Home Blog Page 5

Java nis me ters për katër shenja të horoskopit! Tregoni kujdes me shpenzimet dhe shëndetin!

0

Katër shenjat e zodiakut që do të përjetojnë sfida gjatë kësaj jave.

Dashi: Kjo javë mund të sjellë zhvillime të tensionuara. Ju duhet të kontrolloni fjalët dhe nervat tuaja.

Kujdesuni për çështjet shëndetësore. Priten konflikte të vogla me të afërmit.

Demi: Duhet të përmbaheni nga shpenzimet e tepërta dhe të bëni kujdes me financat.

Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe tregohuni të kujdesshëm për çështjet që lidhen me punën tuaj.

Virgjëresha: Kjo javë mund të sjellë sfida për shëndetin tuaj.

Ndiqni rregullat në mënyrë rigoroze për të shmangur problemet në punë. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos bëni gabime për të shmangur pasojat e pafavorshme në çështjet ligjore.

Peshqit: Mund t’ju duhet të luftoni problemet shëndetësore dhe sfidat financiare.

Marrëdhëniet me të dashurit tuaj gjithashtu mund të jenë të tensionuara.

“Lëvizje ekonomike të ndjeshme”, Horoskopi javor, astrologe Meri Gjini ka lajme të mira: Shenjat që gjejnë dashurinë

0

Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për javën që sapo ka nisur.

Kryefjala e javës është dashuria! Me Venusin dhe Mërkurin në të drejtë është plot romancë dhe emocione.

Gjithashtu në këtë javë do ketë edhe lëvizje në stabilizimin ekonomik, që ka munguar që nga nëntori.

Minimalisht kjo javë është pozitive dhe optimiste.

Dashi
Ka shkuar Neptuni. Ndikimin do e ketë për shumë gjatë.

Do e gjejnë veten shpesh në qendër të vëmendjes, por për mirë. Kanë patur një periudhë të gjatë me vështirësi të mëdha drejt maksimumit që ata kërkojnë.

Por në vazhdimësi do e gjejnë veten në vrapin për të kapur madhështinë e tyre, që duket sikur kishin hequr dorë.

Këtë javë, Marsi vazhdon akoma në hyrje 4 këndore me DIellin e tyre, kjo bën që rezultatet praktike t’i lodhin derisa të realizohen.

Pagesat e gjithë formave realizohen në moment të fundit dhe lënë një shije shumë të mirë.

Demi
Lëvizja ekonomike është shija e parë. Venusi bën të mundur që nga hiçi të ndihen se kanë një dhuratë, shpërblim dhe vlerësim. Shija e të papriturës në shpërblime është ndjesia e javës. Është një javë që do shënoj një ditë (të mërkurën) që do sjell informacione të mira, shumë të mira në shërbim të ndryshimeve që po i presin që nga fundi i shtatorit të vitit që kaloi.

Binjakët
Jupiteri në hyrje shumë pozitive me DIellin dhe Venusin. Minimalisht ndihen të vlerësuar në të përditshmen. Një pjesë e mirë e tyre do bëjnë diskutime, sidmos sektori privat, do kenë mundësi shumë të mira për rritje në rrogë. Ndjesia e fatit do ndihmojë shumë.

Gaforrja
Marsi është në rënie dhe në dalje. Agjenda juaj do jetë shumë më e qartë dhe e saktë. Vini duke u lehtësuar. Me Venusin në të drejtë shija është shumë e mirë. Disa nga Gaforret mund të kenë mundësi arratisje ose njohje interesante. Gjërat me të cilat do merren këtë javë mbani për veten tuaj.

Luani
Ky Venus në hyrje të fortë me Uranin te Demat, nuk është favorizues, por është favorizues në lidhje më çështje shumë të rëndësishme të njerëzve që i doni fort. Në lidhje me çështje karriere, çështje ekonomie ose shëndetin. Për vete Luanët do ishte mirë, nga sot të merren me riorganizmin apo rregullimin e mënyrës se si ushqehen.

Virgjëresha
Me Venusin në të drejtë, përballë dhe Mërkurin njësoj, në hyrje shumë të forta me Uranin. Java vështirë se ka një agjendë fikse, për shkak të faktorit të së papriturës, por për shumë mirë. Mund të kenë rrugëtim të ri në shërbim të profesionit, mund të kenë lajme në lidhje me dokumenta, bashkëpunim të ri, propozim të ri.Është një javë që do marrin info për çfarë presin ose përshpejtim të çështjeve të profesionit. Është një javë kompesuese shumë e mirë e vështirësive që ka patur.

Peshorja
Duhet të shfrytëzojën maksimalisht diellin përballë tyre, por edhe në hyrje pozitive me Jupiterin te Binjakët që favorizon Peshoren. Çështje që i përkasin zgjerimit të bazës ku do mbështet ekonomia juaj afatgjatë. Edhe pse një pjesë e mirë e Peshores që merret me punë sezonale, kjo javë do sjell një propozim shumë të mirë dhe të favorshëm.

Akrepi
Mërkuri në të drejtë te Peshqit, Venusi në hyrje ekzakt trekëndore me Uranin. Nga sot, çfarë ka të bëjë me korigjimin apo strukturimin e bazës ku do zhvillohet profesioni dhe karriera juaj, vendoseni në agjendë. Ndryshimin nuk e shmangni dot. Është më mirë t’i planifikoni vetë lëvizjet. Pika ku mund të projektoni për të shkuar është lehtësisht e arritshme. Mos e lini në dorë të fatit. E papritura e kohës nuk mungon, por i përket emocionit, erosit dhe dashurisë pranverore.

Shigjetari
Biseda qëndrore që do merren gjatë kësaj periudhe dhe gjatë kësaj jave e kishit në fundjavën që lam pas. Nga sot gjithashtu do merreni me zgjidhjen e çështjeve që keni diskutuar dje dhe pardje. Në punë, me pak durim mund ta çoni planin tuaj të zhvillimit të karrierës shumë afër objektivit. Kjo kohë duhet shfrytëzuar për çështjet që i përkasin lumturisë familjare.

Bricjapi
Më në fund, kanë mundësi për të vendosur veten në plan të parë. Kjo javë i ndihmon për çështje zyrtare, çështje shkresash dhe letrash. Sidomos ata që jetojnë jashtë dhe presin një përgjigje pozitive në shërbim të dokumentacionit. Do ishte mirë që të fillojë gradualisht të vendosë ngjyra të bukura në agjendë nga ana emocionale. Pasi me Venusin te Peshqit i kanë të gjitha mundësitë për të gjetur dashurinë e re. Jini më social, më aktiv, më të hapur dhe më të qeshur. Impojnjojeni veten të dilni nga shtëpia. Pasi nëse e lini në ritmin e kohës, do vazhdoni të ndjeni lodhjen e dimrit.

Ujori
Të tërhequr dhe të pozicionuar shumë seriozisht ndaj agjendës personale. Çfarë ka të bëjë me shërbmin profesional dhe arsimor të tyre favorizohet këtë javë. Do shpejtohet ritmi në çështjet profesionale.

Peshqit
Venusi në të drejtë. Do kenë nevojë për arrati emocionale. Edhe nuk kanë mundësi të arratisen fizikisht, do e gjejnë formën që t’i gjejnë emocionet në vendin ku ndodhen. Duhet të mos ngatërrojnë profesionin me erosin. Ndryshimin e kanë të domosdoshëm. Por nëse e ngatërrojnë profesionin me emocionin do e vështirësojnë shumë më tepër veten dhe nuk do e lënë të shijojnë. Do jenë shumë herë më mirë me çështjet dhe shqetësimet që kanë patur përgjatë gjithë 2024.
/vizionplus.tv

Pas daljes, Loredana shihet në krahët e këtij personi, nuk është Jozi

0

Rrugëtimi i Loredana Brati në ‘Big Brother VIP Albania’ mbaroi në gjysme finale.

Loredana gjatë qëndrimit të saj ishte njëra nga banoret më të përfolura për dinamikat qe krijoj por edhe lidhja me Jozin.

Ajo pas daljes ka publikuar pamje pranë gazetares Elona Duro duke paralajmëruar se ishte për intervistë në ‘Top Albani Radio’.

Kujtojmë se pas incidentit Loredana dënoi veprimin e Jozit duke u shprehur se është i pa pranueshëm.

Pas incidentit në BBVA, Zebërvoki reagon ashpër ndaj komenteve: Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të

0

Pas incidentit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania,

 

 

ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin ndërsa po largohej dhe ai i hapi derën për të dalë, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.

 

Mes tyre, edhe ish-banorë të edicioneve të mëparshme kanë marrë fjalën.

 

Zebervoki, ish-banori i formatit, ka hyrë live në Instagram për të komentuar ngjarjen.

Ai është shprehur i revoltuar, jo ndaj incidentit në vetvete, por ndaj disa komenteve që lexonte në rrjete sociale, siç ishte: “Le të vijë Jozi në Kosovë”.

“Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të”, tha Zebervoki, duke sqaruar se nuk po e mbronte atë, por kundërshtonte reagimet që nxisin dhunë me dhunë.

Ai theksoi se nuk i pëlqen aspak shprehja “si mund një shqiptar i Shqipërisë të godasë një shqiptar të Kosovës”, duke shtuar se, sipas tij, duhej thënë thjesht: “një shqiptar godet një shqiptar tjetër”.

“Për mua, Kosova dhe Shqipëria janë një. Shkoj në Kosovë sikur të shkoj në qytetin tim të lindjes”, tha ai me bindje.

Në live-in e tij, Zebervoki përmendi gjithashtu edhe videon që qarkulloi në rrjet, ku disa të rinj shfaqeshin para Top Channel duke thënë: “Hajde përballu me burra”, menjëherë pas incidentit.

Sipas tij, kjo nuk ishte zgjidhja e duhur dhe vuri në dukje se ata djem nuk qëndruan më shumë se tre minuta aty.

Në fund, ai u bëri thirrje ndjekësve të tregohen të kujdesshëm me fjalët dhe të mos nxisin përçarje mes shqiptarëve nga të dy anët e kufirit.

Këngëtarja e njohur hyn sonte në BBVA – këndon në dasmën e Gjestit dhe Eglit

0

Një atmosferë magjike pritet të mbizotërojë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Dasma e shumëpritur mes Eglit dhe Gjestit do të kurorëzohet në një ceremoni të veçantë brenda shtëpisë së “Big Brother…”,

ku surpriza më e madhe do të jetë prezenca e dy ikonave të muzikës popullore shqiptare, Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani.

Dyshja do të sjellë atmosferën e vërtetë festive me këngë dasmash që do të emocionojnë jo vetëm çiftin, por edhe banorët dhe gjithë publikun shqiptar që ndjek me pasion këtë sezon të “Big Brotherit…”.

Dasma pritet të jetë një ndër momentet kulmore të këtij edicioni me këngë, valle dhe shumë emocione që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut!

Egli: Ja plani im me Gjestin pasi të dal të shtunën

0

Egli tregon si do të vazhdojnë gjërat jashtë me Gjestin:

 

Kam pikëpyetjet e mia… A do të ketë ai nevojë të më dëgjojë zërin…

 

U rikthye për herë të fundit këtë sezon, “Big Brother Radio” ku u zhvillua një bisedë e veçantë mes Jonida Aliçkollit dhe Egli Takos.

 

Ata e nisën bisedën me një rikthim pas në kohë duke kujtuar rrugëtimin e banores dhe ndjenjat e saj ndaj Gjestit.

Gjithashtu duke përmendur këtë eksperiencë dhe sa ka ndikuar në jetën e saj, dhe në vetë atë.

Jonida: Këto ditët e fundit, marrëdhënia juaj është në një tjetër stad, në cilën pikë është?

Egli: E konfirmova dhe dje bashkë me të, jemi bashkë. Uroj të bëhet më mirë, për mua kjo të qenurit bashkë është jashtë nga këtu dhe jo brenda.

 

Kam pikëpyetjet e mija të jem realiste, lidhur me shumë biseda që kam zhvilluar me të, e shoh pak të luhatur… Nuk dua ta justifkoj me pjesën e moshës. Mënyra e tij, karakteri i tij që do të shijojë momentin.

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar,ndahet nga jeta ish-arbitri i njohur i futbollit shqiptar

0

Mentor Sopjani, ish-gjyqtar dhe vëzhgues

 

pranë FSHF-së, është ndarë nga jeta.

 

Lajmi i trishtë për Sopjanin është njoftuar pasi po kalonte një moment kritik shëndetësor.

 

Ish-gjyqtari i njohur i futbollit shqiptar luftoi me sëmundje që lidhej me mushkëritë.

“Format i degjeneruar prej kohësh” Florjan Binaj shpërthen ndaj produksionit të “BBV-së”

0

Florjan Binaj, përmes një postimi në Instastory ka shpërthyer ndaj

 

 

produksionit të “Big Brother VIP Albania”,

pas aktit të dhunës, ku Jozef Marku goditi Gjestin pak para se të linte shtëpinë e “BBVA 4”.

 

Aktori i humorit e etiketoi reality show-n si “Pig Brother Gjys’ VIP”, duke e paralelizuar me derrat dhe duke nënkuptuar se banorët janë gjysmë VIP-a.

 

“Pasi pashë sot atë që paska ndodhur mbrëmë te “Pig Brother Gjys VIP”, dua të shpreh dhe unë diçka që kam muaj që e shpreh në videot e mia në kanalin tim në YouTube: Produksioni, sado që na qenkërka distancuar nga ajo që ndodhi, ka muaj që mezi pret që diçka e tillë të ndodhë për t’i rritur shikueshmërinë një formati të degjeneruar për kohësh!”, referuar deklaratës se “BBVA 4” nuk përfaqësohet nga veprimi i Jozit.

Më tej, shkroi se “zarfi i zi u kthye nga ndëshkim, në bonus” dhe shtoi se:

“Lartimi dhe lavdia e paaftësisë, injorancës, dhunës, duke i shitur si vlera të formatit. Kur nuk je i zoti të prodhosh vlera, ose do konsumosh vlerat e të tjerëve, ose do prodhosh anti-vlera”.

Ai bëri edhe një “rezyme” të dekadës së fundit në Top Channel, duke thënë:

“Brenda një 10-vjeçari u pa se si një televizion kombëtar, nga fole që thith talente dhe i shërben publikut ajkën e cilësisë, u kthye në një fole për të paaftët që t’i sheshin publikut anti-vlerat dhe boshllëkun për cilësi”.

“I neveritshëm”, Valbona reagon per Jozin edhe Gjestin: Djalë me vlera, qëndrove burrë i vërtetë

0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Valbona Mhilli,

 

ka reaguar në lidhje me situatën e paprecedentë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Jozefin Marku goditi me shpullë Gjestin dhe e rrëzoi në tokë.

Me një postim në platformën “Instagram”, moderatorja duket sikur e ka “tradhëtuar” dashurinë që kishte ndaj Jozit dhe ka shprehur mbrojtje ndaj finalistit.

Postimi i saj:

Gjesti, qëndrove burrë i vërtetë. Dhuna është turp. Dhuna është krim. Dhuna s’ka justifikim.

Përballove një akt të turpshëm me qetësi, dinjitet dhe klas. Nuk reagove me dhunë, por me dinjitet – dhe kjo ështe forca jote më e madhe. Je shembull për shumë te rinj të ndjekin këtë format.

Akti i Jozefin Markut që goditi me shuplakë Gjestin është i neveritshëm dhe i dënueshëm. Askush, në asnj rrethanë, nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi nje tjetër. Kjo nuk është guxim, as reagim – është thjesht dhune.

Kush përdor dhunën, humb çdo të drejtë morale për të folur per drejtësi, respekt apo dinjitet.

Respekt dhe perqafime për familjen tënde, që me siguri e kanë përjetuar rëndë këtë moment. Por duhet te ndihen krenare – sepse rritën një djalë me vlera.

Uroj me gjithë zemër qe ta fitosh këtë edicion – jo vetëm për vete, por për çdo njeri qe beson tek respekti dhe karakteri.

Dasmë në Big Brother VIP: Egli dhe Gjesti kurorëzojnë lidhjen e tyre në shtëpi… JA DATA!!!

0

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania,

 

Egli Tako dhe Besart “Gjesti” Kelmendi do të organizojnë një ceremoni dasme,

 

duke ndjekur traditën e spektaklit për të festuar lidhjet romantike mes banorëve.

 

Ngjarja vjen pas një periudhe të ngarkuar për çiftin, përfshirë një incident të fundit ku Gjesti u përfshi në një konflikt fizik me një tjetër banor.

Megjithatë, Egli dhe Gjesti kanë vendosur të përforcojnë lidhjen e tyre përmes kësaj ceremonie simbolike.

Ceremonia e dasmës do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 20:30, duke i ofruar publikut një moment festiv dhe emocional në kuadër të spektaklit.