur. Financat do ju bëjnë me ankth sepse do jenë goxha delikate.

Virgjëresha

Dita e sotme do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni e si do veproni. Nëse keni një lidhje dhe shihni dikë tjetër me adhurim do fillojnë debatet e zjarrta me partnerin dhe mund të arrihet edhe ne ndarje. Nëse i përkushtoheni atij do ndiheni vërtet mirë. Nëse jeni beqarë di gjendeni përballë dy personash shumë joshës dhe nuk do dinë të kë zgjedhin. Në punë do ju kërkohet gjatë gjithë kohës ndihmë sepse ju vlerësojnë më të mirin e grupit. Mos hezitoni të jepni një dorë sepse mirësia do ju kthehet mbrapsht. Gjendja e financave do jete aq e mirë saqë do ju duket sikur keni fituar ndonjë lotari.

Peshorja

Jeta juaj do jetë e ndriçuar sot dhe nuk do mërziteni për asgjë. Nëse keni një lidhje do kaloni vetëm çaste të lumtura dhe të bukura pranë atij që dashuroni. Si ju ashtu edhe partneri do jeni pozitivë dhe do e merrni çdo gjë shtruar. Ju beqarët duhet të bëni vetëm pak kujdes me nxitimin. Vërtet personat që do takoni janë interesantë, por duhet të prisni pak para se të hidhni hapa. Në punë do jetë Marsi që do iu japë më shumë dinamizëm. Do jeni më të drejtpërdrejtë dhe sipërmarrës. Në planin financiar gjërat do fillojnë të kenë përmirësimet e para dhe do ndiheni shumë më të qetë.

Akrepi

Qielli do hapet sot dhe do lindin rrezet e para te diellit. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente shumë të këndshme pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa më tej. Ju beqarëve nuk do iu joshin më aventurat kalimtare dhe do jeni në kërkim të dashurisë së madhe. Mundësitë nuk do jenë shumë të mira, por të paktën do tentoni. Në punë Urani do ju ndihmojë t’i realizoni në mënyrën më të mirë projektet e nisura dhe do merrni plot vlerësime e falënderime. Edhe vetë do e kuptoni se tashmë e keni bërë çdo gjë dhe më mirë. Financat do jenë më të normalizuara.

Shigjetari

Pas një periudhe jo shumë të begatë, sot problemet do mbarojnë dhe do e shihni me më shumë optimizëm të ardhmen. Nëse keni një lidhje do i shprehni edhe më shumë ndjenjat dhe nuk do ndieni për asnjë moment mërzitje. Nëse jeni beqarë Venusi do krijojë kushtet e përshtatshme për një takim mbresëlënës, i cili do ndryshojë gjithë të ardhmen. në punë ambicia do rizgjohet dhe do e keni më të lehtë nga më parë për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë me një menaxhim të mirë do ju dalin paratë për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.

Bricjapi

Përgatituni për një ditë të ngrohtë dhe emocionuese sot. Nëse jeni në një lidhje do e forconi edhe më shumë marrëdhënien dhe do luftoni fort me rutinën që ka filluar t’iu pushtojë. Pasdite çdo gjë ka për të qenë më e bukur. Nëse jeni beqarë pasioni do ju pushtojë si me magji sepse më në fund do filloni lidhjen me personin që aq shumë e keni adhuruar. Në punë mos prisni të arrini asgjë vetëm me ndihmën e të tjerëve, por bëni edhe ju përpjekjet tuaja. Pozicionimi i Plutonit do bëjë që edhe buxheti të ekuilibrohet goxha. Nuk do jeni më impulsivë me shpenzimet.

Ujori

Planetët nuk do i keni në krah sot dhe nuk do keni një ditë shumë të mirë. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj nuk ka për të qenë më aq e fortë sa më parë dhe kjo për shkak të mungesës së përkushtimit nga ana juaj. Do i përkushtoheni më tepër familjes dhe punës sot. Ju beqarët nuk do doni të bëni asgjë me detyrim dhe nëse ata që pëlqeni nuk do ua kthejnë do preferoni të prisni në qetësi. Në punë do jeni më guximtarë dhe do filloni një projekt të madh. Për financat kombinimi i yjeve nuk do jetë i favorshëm dhe herë pas here do ju dalin goxha probleme.

Peshqit

Neptuni dhe Hëna do ju shtojnë imagjinatën gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje kjo gjë do e përmirësoje goxha marrëdhënien. Do provoni gjëra të reja dhe kur t’iu propozojë diçka partneri do pranoni ta ndiqni pa u menduar gjatë. Ju beqarët do hyni në një etapë shumë të bukur e cila do ua drithërojë zemrën dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim. Nëse jeni në një punë të re apo sapo keni nisur një projekt të ri, do ja merrni dorën dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni në fushën e financave apo menaxhimit do keni edhe më shumë sukses. Ne planin financiar do jeni ambiciozë dhe nuk do kënaqeni me aq para sa do keni nëpër duar.

Nuk i ndahet djemve te VERIUT!!! Loredana shfaqet ne krahet e ish-banorit e BBVA4: E DUA TROPO…

0

Gjysmëfinalistja e BBVA4, Loredana Brati ka marrë rrugë drejt veriut të Shqipërisë.

Teksa po përflitet shumë raporti i saj me Jozin i cili jashtë nuk po kalon në ditët më të mira, ajo po shijon një ditë të bukur me një tjetër banor.

 

Nga Bajram Curri, ajo është shfaqur krah Xenit me të cilin kishte një miqësi shumë të mirë brenda shtëpisë.

Kujtojmë se në “Goca dhe Gra”, Loredana pranoi se në shtëpi dhe pas daljes po kalon një periudhë emocionalisht të ngarkuar për të cilën do flasë “kur të jetë koha e duhur”.

Nga moderatorja sportive te këngëtari i njohur, emrat që përfliten për edicionin e Big Brother Vip 5

0

Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka mbaruar “Big Brother VIP 4”, publiku është shumë kurioz që të dijë se kur do të nisë edicioni i pestë i reality show-t.

Madje nëpër mediat online kanë nisur që tani aludimet se kush mund të jenë disa nga personazhet e njohur që mund të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm, moderatorja e emisionit “Wake Up”, Neada Muça, lexoi disa nga emrat që përfliten që mund të jenë banorë të BBV 5.

“Ka filluar që tani të dalin emrat e rinj të Big Brother të ardhshëm. Portalet po shkruajnë dhe kam disa emra për ju, uroj që t’iu pëlqejnë. Ka edhe një përshkrim për secilin prej tyre.

Një ndër emrat që përflitet është Hygerta Sako, moderatorja sportive dhe ish-Missi i njohur. Isli Islami, moderatori simpatik i mëngjeseve televizive.

Kelvi Kadilli, gazetari ironik me batutat therëse. Është dhe një vajzë, Kostana, që kemi patur ne në studio.

Vitmar Basha, këngëtari dhe showman-i i njohur për natyrën spontane dhe të paparashikueshme”, tha Neada në “Wake Up”.

A vazhdojnë të kenë raporte? Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensilen

0

Moderatorja e njohur shqiptare dhe motra e aktorit Bes Kallaku, Ana Kallaku,

ka zbuluar së fundmi disa detaje më shumë rreth marrëdhënies me kunatën e saj, këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Ndonëse Besi dhe Xhensila nuk janë më bashkë, duket se raporti mes dy vajzave të ekranit nuk është prishur.

Gjatë një interviste për mediet në Kosovë, Ana tregoi se ajo dhe Xhensila vazhdojnë të kenë kontakte dhe ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, një detaj ky që nuk i ka shpëtuar aspak ndjekësve.

“Vuajmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, me kunatën, me kunatin,

duket sikur çalon diçka në këto gjëra. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga këto lloj problemesh, nga këto lloj kompleksesh”, u shpreh Ana.

Cilës shenjë do i o ofrohet një post i ri në punë? Horoskopi për sot: Do iu sulmojnë në…

0

Dashi
Saturni do ndikojë pozitivisht sot.

Do reflektoni më shumë nga më parë dhe do jeni më të çliruar për gjithçka. Marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohtë.

Do merreni vesh shumë mirë me atë që dashuroni dhe nuk do mërziteni për asnjë çast së bashku.

Ju beqarët gjithashtu do keni një nga ditët tuaja më të lumtura sepse do takoni princin e kaltër.

Në punë do iu ofrohet një post i ri, por duhet të bëheni të duruar dhe të ecni me ngadalë.

Çdo gabim do jetë në dëmin tuaj dhe në të mirë të atyre që ju kanë inat.

Në planin financiar do ju mundojë përkujdesja dhe mund t’iu dalin edhe disa vështirësi të vogla. Gjithsesi po morët masa situata do stabilizohet shpejt.

Demi
Do jeni karizmatikë sot dhe mjaft të vendosur. Çdo gjë do e merrni me optimizëm. Për ju që keni një lidhje, kjo e sotmja nuk do jetë një ditë shumë e lehte. Do keni kontradikta të vazhdueshme me partnerin dhe nuk do arrini të bini dakord për asgjë. Ju beqarët do jeni më të gatshëm për të provuar emocione të reja dhe mund të dilni me personat që do iu ftojnë. Në punë do e keni të vështirë të dëgjoni ato që do iu thonë sepse do jeni të zënë me detyrat e dhëna. Mos reagoni ashpër sepse mund të merrni kritika. Me shpenzimet mirë është të mos e teproni sepse keni për t’u futur në situata pa rrugëdalje.

Binjakët
Marsi do iu bëjë shumë energjikë dhe të motivuar, por nga ana tjetër paksa të paduruar. Shmangni me çdo kusht impulsivitetin. Nëse keni një lidhje dita e sotme do jetë mjaft e bukur. Do ndiheni gati për të provuar çdo emocion të ri me atë që dashuroni dhe nuk do ndiheni aspak të brengosur. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni. Miqtë do iu ftojnë diku dhe do argëtoheni pambarimisht. Në punë do e keni të vështirë ta ruani postin që keni sepse gjendja do jetë goxha e tensionuar dhe shumë do iu sulmojnë në pikat ë dobëta. Për financat nuk ka për të qenë një ditë aspak e favorshme. Matuni disa herë para se të hidhni çdo hap sepse do futeni në probleme shumë serioze.

Gaforrja
Do jeni shumë pasivë sot dhe do ju mungojë kreativiteti gjithë kohës. Ju të dashuruarit do keni një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Bëni atë që do ndieni pa menduar për të nesërmen. Nëse keni beqarë do keni shumë sukses në dashuri dhe do futeni në një tjetër etapë. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Në punë do jeni shumë korrektë dhe do vazhdoni shtruar atë që keni nisur. Shefat do iu përgëzojnë për çdo gjë që keni arritur dhe mundet t’iu ofrojnë edhe një post të ri. Mendohuni mirë para se të veproni. Financat do dobësohen për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do ju duhet të kryeni.

Luani
Hëna do jetë mbrojtësja juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë edhe shumë më të duruar nga më parë. Jeta juaj sentimentale do jetë shumë e këndshme. Do jeni të sigurt për atë që doni dhe do e arrini pa u sforcuar shumë. Nëse jeni beqarë do jeni sensuale dhe do realizoni një takim euforik. Përfitoni sa më shumë sepse nuk do iu vijë herë tjetër një mundësi kaq e mirë. Në punë intuita nuk do ju lërë të gaboni dhe do keni një kujtesë të shkëlqyer. Më në fund do mund të zgjidhni edhe çështjet më të ndërlikuara. Ditë e vështirë për sa iu përket financave. Mos bëni investime të mëdha sepse do ngeleni pa asnjë lek. Kërkoni ndihmën e familjarëve nëse do iu duhet.

Virgjëresha
Gjatë kësaj dite nuk do iu mungojë origjinaliteti dhe me pak mund do arrini t’iu gjeni zgjidhje edhe çështjeve më të ndërlikuara. Nëse keni tashmë një lidhje nuk duhet të tentoni për aventura. Kënaquni me atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai iu do jashtë mase. Ju beqarët do jeni shumë të favorizuar në planin sentimental. Mund të ndodhe edhe ndonjë dashuri me shikim të pare dhe emocionet do jenë pafund. Në punë yjet do ju ndihmojnë të zgjidhni rrugën e duhur. Intuita nuk do iu gabojë asnjë moment dhe guximi do shtohet sidomos pas mesdite. Saturni do iu mbështesë në planin financiar dhe buxheti do përmirësohet. Më në fund do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Peshorja
Të privilegjuar nga Venusi sot do jeni shumë interesantë në çdo fushë dhe askush nuk do mund t’iu refuzojë. Nëse keni një lidhje, asgjë nuk do mund ta prishë harmoninë mbizotëruese. Do përkujdeseni mjaft për njëri-tjetrin dhe momentet pasionante nuk do kenë të ndalur. Beqarëve do iu rëndojë pafundësisht vetmia, megjithatë nuk do e bëjnë veten dhe do i marrin gjërat me optimizëm. Falë Jupiterit në punë nuk do keni probleme. Mund t’iu pranohet edhe një kërkesë e bërë dhe do keni më shumë besim tek vetja. Nëse keni menduar për ndonjë hap të madh sot është momenti i duhur. Te ardhurat do janë goxha të mira, megjithatë nuk është momenti për të eksperimentuar.

Akrepi
Nevoja juaj për të rënë në sy dhe për t’u vlerësuar do jetë e madhe sot. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Nëse keni një lidhje, sido që t’iu vijnë punët do i jepni prioritet absolut partnerit. Mund të lini çdo gjë tjetër pas dore vetëm për ta mbajtur atmosferën të ngrohtë. Për ju beqarët gjithashtu perspektivat do jenë të mira dhe mund të takoni persona me shumë vlera. Në planin profesional nuk do keni ndonjë arritje të madhe dhe në disa momente mezi do e shtyni. Vetëm paratë do ju mbajnë për të mos hequr dorë nga gjithçka. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni nëse nuk doni të keni më pas probleme serioze.

Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk do i duroni dot kontradiktat dhe do mundoheni të bëni të pamundurën për të ruajtur një ambient sa më të ngrohtë. Jeta juaj ne çift nuk do ketë probleme. Do jeni më të logjikshëm, më të duruar dhe gati për të provuar çdo emocion të ri. Ju beqarët mund të përballeni edhe me disa zhgënjime nëse tregoheni të pamatur. Bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Në punë do jeni më të motivuar dhe do përfitoni pafundësisht nga disa propozime që do iu bëhen. Ju i dini aftësitë që keni dhe jeni të bindur se mund të arrini lart. Me shpenzimet mos spekuloni asnjë moment nëse nuk doni të mbeteni pa para shumë shpejt.

Bricjapi
Gjatë kësaj dite do keni energji dhe vullnet për të bërë çdo gjë. Do ecni përpara me shpejtësi dhe shumë do ju adhurojnë. Edhe pse puna do ketë rëndësinë më të madhe ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë partnerit e të dashuroheni pa i vënë vetes limite. Ju beqarët do ndiheni goxha mirë pranë personave që do takoni dhe nuk do nguroni as të hidhni hapa. Në punë vërtet do e keni pak të vështirë të ndiqni disa rregulla të reja që janë vendosur, por kjo nuk do të thotë që nuk do arrini atje ku doni. Buxheti do mbetet i kënaqshëm sepse kohët e fundit keni marrë masa dhe i keni menaxhuar paratë me kujdes.

Ujori
Hëna do ju bëjë të mos i duroni dot padrejtësitë sot dhe do kërkoni me çdo kusht drejtësi. Nëse keni një lidhje pasioni do të rindizet në momentin më të papritur. Partneri juaj do jetë i gatshëm t’ua plotësojë të gjitha dëshirat vetëm e vetëm që ju të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët nuk duhet të rrezikoni shumë për të gjetur personin e duhur. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Në punë do inatoseni në disa momente sepse disa kolegë padrejtësisht do vlerësohen më shumë se ju. Kujdes me zërin dhe gjeni mënyrën për të folur me shefat. Kujdes edhe me shpenzimet e tejskajshme. Mos harxhoni shumë sepse do ngeleni me xhepat bosh dhe s’ka kush t’iu ndihmojë.

Peshqit
Vendosmëria do jetë e nevojshme për të arritur ambiciet që i keni vënë vetes. Herë pas here duhet të bëni edhe disa lëshime. Merkuri do krijoje kushtet e përshtatshme për ju të dashuruarit bë mënyrë që të kaloni momente të lumtura në praninë e partnerit. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Ju beqarët edhe sot do jeni vetëm. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Në punë do jetë Saturni që do ju bëjë më të logjikshëm dhe do ju bëjë të gatshëm edhe për sakrifica për t’ia dalë mbanë. Do qëndroni edhe orë shtesë pa asnjë përfitim ngaqë çdo gjë do e bëni me dëshirë. Intuita nuk do iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Bëni vetëm kujdes me marrjet e huave.

“Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

0

Dashi/Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë.

Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur.

Demi

Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.

Binjakët

Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.

Gaforrja

Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.

Luani

Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti.

Virgjëresha

Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që t’i shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.

Peshorja

Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.

Akrepi

Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.

Shigjetari

Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Megjithatë mund të përballeni me një ndryshim të bujshëm në punë, gjë që do ju bëjë të ndiheni keq. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejt do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.

Bricjapi

Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Zhvillime interesante parashikohen edhe në dashuri. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.

Ujori

Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni. Mundohuni që t’i jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.

Peshqit

Nëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.

Pas divorcit nga Besi, Ana Kallaku rrëfehet për marrëdhënien me ish-kunatën e saj, Xhensila Myrtezaj! Moderatorja: Nuk kam..

0

Moderatorja e njohur Ana Kallaku ka folur

 

së fundmi për marrëdhënien e saj me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ish-partneren e vëllait të saj, Bes Kallaku. Edhe pse çifti është ndarë, duket se raportet mes dy vajzave nuk janë prishur.

Gjatë një interviste, Ana tregoi se vijon të mbajë kontakt me Xhensilën dhe se të dyja e ndjekin ende njëra-tjetrën në rrjetet sociale, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

“Vujmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, me kunatën, me kunatin, duket sikur çalon diçka në këto gjëra. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga këto lloj problemesh, nga këto lloj kompleksesh”, u shpreh Ana në ‘Studio A’.

Ajo theksoi se çdo marrëdhënie është në dorën tonë dhe se ka preferuar gjithmonë të ndërtojë raporte të mira me njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës së saj:

“Unë kam dashur gjithmonë që marrëdhëniet me njerëzit e mi t’i kem të mira dhe e kam bërë këtë gjë më këdo që kam pasur në jetën time.”