Home Blog Page 6

Alba kaloi natën me Limin, “shpërthen” Big Mama: Të shfrytëzoi për një natë, gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat

0

Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat,

 

gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë aluduar për një marrëdhënie intime mes tyre.

Pas kësaj nate, situata ka degraduar në një përplasje të fortë mes Big Mamës dhe Albës. Big Mama ka vendosur të ndajë krevatët që kishin bashkuar Alba dhe Limi, duke pretenduar se vepronte me kërkesë të Limit.

 

Big Mama i drejtohet Albës:
“Urdhrin e kam prej Limit me i nda krevatët. Të ka bërë budallaqe. Të ka shfrytëzuar për një natë!”

Alba reagoi me ironi:
“Edhe ju kënaqeni me këto gjëra?”

Big Mama, e acaruar, vijon:
“Po, kënaqemi kur shohim debile si ti, njerëz të pamoralshëm. Ju jeni gati edhe pornografi me xhiru, vetëm për pak vëmendje!”

Alba mundohet të mbrojë veten:
“E pamoralshme është të ndjesh emocion? Çfarë po flet, Big Mama? Fjala ‘pornografi’ është shumë e rëndë.”

Big Mama përmbyll me tone të larta:
“E ka parë e gjithë Shqipëria çfarë ke bërë mbrëmë. Edhe klithmat t’i kanë dëgjuar të gjithë!”

Jul Deda reagon ashpër ndaj gazetarit: “Do mbahesh mend si Luizi që…”

0

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “BBV Fan Club” u diskutua

 

rreth disa prej dinamikave më të përfolura të sezonit të katërt të “Big Brother VIP”.

Të ftuar në studio ishin ish-banorë nga të gjitha edicionet, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi finalistët dhe pritshmëritë për fituesin.

Në një moment të bisedës u ngrit çështja e pranisë së Rozana Radit në finale dhe nëse ajo shihet realisht si një pretendente për çmimin e madh.

Ronaldo Sharka, një prej opinionistëve të “Fan Club”, bëri një krahasim mes Rozanës dhe aktorit Jul Deda, duke vënë theksin te mënyra se si ata janë perceptuar nga publiku gjatë qëndrimit në shtëpi.

Sipas Ronaldos, të dy kanë qenë pjesë e rëndësishme e edicioneve përkatëse, por nuk kanë arritur të krijojnë një imazh fituesi.

“Po të pyesësh njerëzit sot çfarë ka bërë Juli në ‘Big Brother’, e mbajnë mend që ka qenë aty, por nuk dinë një ‘highlight’ (moment kyç)”- u shpreh gazetari ndër të tjera.

 

Deklarata e tij nuk ka kaluar pa reagim nga ana e Jul Dedës. Përmes një postimi ironik në InstaStory, aktori i është përgjigjur Ronaldos me tone thumbuese, duke shkruar se e vetmja gjë për të cilën do të mbahet mend ai, është që “leu flokët si Luizi” dhe që “jargavitej” për të kapur pak famë.

Agravon situata në mes Danjës dhe G Banit në përballjen pas BBVA

0

Ka pasur tensione të mëdha gjatë përballjes së Danjës me G Banin

 

në fan club këtë mbrëmje, duke zbuluar emocione dhe përplasje të forta mes tyre.

Debati filloi kur Danja e akuzoi G Banin për sjellje agresive ndaj saj gjatë lojërave në program, një pohim që shkaktoi një reagim të ashpër nga këngëtari.

Me nerva të tensionuara, G Bani pranoi se ndjenjat e tij ishin të thella, duke i quajtur ato dashuri, të pavarura nga ajo që mund të kishte qenë percepsioni i tij mbi sjelljen e Danjës.

“Unë nuk kam qenë agresiv në lojë me Danjën, kam qenë i dashuruar”, tha ai. Këngëtari vazhdoi duke theksuar se ndjenja që ndjen për Danjën ishin të vërteta dhe se ai ishte i lënduar nga mënyra si ajo kishte vepruar ndaj tij. Ai theksoi se sjellja e saj në situata të caktuara i ishte dukur denigruese.

Danja, përkundrazi, nguli këmbë se tensioni i përjetuar ishte rezultat i dinamikës komplekse mes tyre, dhe se duke e interpretuar si agresivitet ishte një keqkuptim që nuk duhej të ndodhte. “Sido që të jetë, tensioni i një partneri mund të interpretohet ndryshe”, argumentoi ajo. Kjo është një mënyrë e zakonshme e debatikës në një format që tërheq publicitetin dhe angazhimin e ndjekësve.

Debati u bë më i acaruar dhe u përfshi edhe Aldo, i cili i kërkoi G Banit që të qetësohej. G Bani, megjithatë, vazhdoi të shprehte shqetësimin e tij mbi ndërhyrjen e Aldos. “Ti s’ke lidhje me këtë, kështu që mos u përzier”, tha ai, duke shtuar tensionin midis dy të rinjve.

Aldo, i angazhuar për të mbajtur qetësinë, u përgjigj: “Qetësohu”, duke e inkurajuar G Banin të mendojë dhe të reflektojë për situatën. Kjo pasqyrë e shkurtër e marrëdhënieve ndërmjet katër personave tregon se sa delikate mund të jenë lidhjet e dashurisë dhe miqësisë në një ambient ku kompeticioni dhe emocionet janë të pranishme.

Danja, në një moment vendimtar të debatit, kërkoi që G Bani të dëgjonte dhe respektonte mendimin e saj. “Të lutem, ose qetësohesh… djalë i dashur, këtë tension mund të interpretohemi si agresivitet”, e mbylli ajo bisedën, duke ju rikthyer temëtarëve të dashurisë që e lëkundin atë nga brenda.

E gjithë kjo situatë, e cila është filmuar dhe dokumentuar, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave sociale, duke filluar një debat më të gjerë mbi natyrën e marrëdhënieve midis të rinjve dhe pritshmëritë e tyre në situata të tilla. Kjo ka krijuar një mundësi të shkëlqyer për të reflektuar mbi çështjet e komunikimit dhe emocionalitetit në marrëdhënie, që shkon përtej performancave televizive.

Çfarë do të ndodhë më tej mes Danjës dhe G Banit mbetet për tu parë, por me këtë debat, ata kanë hapur një dritare në jetën e tyre personale dhe ndjenjat e tyre, të cilat do të vazhdojnë të mbajnë publikun të angazhuar dhe të interesuar.

Energji pozitive dhe fat për 3 shenja të horoskopit! Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju: Rritje financiare dhe…

0

Sipas astrologëve tre shenja të horoskopit do të kenë zhvillime pozitive në jetën e tyre gjatë ditëve bë vijim. Bëhet fjalë për shenjën e demit, peshoren dhe ujorin.

Demi

Nuk ndalesh, nuk zhgënjehesh dhe, më e rëndësishmja, nuk dorëzohesh. Ju investoni kohë, energji dhe madje edhe idetë tuaja më kreative në çdo përpjekje. Me Hënën duke formuar një treshe dinamike me Marsin, ju ndiheni sikur jeni në pragun e një ndryshimi pozitiv (dhe nuk e keni gabim).

Ky moment astrologjik siguron që përkushtimi juaj të mos kalojë pa u vënë re dhe, më e rëndësishmja, të shpërblehet. Njerëzit përreth jush e njohin jo vetëm punën tuaj të palodhur, por edhe stabilitetin tuaj.

Peshorja

Keni kaluar vite duke punuar në mënyrë metodike, me saktësi dhe përkushtim. Shumë herë mund të keni pyetur veten nëse dikush e ka vënë re ndonjëherë se sa shumë jeni përpjekur për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm.

Kjo periudhë sjell me vete energji pozitive dhe zhvillime që nuk ndalen këtu. Përkundrazi, ato shërbejnë si trampolinë për më shumë mundësi dhe suksese në të ardhmen e afërt.

Ujori

Ju keni një dashamirësi të natyrshme që ndonjëherë lë hapësirë për shfrytëzim. Por këtë herë, energjia e Marsit ju jep kurajë për të vendosur kufij dhe për të kërkuar respekt.

Rezultati? Ju merrni pikërisht atë që dëshironi dhe më shumë. Nuk është thjesht njohja e përpjekjes suaj, por dëshmi se vlerësimi i vetes është hapi i parë që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

S**s në Ferma Vip? Çfarë ndodhi poshtë çarçafit mes Limit dhe konkurentes… (VIDEO)

0

Një episod i mbushur me mister është regjistruar në “Ferma Vip 2” gjatë natës së kaluar.

Alba Pollozhani, u zgjodh nga kryefermeri Frederik Ndoci, për të kaluar këtë javë tek shtëpia e “Njishit”,

 

por qëndrimi i tyre bashkë nuk zgjati më shumë se një ditë, pas pretendimeve të këngëtarit,

se e kishte parë gjysmë nudo konkurrenten në tualet, por një gjë e tillë u mohua nga kjo e fundit dhe agravoi debati mes tyre.

 

Pas debatit, Alba theu rregullat dhe u kthye tek fermerët e tjerë dhe në mbrëmje, siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, bashkuan krevatet me Lim Hotin për të fjetur bashkë.

Gjatë natës kanë ndodhur veprime të çuditshme mes tyre poshtë çarçafit dhe kaq ka mjaftuar që në rrjet të aludohet se ata kanë kryer marrë seksuale dhe video po bën xhiron e rrjetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 

Duket se ky episod nuk iu ka shpëtuar edhe fermerëve të tjerë, ku Erand Sojli i thotë me ironi Frederik Ndocit, se duhet t’i shkojnë Limit për vizitë, pasi ka ngel shtatzënë.

Gjatë dasmës, Rozana dhe Valbona tallen me shpullën që mori Gjesti nga Jozi — “shpërthen” rrjeti: DEL VIDEO

0

Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen gjatë dasmës së Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania.

Teksa ndodhej përballë Valbona Mhillit, këngëtarja Rozana Radi është parë duke vepruar për disa sekonda si boksiere,

në një veprim që shumë e kanë interpretuar si tallje ndaj incidentit të fundit mes Gjestit dhe Jozit.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur kritika të shumta nga komentuesit.

Shiko videon:

Nuk u treguan pamjet/ Habit Xeni, zbulon se u përplas me Laertin në dasem dhe se ai e…

0

Teksa dasma e Gjestit dhe Eglit në “Big Brother VIP 4” u transmetua si një nga momentet më të bukura dhe festive të sezonit, duket se jo gjithçka ishte ashtu siç u shfaq në ekran.

Xeni, ish-banori i njohur i këtij edicioni, zbuloi sot një incident të pazbuluar që ndodhi pas kamerave dhe që përfshin një përplasje me Laertin.

I ftuar në një intervistë televizive, Xeni tha: “Pashë fytyra jo të gëzuara në dasmë. Ishin disa, por po cek vetëm pjesën që nuk pa publiku – incidentin tim me Laertin. U shkëmbyen disa fjalë dhe pasuan me deklarata të rënda nga ana e tij kundër meje.”

Xeni rrëfeu se gjithçka nisi kur ai refuzoi t’i jepte dorën Laertit në fund të mbrëmjes, duke përmendur një arsye personale:
“Nuk ia dhashë dorën sepse nuk më përcolli kur dola nga ajo derë. Mbrëmë më erdhi te më jepte dorën pasi kishte pirë pak, por i thashë: ‘Burrat nuk rrinë me duar në xhep kur dikush është lënduar’.“

Sipas Xenit, reagimi i Laertit ishte befasues dhe shqetësues. Gjatë bisedës me Rozanën, aktori ka thënë: “Me një SMS i dërgoj njerëzve të sqarojnë [Xenin], se ti e di kush jam.’ Për mua ky është një kërcënim, por nuk më shqetëson.”

Gerta sqaron aludimet për hatërmbetjet me Oltën, tregon raportin mes tyre

0

E ftuar në Fan Club Gerta Gixhari foli për lojën dhe eksperiencën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.


Kur u pyet nëse Rozana ishte kundërshtarja më e fortë e saj në shtëpi ajo tha se padyshim banorja ishte një nga ta, por përmendi gjithashtu Laertin me të cilin tha se ka patur situata edhe më të tensionuara se me Rozanën.

Ish-banorja sqaroi gjithashtu se raporti me motrën e saj Olta Gixharin ishte shumë i mirë gjë që e tregoi hyrja e saj në Big Brother.

E pyetur se pse ajo kishte humbur përballë Eglit për të qenë pjesë e finales së madhe ajo u përgjigj duke thënë se me mbështetjen që ka përjetuar në ditët e para jashtë nuk e ka kuptuar se pse nuk arriti në finale.

Pjesë nga biseda:

A ishte Rozana kundërshtarja jote më e fortë aty brenda?

Gerta: Pa dyshim që ka qenë një nga kundërshtaret e mija më të forta aty. Por ne kishim një diferencë të madhe sepse Rozana sulmet i kryente nëpërmjet të tjerëve ndërsa un jam përballur me atë e vetme drejtpërdrejt.

Por unë mendoj që kundërshtar tjetër i fortë për mua ka qenë edhe Laerti. Madje mendoj se përballjet me Laertin kanë qenë dhe më të tensionuara.

Mendoj që Laerti shpesh herë harronte që po i drejtohej një gruaje dhe jo një burri me veprimet dhe gjestet që bënte. Unë këtë po e them këtu sepse nuk kam dashur në asnjë moment ta përdor brenda sepse dukej sikur po viktimizohesha.

A besoje se do shkoje në finale përballë Eglit?

Gerta: Kisha besim që do shkoja në finale, dhe këtë e ndjeva dhe jashtë, ai besim që kam pasur brenda shtëpisë më rezultoi se nuk ishte bosh.

Nuk e di çfarë më bëri të humb përballë Eglit, por nuk e di se nga opinioni publik nuk kam kuptuar diçka negative që kam bërë në shtëpi, njerëz jemi dhe gabojmë, por nuk e di pse Egli u zgjodh dhe jo unë.

Si është marrëdhënia jote me Oltën tani që ke dalë?

Gerta: Unë nuk e di pse risillet kjo temë herë pas here. Marrëdhënia me motrën time besoj u vulos me hyrjen e Oltës në shtëpi. Pastaj mendoj që askush këtu nuk mund të thotë që nuk kanë pasur asnjë zënkë apo mosmarrëveshje me motrat apo vëllezërit e tyre.

Nuk u treguan pamjet/ Habit Xeni, zbulon se u përplas me Laertin në dasmën e Gjestit…

0

Teksa dasma e Gjestit dhe Eglit në “Big Brother VIP 4”

 

u transmetua si një nga momentet më të bukura dhe festive të sezonit, duket se jo gjithçka ishte ashtu siç u shfaq në ekran.

Xeni, ish-banori i njohur i këtij edicioni, zbuloi sot një incident të pazbuluar që ndodhi pas kamerave dhe që përfshin një përplasje me Laertin.

I ftuar në një intervistë televizive, Xeni tha: “Pashë fytyra jo të gëzuara në dasmë. Ishin disa, por po cek vetëm pjesën që nuk pa publiku – incidentin tim me Laertin. U shkëmbyen disa fjalë dhe pasuan me deklarata të rënda nga ana e tij kundër meje.”

Xeni rrëfeu se gjithçka nisi kur ai refuzoi t’i jepte dorën Laertit në fund të mbrëmjes, duke përmendur një arsye personale:
“Nuk ia dhashë dorën sepse nuk më përcolli kur dola nga ajo derë. Mbrëmë më erdhi te më jepte dorën pasi kishte pirë pak, por i thashë: ‘Burrat nuk rrinë me duar në xhep kur dikush është lënduar’.“

Sipas Xenit, reagimi i Laertit ishte befasues dhe shqetësues. Gjatë bisedës me Rozanën, aktori ka thënë: “Me një SMS i dërgoj njerëzve të sqarojnë [Xenin], se ti e di kush jam.’ Për mua ky është një kërcënim, por nuk më shqetëson.”

“Kam marrë vendim!”/ Loredana flet pas incidentit me Jozin dhe Gjestin: Ishte një pamje shumë e fortë…

0

E ftuar në Fan Club, Loredana u shpreh se ndihet keq dhe distancohet nga veprimi që ka bërë Jozi ndaj Gjestit.

Ajo se pas kësaj ka marrë vendime, por nuk zgjodhi t’i ndante, ndërsa tregoi se nuk ka pasur një takim apo komunikim me Jozin pasi dolën nga shtëpia.

 

“Vazhdon tensioni, akoma nuk ka pasur zhvillim situata. Do kisha pritur të shihja klipin, do kisha dashur ta kaloja kohën pas BB me Jozin dhe të diskutonim çfarë ka ndodhur kohët e fundit. Thjeshtë nuk ndodhi.

Akoma nuk e di mirë se ku jam, ishte një pamje shumë e fortë që nuk është mirë që të shihej nga askush, distancohem komplet nga sjellja që ka pasur Jozi ndaj Gjestit, është e papranueshme dhe më vjen keq që e bëri.

Familja ime ishte më shumë e preokupuar për qetësinë time. Nuk pendohem për asgjë në jetë, gjithçka ndodh për një arsye dhe duhej të ndodhte kështu.

Nëse do kthehesha pas do bëja të njëjtin rrugëtim sepse mësova. Marrëdhënia me Jozin… kam marrë një vendim por akoma nuk dua të shprehem. Më ka bërë që të marr vendimet e mia, nuk dua ta agravoj situatën”, tha ajo.