Rozana Radi dhe Valbona Mhilli janë përfshirë në një debat të ashpër pasditen e kësaj të premteje.
Siç është vënë re përgjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, dyshja nuk ka marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.
Gjatë debatit, Rozana i është drejtuar Valbonës duke i thënë “Ik mbushu” dhe “nuk je asgjë për mua”.
Rozana: Unë flas për kë të më dojë, nuk kam kontratë të mos flas me ty. Ec, qarkullo po nuk të pëlqeu. Unë kam dalë në TV edhe kur skam bërë gjë.
Valbona: Gjithmonë ke diçka për të bërë ti, edhe kur s’ke, e bën.
Rozana: Po pusho, bëje pushim njëherë se ke gjithë ditën dërr dërr dërr bëj një gjë vetë aman, se na çmende
Valbona: Ti je cepave duke i fërkuar
Valbona: Gocat dhe çunat, duke i fryrë, përr përr përr
Valbona: Si? Ti ke edhe organizata për mbrojtjen e gocve
Rozana: Gocat që nuk i duan gocat nuk i mbroj unë
Rozana: Ik me mbushu andej! Ik me mbushu!
Valbona: Po si të mbushem? Si është kjo shprehja ‘ik e mbushu’!?