HomeShowBiziParashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kjo shenjë të mos e mendojë...

Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kjo shenjë të mos e mendojë të marrë borxhe këtë periudhë sepse do ti…

Astrologia Meri Gjini, në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka bërë parashikimin e Horoskopit për 4 ditët e mbetura të javës.

Nisim një 4 ditësh që ka të bëjë me pjesën emocionale. Qëllimi i këtyre ditëve është që të rregulloj çështjet në të cilat kemi ngecur në fundin e javës së kaluar. Nga nesër me Venusin te Jupiteri futemi në atmosferë festive.

Dashi
Është në planifikim për një lëvizje dhe kjo është ajo që i impenjon këtë fundjavë. Më të lehtësuara janë çështjet përsa i përkasin ekonomisë së tyre.

Demi
Mos diskutoni në rrjetet sociale apo në tavolina me miqtë çështjet financiare. Nuk është momenti të kërkoni borxh ose të ankoheni. Mund ta gjeni veten të përjashtuar. Kujdesuni për veten në fundjavë.

Binjakët
Sot edhe nesër nuk kanë ndonjë ndryshim. Por të shtunën me hyrjen e Venusit me Jupiterin, ka gjithë mundësinë të ndryshojë humorin dhe rikthehet buzëqeshja. Nuk është koha më e mirë e mundshme për të qenë në produktivitetin më të lartë të tyre. Por në punë do ndiheni të vlerësuar.

Gaforrja
Hëna te Lunaët ka një ngarkesë të brendshme te ju. Këto ditë e gjejnë veten me familjen dhe miqtë dhe janë ata që i sjellin këtë ngarkesë. Venusi me Jupiterin është më shumë për të zgjidhur dhe për të mbyllur tematike dhe jo për hapjen e tematikave të reja.

Luani
Do e gjejnë veten këto ditë të fundit të javës duke u marrë me organizimin e pjesës festive. Agjenda e periudhës festive nis nga nesër. Detyrimet familjare do jenë pjesë e diskutimeve të tyre. Nga e diela kujdes me tonacionin.

Virgjëresha
Ndryshon agjenda e javës në ditët e fundit. Do e gjejnë veten jashtë shtëpie. Do kenë diskutime me dikë që duan fort në familje ose me dikë në ambientet e punës. Fundjava ndryshon totalisht ritmin, rrjedhën dhe mënyrën si i mendojnë ditët e fundit të vitit.

Peshorja
Dita e sotme dhe dita e nesërme i mban të detyruar në ambjentin e punës. Në fundjavë do e gjejnë veten brenda shtëpisë dhe me familjarët. Tendenca për të qenë me familjen do jetë deri në datën 4 janar. Kujdes të dielën me ekulibrat në komunikim.

Akrepi
Merruni me fizikun tuaj, për përkujdesje të vogla. Ose do iu dalë si detyrim të merreni me vete nesër dhe pasnesër. Tematika ku mund të ketë grindje i përket lekut. Shpenzimet me metër, mos mendoni ti bëni të tjerët të lumtur me dhurata që s’ju a mban xhepi.

Shigjetari
Nevoja për të ndryshuar situatat në çështje familjare dhe në çift është shumë e fortë. Këtë 4 ditësh e gjejnë veten në lëvizje, prandaj është shumë vështirë të merren me shtëpinë. Mirë bëjnë, pasi e kanë të nevojshme shkëputjen. Kjo nuk është periudha e duhur për diskutime në familje.

Bricjapi
Do e gjejnë veten me nevojën për të patur të qartë ecurinë profesionale të tyre. Në datën 21 vjen dielli dhe kjo bën që ekonomia të jetë tematikë qendrore në diskutime. Deri në momentin që do keni të qartë se ku do ju çoj profesioni juaj, duhet të merreni me veten. Nëse nuk merreni me veten, ndërrimi i viteve do ju gjejë duke u marrë me shëndetin tuaj.

Ujori
Venusin e kanë te vetja. Pozitiviteti i rrethon. Dita e nesërme ka prurje të mira përsa i përket këmbimeve ekonomike. Të vetemin detyrim që kanë është të merren me çështje që i përkasin familjarëve apo fëmijëve.

Peshqit
Kanë Saturnin dhe Neptunin te vetja. Shumë më të lehtësuar dhe më të qetë në projektimin e agjendës së tyre. Sot dhe nesër janë në të njëjtar problematika dhe shqetësime me çështjet e shtëpisë ose fizikut. Në datën 21 vjen lehtësimi.

TË FUNDIT