HomeShowBiziVetëm 2 ditë para nisjes dalin pamjet nga shtëpia e BBV4,nga dhoma...

Vetëm 2 ditë para nisjes dalin pamjet nga shtëpia e BBV4,nga dhoma e rrëfimit te e gjumit…

Vetëm dy ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri dhe të shumëpritur, Big Brother VIP Albania.

E teksa kurioziteti për listën e plotë dhe zyrtare të konkurrentëve pjesëmarrës dhe pamjeve të shtëpisë është i lartë, për këtë të fundit ka menduar Sara Hoxha.

Në një video me atmosferë festive që Sara ka publikuar në Instagram pak minuta më parë, shihen edhe disa pamje të shtëpisë, nisur nga dhoma e rrëfimit, studioja, dhe disa fragmente të shtëpisë ku do të qëndrojnë banorët për më shumë se 100 ditë.

Postimin Sara e ka shoqëruar me shkrimin:

“Çdo gjë që ja dua vetes, nuk e njihja derisa jeta më hodhi në anën tjetër të rehatisë dhe zgjidhja e vetme ishte ta përballoja me punë. Ajo që mësova është se një njeri, i vetëm, nuk mund të bëjë asgjë. Ndaj jam krenare i një sistemi pune që i rezistoi kohës, sfidave, dhe atyre që lanë anijen rrugës.

Rezultati i punës time, nuk jam vetëm unë, me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën. Kjo duket në çdo copëz të prodhimit, çdo filmim, këngë, emocion e përqafim të dhënë. Edhe pse mund të duket e lehtë, nuk do të thotë që nuk kemi sakrifikuar ditë të tëra, mbledhje të gjata sfilitëse për të arritur madhështinë. Nëse do ishte e thjeshtë do e bënte kushdo.

Mirënjohëse për të gjithë ju, e dini kush jeni. Big Brother VIP është gati për një sezon të jashtëzakonshëm. Stay tuned -2 (ditë).”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

TË FUNDIT