Hometvshow“Parashqevia ishte …”/ Vëllai i këngëtares flet pas telefonatës së parë me...

“Parashqevia ishte …”/ Vëllai i këngëtares flet pas telefonatës së parë me të,KAM VITE QE E KER…

Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet.

Në një intervistë televizive, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.

 

Pjesë nga intervista:

Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.

Gazetarja: Ju keni shumë vite që e kërkoni?

Ben Simaku: Nuk bëhet fjalë.

Gazetarja: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?

Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!

Gazetarja: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?

Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.

Gazetarja: Kanë pasur probleme në atë kohë?

Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…

Gazetarja: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?

Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…

TË FUNDIT