HomeShowBiziParashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh dhe flasin per...

Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh dhe flasin per…

Vetëm një ditë më parë Pirro Çako tha se prej vitesh ka provuar të kontaktojë me të madhen Parashqevi Simaku, por nuk ia arriti dot.

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.

Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë.

Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.

Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Pirro Çako: Babai nuk jeton më

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Pirro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

Ndërkohë, përpos kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.

TË FUNDIT