HomeShowBizi‘U realizua dëshira e nënës sime që iku me kokën pas…’ Vëllai...

‘U realizua dëshira e nënës sime që iku me kokën pas…’ Vëllai i Parashqevi Simakut tregon bisedën me të motrën pas kaq shumë kohësh, ja CFARE I THA AJO!

Ikona e viteve ’80, Parashqevi Simaku ka marrë gjithë audiencën e ditëve të fundit, por jo për atë ç’ka ajo e meriton.

 

Ditë më parë ajo u gjend në një prej stacioneve të trenit të New York-ut, e kthyer në e pastrehë, Parashqevi Simaku u njoh nga disa shqiptarë teksa kërkonte ndër njerëz ndihma për rroba dhe ushqim.

Tashmë shumë personazhe të famshëm u përfshinë në ngjarje duke u munduar t’i gjenden pranë Parashqevisë. Video të saj ka ndarë biznesmeni Elton Ilirjani i cili i ka vendosur në shërbim një dhomë hoteli për 3 javë si dhe na mundësoi t’i dëgjojmë zërin e munguar ikonës shqiptare për pak çaste.

Prej shumë vitesh pa kontakte me familjarët e saj, sot Parashqevi Simaku ka kontaktuar me vëllain e saj Benin dhe mbesën e saj. Për Top Channel, Ben Simaku ka ndarë detaje nga telefonata e shumëpritur me motrën e tij.

Vëllai i saj rrëfeu pengun e madh të nënës së tyre, për të gjetur dhe njëherë vajzën e vet e cila i kishte munguar për vite me rradhë. Ben Simaku thotë se këtë telefonaë e ka pritur prej kohësh ndërsa nuk i kishte humbur kurrë shpresat së kërkuari motrën e tij.

Ai tha se telefonata ishte e shkurtër, ajo ka nevojë për qetësi teksa tregon se dukej e lodhur. Gjithashtu Beni tha se ka jetur për 2 vite me rradhë në shtëpi me Prashqevinë dhe bashkëshortin e saj, përpara se të ndodhte ndarja bashkëshortore dhe burri i saj të largohej së bashku me djalin për tu mos u kthyer më kurrë.

Intervista e plotë:

Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.

Kristi Gongo: Ju keni shumë vite që e kërkoni?

Ben Simaku: Nuk bëhet fjalë.

Kristi Gongo: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?

Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!

Kristi Gongo: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?

Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.

Kristi Gongo: Kanë pasur probleme në atë kohë?

Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…

Kristi Gongo: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?

Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…

Kristi Gongo: Jeni përpjekur të flisni me Eltonin në këtë rast?

Ben Simaku: Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person.

Kristi Gongo: Të mbante mend Beni?

Ben Simaku: Po fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun.

Kristi Gongo: Ju e prisni të rikthehet?

Ben Simaku: Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj.

TË FUNDIT