HomeShowBiziParalajmërimi i Meri Gjinit: Shenja e Horoskopit që ka rrezik të tradhtojë...

Paralajmërimi i Meri Gjinit: Shenja e Horoskopit që ka rrezik të tradhtojë partnerin ditët e fundit të vitit

Edhe pse fundi i vitit, dhe për më tepër java e fundit jep mundësi për reflektim dhe korigjim, duket se një nga shenjat e Horoskopit mund të gabojë.

Në parashikimin e Horoskopit në studion e “7pa5”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, astrologe Meri Gjini tha se Akrepi ka shanse të mëdha të tradhtojë partnerin/en.

Kjo pasi tendenca për flirtim do jetë e madhe dhe e pa rezistueshme edhe nëse janë në një raport të lumtur dashurie.

Akrepi

Kanë vendosur në këtë 4 ditësh t’i dedikohen familjes dhe dashurisë. Venusi te Ujorët është në hyrje të mirë dhe pozitive. Është një moment shumë i mirë për të jetuar festat.

Por kanë një tendencë të fortë për të flirtuar edhe nëse nuk janë në fazën e duhur për flirt, edhe nëse kanë dikë që i pret në shtëpi.

Kjo tendencë e fortë do vijojë nga nesër deri në ndërrimin e viteve, në datën 31. Me veten ndihen mirë edhe fizikisht edhe nga çështjet e humorit./vizionplus.tv

TË FUNDIT