Këngëtarja Parashqevi Simaku është parë me një pamje
të re dhe në gjendje të mirë emocionale, teksa puth flamurin kombëtar.
Sipërmarrësi i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elton Ilirjani, ka publikuar një tjetër video të artistes shqiptare.
Nga pamjet, Simaku shihet e grimuar dhe në gjendje të mirë, duke sjellë një moment prekës e krenar për të gjithë shqiptarët.
Një moment veçanërisht simbolik është kur ajo puth flamurin kombëtar, të cilin e mban si shall në veshjen e saj, duke përcjellë një mesazh dashurie dhe respekti për atdheun.
Që prej publikimit të një videoje ku Parashqevi Simaku shihej duke u endur rrugëve të New Yorkut, shqiptarët treguan gatishmëri për ta ndihmuar, duke kërkuar gjetjen e saj dhe ofrimin e një strehimi.