G-Bani dhe Xumi bënë plan me njëri-tjetrin që të trembnin banorët e “Big Brother VIP 4”.
Xumi ishte fshehur në një dollap të lavanderisë dhe këngëtari shkonte e merrte ndonjë banorë, që t’u thoshte se ishte vendi rrëmujë.
Kur G-Bani merr Loredanën, i thotë: “I kemi shumë keq punët te ky sirtari”. Ajo e hap dhe aty del Xumi që bërtet dhe Loredana trembet.
“Më pushoi zemra”, thotë ajo, ndërkohë G-Bani i kërkon falje.
Më pas ai shkon dhe thërret Eglin dhe i thotë: “Rrobat e tua, kush është aty që ka futur qeset te rrobat e tua?”. Aty hap dollapin Xumi dhe Egli bërtet:
“Psikopat, i sëmurë. E pashë që ia bëre Livias, po nuk më shkoi mendja në botë që do ma bënit mua. I sëmurë, më pushoi zemra, budalla, këta nuk janë mirë për Zotin”.
Më pas G-Bani shkoi dhe mori Gramosin, po ky i fundit me sa duket e kuptoi se po i bënin një rreng dhe nuk u tremb.