HomeShowBiziParashikimi i Horoskopit për javën e fundit të 2024 nga Meri Gjini,...

Parashikimi i Horoskopit për javën e fundit të 2024 nga Meri Gjini, nuk do ta besoni se çfarë pritet të ndodhë

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopi për javën e fundit të vitit 2024 , në studion e emisionit 7pa5 në Vizion Plus.

Hyrja e Jupiterit retrogradë të Binjakët, në katërkëndësh të plotë me Saturnin te Peshqit. Është kjo hyrje planetare që do ngjyros javën.

Për këtë javë duket se po t’i lemë gjërat në dorë të fatit lehtësisht gëzimi mund të kthehet në konflikt. Mos diksutoni tematika të nxehta dhe serioze.

Dashi
Komunikimi dhe fjala janë armët kryesore që do ngjyrosin vazhdimësinë e kësaj jave festive. Pavarësisht se nevoja për tu shprehur është shumë e madhe, jo detyrimisht do të dëgjoheni. Kjo mund t’ju nxisë nervozizmin. Por mos i jepni rëndësi. Jo gjithmonë gjërat që themi kanë nevoj për reagim dhe vlerësim. Që nga e mërkura e kanë mendjen te ndryshimi.

Demi
Diskutimet në lidhje me ekonominë, me lekun dhe me shpenzimet duhet të bëhen pauz dhe të trajtohen si çështje pas ndërrimit të viteve. Larg diskutimeve dhe lëvizjeve bankare. Do jenë shumë të thjeshta çështjet nga fillimi i janarit dhe në vazhdimësi. Për ata që janë në çift, të qëndrojnë bashkë dhe do e shijojnë shumë më mirë festën.

Binjakët
Hëna te Peshorja u shkon shumë. Pavarësisht hyrjes katërkëndore. Kanë ndjesinë që nuk ishte viti i binjakëve, por kanë marrë iniciativa të mira. Të jenë të sigurt që kush ka marrë iniciativa dhe kanë marrë vendime të caktuara do i cojnë drejt rezultatit në pranverë. Ruani tonacionin dhe gjuhën e komunikimit nesër dhe pasnesër.

Gaforrja
Gaforrja do ketë prioritet punën dhe do merret me çështje serioze në aspektin profesional. Do ngjyrosin mendimin për të bërë më të mirën në punë. Me Marsin te Gaforrja në pjesën e parë të Janarit do kenë mundësira shumë të mira për të patur evolumin që duan. E papritura është prezent, por do u jap buzëqeshje.

Luani
Me luahtje dhe përpiqen të jenë të qartë, por nuk janë aspak. Vendosni prioritet detyrimet e pashmangshme dhe më pas gjërat e tjera. Bëni një agjend konkrete dhe shkruani nëse nuk i mbani mend. Venusi përballë të Ujorët do favorizojë shumë. Për beqarët e Luanëve janë ditë shumë të mira. Mos rrini në shtëpi.

Virgjëresha
Vazhdon serioziteti i kohës dhe i periudhës. Problematikat janë duke u larguar dhe po shkojnë drejt zgjidhjes. Planetin e fatit mund ta kenë në kulmin e Horoskopit të tyre. Ndihmën më të madhe nga fati e kanë të nevojshëm në fizikun e tyre. Këtë 4 ditësh u jepet mundësia që të ketë oferta ose këmbim leku. Diçka pozitive për xhepin e tyre.

Peshorja
Me Hënën te vetja e gjejnë veten të lehtësuar. Në ambjentet familjare janë në qendër të vëmendjes dhe udhërrëfyesit e momentit. Kanë një rol specifik që do vazhdojë deri në datën 29. Do ndiheni komod dhe rehat në të gjitha territoret.

Akrepi
Kanë vendosur në këtë 4 ditësh t’i dedikohen familjes dhe dashurisë. Venusi te Ujorët është në hyrje të mirë dhe pozitive. Është një moment shumë i mirë për të jetuar festat. Por kanë një tendencë të fortë për të flirtuar edhe nëse kanë dikë në krah. Me veten ndihen mirë edhe fizikisht edhe nga çështjet e humorit.

Shigjetari
Një moment shumë i mirë për të ndarë mendjen çfarë duan të bëjnë dhe për të qenë konkret. Duket qenë që është në hyrje të plotë me Saturnin, Shigjetarët do ja dalin mbanë të realizojnë atë që marrin përsipër. Planeti i fatit ballë për ballë, nëse zhvishen nga emocionet, viti nuk ka qenë keq në produktin final.

Bricjapi
Është në mbyllje të një ritmi shumë të përshpejtuar. Kjo është periudha e uljes së ritmit. Duhet të çlodhen mjaftueshëm dhe të mblidhen me sa më pak njerëz. Nga data 30 dhe në vazhdim do e gjejnë veten protagonist dhe në një ritëm të përshpejtuar. Hyrjet katërkëndore do bëjë që të duhet të jenë ndihmues për një familjar. Nevoja për të qenë të sigurt me ekonominë dhe xhepin e tyre do jetë shumë e fortë.

Ujori
Kanë Venusin te vetja dhe kanë diellin në hyrje të mirë. Në çfarëdolloj situate dhe mendimi, buzëqeshja nuk do mungojë. Mos i jepni rëndësi fare çfarë thuhet pas kurrizit tuaj. Ndiqni atë që ju thot zemra juaj. Kanë një tendencë për tu lartësuar si në rrugë akademike dhe nga ana profesionale.

Peshqit
E kanë ndarë mendjen që këtë javë të merren me çështje vetëm personale. Çështje që i përkasin dashurisë. Venusi te ujorët nuk është shumë miqësor, por krijon një stabilitet te ata që kanë patur problematika në çështje personale. Beqarët do kalojnë emocione të vogla që nuk do i rezistojnë kohës./vizionplus.tv

TË FUNDIT