HomeShowBiziParashqevi Simaku nuk largohej nga stacioni i trenit se priste të shfaqej...

Parashqevi Simaku nuk largohej nga stacioni i trenit se priste të shfaqej djali! Historia tronditëse

Këngëtarja Parashqevi Simaku jetonte në stacionin e trenit në York, aty ku ka udhëtuar shpesh me djalin e saj dhe shpresonte që një ditë ai të shfaqej…


Analisti Arjan Curi tregoi në Top Story bisedat e biznesmenit Elton Ilirjani me artisten Parashqevi Simaku.

“I ka treguar Eltonit rastin e qenit Hachiko, që priste në stacionin të zotin e tij”, zbuloi Curi.

“Ajo largohej nga ai stacion dhe më pas kthehej prapë aty. Parashqevia i ka thënë ‘a e ke parë filmin me Haçhikon, dhe unë si Hachiko kthehem te i njëjti stacion ku bëja shumë udhëtime me djalin tim.

Shpresoja që rastësia të më sillte aty djalin tim.

Unë mendoj se si Eltoni, askush nuk mund të kujdesej më mirë për një artiste si ajo.

Ai ka marrë miratimin e familjarëve, ka marrë kontakt me autoritetet shqiptare. Këto ditë, ai do ta çojë Parashqevinë nëpër vizita, sepse ajo ka vite q nuk shkon nëpër mjekë”, tregoi Curi.

TË FUNDIT