Home Blog Page 253

“Konkurrentët e parë të konfirmuar për Big Brother VIP Albania 4”: Një çift i pashoq

0

Me pak orë mbetur deri në nisjen e sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania,

emocionet janë të larta për fansat dhe ata që presin të shohin çfarë do të ndodhë në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

Sezoni i ri do të drejtohet nga Ledion Liço, i cili ka dhënë detaje të reja rreth programit dhe sezonit që do të fillojë shumë shpejt.

Ditën e sotme, Ledioni ka zbuluar se ky sezon do të ketë një bashkëpunim me Grande Fratello, versionin italian të Big Brother, si dhe ka shpërndarë disa informacione lidhur me personazhet pjesëmarrës. Një ndër surprizat më të mëdha është se një çift do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë si konkurrentë të vetëm.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e programit në Instagram, çifti shfaqet duke u kapur dorë për dore, por emrat e tyre ende mbeten mister. Fansat janë në pritje të zbulojnë se kush do të jetë ky çift misterioz.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është se vetëm pak ditë më parë, Ueda dhe Arlindi, dyshja fituese e Love Island Albania, kanë konfirmuar se janë të gatshëm për të qenë pjesë e reality show-t. Ky lajm ka ngritur më tej nivelin e pritshmërisë për këtë sezon të ri të Big Brother VIP Albania, i cili premton të jetë mbushur me emocione dhe surpriza.

Ky sezon pritet të jetë një ndër më të nxehtët dhe më të diskutuarit, ndërkohë që fansat po presin me padurim të shohin se kush do të jetë ky çift që do të shtojë më shumë dinamizëm dhe rivalitet në shtëpinë e Big Brother.

“30 vite më parë”- Eltoni mahnit rrjetin me fotot provokuese të Parashqevisë!

0

Elton Ilirjani vazhdon të ndajë postime dhe mesazhe

 

 

për këngëtaren Parashqevi Simaku në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi, ai ka shpërndarë në Instagram disa foto të këngëtares të kapura më shumë se 30 vite më parë, duke i dhënë asaj një vëmendje të veçantë.

Në përshkrimin e fotove, ai shkruan: “Sepse përfundimi yt, pavarësisht gjithçkaje, do të jetë Hollywoodi. I gjithë arti yt po shihet nga e tërë bota”.

Slideshow Image
❮❯
Në këto foto të vjetra, Parashqevi Simaku shfaqet me fustane transparente dhe mjaft provokuese, duke e bërë të duket si një modele që pozon për revistat ndërkombëtare më të njohura.

U akuzua se nuk lejonte djalin të fliste me Parashqevinë, reagon gruaja e Robert Nolfe: Kemi marrë…

0

Çështja e Parashqevi Simakut ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditë të fundit, ndërsa tashmë të përfshirë publikisht është dhe ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe.

Ky i fundit është akuzuar se ka praktisur kohë më parë Parashqevinë së bashku me djalin e tyre Luka, ndërsa sot ai e ndalonte të birin të komunikonte me nënën e tij.

Në lidhje me këtë ngjajre, e prekur nga sulmet online është dhe bashkëshortja aktuale e Robertit, Katherine Nolfe.

Katherine ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të akademisë që ka nën pronësi, “Voice Academy NYC” ku dhe ka marrë mjaft komente negative si dhe kërvënuese nga persona të ndryshëm. Në deklaratë Nolfe sqaron se ajo nuk ka qenë e përfshirë në asnjë proçes gjykate apo kujdestarie mes Robertit dhe Parashqevisë duke kërkuar që familja e saj të mabahet larg kësaj situate.

“Dua të adresoj disa thashetheme dhe dezinformata që qarkullojnë rreth Voice Academy NYC. Dua të sqaroj se Rob nuk është pronar apo themelues, ai ka punuar në Voice Academy disa vite më parë.

Unë kurrë nuk kam qenë e përfshirë në ndonjë çështje të kujdestarisë apo gjykatës, ato ishin rreptësisht midis Robit dhe ish-gruas së tij. Ju lutem mbani familjen dhe biznesin tim larg nga kjo situatë.

Ju kërkoj që të përmbaheni nga shkrimi i komenteve negative në faqen e shkollës. Familja jonë ka marrë kërcënime të cilat janë thellësisht shqetësuese. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë dhe na lejoni të vazhdojmë të punojmë.

Ne kemi mësues të talentuar dhe të mrekullueshëm që duan të vazhdojnë të japin mësim.

E di që situata është shumë e trishtuar, por në një notë pozitive – e kuptoj që anëtarët e familjes së lidhur po rilidhen dhe gjithçka është në një dritë të re pozitive, për të cilën jam shumë mirënjohës.

Urimet më të mira dhe Gëzuar Festat,” shkruan Katherine Nolfe.

Kujtojmë që ish-nashkëshorti i Parashqevisë ka folur publikisht në lidhje me këtë situatë teksa ka thënë se nuk ishte ai përgjegjës për shkatërrimin e jetës së saj por kanë qenë kolegët e këngëtarës të cilët dëshironin që Parashqevia të dështonte.

Ndërkohë biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë një shkrim para pak ditësh teksa thuhej se pas shumë vitesh pritje, Parashqevia arriti të komunikonte me djalin e saj Luka.

Një çift i famshem do i bashkohen BBVip? Me dy duar të kapura…Zyrtarizohet VIDEO!

0

Edhe shumë pak ka mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm,

 

 

 

“Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

 

Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur,

 

që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt, i cili nis nesër në orën 21:15.

Deri më tani faqja zyrtare e Instagramit të “BBV4” ka publikuar disa video të banorëve të këtij edicioni, ku shfaqen në mënyrë misterioze duke mos zbuluar fytyrën e kështu identiteti i tyre ka ngjallur spekullime nga ndjekësit duke hamendësuar se kush mund të jenë personazhet që shfaqen në video.

Ditën e sotme është publikuar një tjetër video në profilin zyrtar të Instagramit të “BBV4”, ku shfaqen dy persona të kapur dorë për dore e mesa duket do të futen si një personazh i vetëm.

Për të zbuluar të vërtetën na mbetet vetëm të presim mbrëmjen e nesërme.

 

Befasojne rezulatet e SONDAZHIT: Nuk do ta besoni se ke votuan Shqiptaret per te larguar sonte nga BBVK…

0

Prej ores 21:00 fillon PRIME i Big Brother Vip Kosova 3.


Dhe si cdo te premte ku ka disa te nominuar edhe kete jave jane 5 banore ne nominim ku pritet qe njeri prej tyre ta lere menjehere shtepine e BBVK.

Ne nominim kete jave jane Xheneta , Drenusha, Gjesti, Rovena dhe Lela.

Portali yne hapi nje sondazh me pyetjen : Kush duhet te largohet te Premten nga BBVK? per te pare reagimin e publikut ne rrjetet sociale.

Sipas votave ne rrjetet sociale te cilat ishin mbi 3000 me e votuara per te lene shtepine eshte Xheneta.

Votat e Sondazhit jane si me poshte:

Xheneta 46%

Drenusha 24%

Gjesti 7%

Lela 13%

Rovena 10%

Foto e Sondazhit:

SQARIM: Votat ne kete sondazh nuk ndikojne ne largimin e banoreve ky sondazh eshte bere per te pare reagimin e publikut ne rrjetet sociale, qe votat tuaja te jene te vlefshme duhet te votoni nepermjet mesazheve telefonike.

“Rikthim i një ish banori për …”, çka do të ndodh sot në “Prime”

0

Sonte nga ora 21:00 do të ju pres një Prime flakë i Big Brother VIP Kosova 3.

Por tani jo vetëm që interesi është tek banori që do dalë sonte, dikujt-dikujt po i intereson se a ka gjasa të rikthehet ndonjë ish-konkurrentë i shtëpisë më të madhe në vend.

Miga Berisha në emisionin “Kosova Today” shprehet se ka dëshirë të rikthehet Arioni, e kjo për arsye të një përballjeje me Drenushën.

Çka pritet sonte? A do rikthehet ndonjë ish-banor? Kush nga konkurrentët përfundon rrugëtimin për çmim e madh?

Shkëmbim banorësh me disa BIG BROTHER të tjerë..,Ledion Liço zbulon dy banorët e parë të BBV4 dhe gjithë detajet live nga shtëpia…

0

Ledion Liço ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”

 

 

direkt nga brenda shtëpisë së BBV4.

 

Një ditë para nisjes së spektaklit, moderatori ka zbuluar disa nga detajet ku për herë të parë në historinë e BBV do të bëhet një shkëmbim banori me “Grande Fratello” i cili vazhdon transmetimin prej disa javësh.

Moderatori ka folur gjithashtu edhe për personazhet jo “VIP” që do të bëhen pjesë e shtëpisë, të cilët nuk do të hyjnë nesër por gjithsesi do të mbartin histori të veçanta për publikun.

Ledioni gjithashtu ka zbuluar dy nga banorët e parë të këtij edicioni, si dhe numrin e përafërt të banorëve që pritet të hyjnë nesër në shtëpi për të nisur një edicion që duket se premton shumë!!

Robert Aliaj bën deklaratën shokuese për Parashqevi Simakun

0

Artisti Robert Aliaj ka bërë një deklaratë të papritur

 

t

dhe shokuese për këngëtaren Parashqevi Simaku.

Ndërsa shumë njerëz e vlerësojnë dhe e mbështesin atë, përfshirë ndihma financiare, Aliaj e sheh këtë mbështetje si një ekzagjerim.

Në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë”, Aliaj shprehu mendimin e tij se Simaku, për të, nuk ka qenë asnjëherë interesante. Ai e njohu atë nga afër dhe e përshkroi si një “qenie me një mentalitet shumë fshatar”, e zgjuar, por e pakultivuar.

Sipas tij, ajo mund të kishte një zë të bukur, por ishte një artiste që di t’i manipulojë masat, duke shpërndarë mesazhe që mund të kenë pasur ndikim të madh te publiku, edhe nëse ndodhte me qëllim ose jo.

Aliaj vazhdoi të shpjegonte se, edhe pse Simaku ishte simpatike dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar situatat, ai nuk kishte asnjë tërheqje për të, as si femër, as si artiste.

Deklarata e Robert Aliaj:

“Ishte një qenie me një mentalitet shumë fshatar, e zgjuar por e pakultivuar, sigurisht këndonte lezetshëm. Është një artiste që ka manipuluar masën, ishte nga këto që shpëlante trutë e masës. E bënte ndaç me dashje, ndaç me dashje. Kështu e njoh unë Parashqevinë. Unë këndoja në estradën e shtetit, por unë personalisht nuk kam pasur asnjë lloj tërheqje se nuk përmbushte asnjë kriter estetik femëror për mua. Ishte simpatike, por për mua nuk ngjallte aspak interes. Kemi kënduar bashkë në skenë, por ishte një fshatare dhe kaq. Ka në Tiranë më fshatarë se ata që jetojnë në shpellë. Në aq vite, kishte rast dhe flisnim. Me atë kemi pasur përshëndetje, por nuk i mbaj mend asgjë. Ishte komplet jashtë çdo interesi që kam pasur unë si femër dhe si artiste. Ishte e zgjuar, e kapte situatën. Ishte më e zgjuar se shumë këngëtare më të talentuara se ajo që ishte ajo, e kapte situatën. Bëri diferencën se nuk ishte rebele fare, nuk ishte e lirë. Ne ishim të gjithë të shtypur në atë kohë, por ajo vetë si natyrë femërore dhe si formim, ishte më e shtypur. Nuk ishte vetëm faji i Parashqevisë”.

Ledion Liço live nga shtëpia e Big Brother VIP 4, zbulon detaje nga spektakli madhështor që nis të shtunën: Shkëmbim banorësh me…

0

Vetëm pak orë na ndajnë nga fillimi i Big Brother VIP 4, me çdo gjë që është gati dhe tashmë pritet vetëm hyrja e banorëve dhe starti i spektaklit.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, duke folur live nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, moderatori Ledion Liço rrëfeu detaje për spektaklin madhështor që fillon mbrëmjen e 21 dhjetorit.

“Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh.

Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio.

Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Liço.

Sara Hoxha? Laert Vasili? Eros Grezda? Cubi Metka? Egli Tako? Sa prej tyre do të futen?

“Të paktën dy prej tyre dhe futen që nesër”, tha Liço.

Bashkëpunim me Grande Fratellon?

“Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.

Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion.

Ne jemi një grup që mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin, që do të thotë që merremi me pak nga të gjitha. Dje më pyetën nëse jam entuziast. Në fakt koka ime përpara një prove të tillë është bosh. E rëndësishme për të gjithë ne është që çdo gjë të jetë gati.

Ndonjëherë punojmë më shumë seç duhet, por dashuria jonë është që publiku të përjetojë çdo emocion, sepse Big Brother është shumë më tepër se një program tradicional televiziv. Në këto momente e vetmja gjë që përjetoj është që punët të shkojnë deri në fund, që nesër mbrëma në 21:15 kur të ndizen kamerat të jemi me atë entuziastin. Shpresoj që çdo gjë të mbyllet mirë dhe të kemi fat, sepse fati favorizon fitimtarët.

Është një staf që i kalon 200-300 veta. Punojmë me radhë që nuk pengojnë njëra-tjetrën, por e ndihmojnë. Ka edhe departamente të ndryshme të Top Channel që e kanë prioritet këtë program. Big Brother është një televizion paralel që të ngrihet, të bëjë punën dhe pas 4 muajsh të bëjë pushimet. Ne sot festojmë atë që një pjesë e grupit e quan ‘dita e fundit e lirisë’, pastaj jemi ‘të burgosurit’”, shtoi ai.

Fat i keq! 3 shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë vitit 2025

0

Tre shenjat të zodiakut do të përballen me vështirësi financiare në vitin 2025, sipas astrologëve.

Binjakët: Binjakët në vitin 2025 mund të përjetojnë trazira intensive në fushën e tyre profesionale.

Ndryshimet e karrierës mund të shkaktojnë pasiguri dhe t’i lënë ata të vënë në dyshim zgjedhjet e tyre të karrierës.

Me ndikimin e Plutonit dhe Uranit, nevoja për riorganizim dhe rinovim profesional është e madhe, gjë që mund të ndikojë në stabilitetin e tyre financiar.

Binjakët duhet të jenë të kujdesshëm me vendimet e tyre financiare dhe të shmangin rreziqet e mëdha që mund të çojnë në humbje.

Luani: Për Luanët, 2025 do të jetë viti i rishikimit të qëllimeve dhe drejtimit të tyre në jetën e tyre profesionale dhe personale.

Ndikimet e Saturnit, të cilat do t’i shtyjnë ata të përqendrohen më shumë në stabilitetin afatgjatë, mund të sjellin vonesa ose kufizime.

Fusha e financave të tyre do të ketë nevojë për menaxhim të kujdesshëm pasi nevoja për buxhete më të shtrënguara dhe riorganizim të financave të tyre do të jetë e domosdoshme. Luanët mund të kenë nevojë të bëjnë sakrifica ose të rishikojnë pritjet e tyre në karrierë.

Peshqit: Peshqit në vitin 2025 pritet të kalojnë një periudhë sfidash të rëndësishme pasi do t’u duhet të përshtaten me qasje më praktike dhe realiste.

Ndikimi i Saturnit i sfidon ata të përballen me realitetin dhe t’i shpëtojnë prirjeve të tyre idealiste. Në sektorin financiar mund të përballen me shpenzime të shtuara apo vështirësi në shlyerjen e borxheve.

Nëse nuk planifikojnë siç duhet, Peshqit mund ta gjejnë veten në një pozitë të vështirë. Ky vit kërkon që ata të gjejnë ekuilibrin dhe të bëjnë lëvizje strategjike për të mbrojtur financat e tyre.