Home Blog Page 251

Pa ndërhyrje estetike, Ylli Merja zbulon sekretin qe ju nevojitet: Ja si mund të ngadalësoni plakjen falë këtyre ushqimeve dhe çajrave bimorë

0

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi shkaqet që përshpejtojnë këtë proçes natyror të pashmangshëm.

Plakja është një proces normal që prek çdo individ. Ajo nis që në të 20-tat e njeriut por ecuria e saj është e ndryshme duke u bazuar në shumë faktorë ku rol kryesorë luan edhe gjenetika.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi shkaqet që përshpejtojnë këtë proçes natyror të pashmangshëm. Ndërsa tregoi edhe ‘sekretet’ për ta ngadalësuar sa më shumë.

“E para duhet parë tek zinxhiri gjenetik sepse njeriu nuk është asgjë tjetër vetëm një fotokopje e zinxhirit gjenetikë të dy prindërve të tyre. Por nëse ne tregohemi të kujdesshëm që nga regjimi ditor deri në vazhdimësi atëherë trupi ynë do të jetë i shëndetshëm” tha ai.

Ndërsa tha se përshpejtues të plakjes jane edhe: Çrregullimi hormonal, mungesa e gjumit, mosruajtja e diellit të fortë. Por theksoi se mund ta ndihmojmë ngadalësimin e procesit përmes një diete ushqimore të mirë, ku të përfshihen këto ushqime:

“Duhet të tregojmë kujdes të përdorim arroret, shafranin, fusim lëngun e shegës, lëngun e boronicës e kështu me rradhë. Pra, përdorimi I frutave të pyllit, arroreve kanë një premisë shumë të përshtatshme për të frenuar plakjen e e trurit. Pra, i japim atij rifreskim në mënyrë të vazhdueshme”shpjegoi specialisti i bimwve mjekwsore.

Ai tregoi edhe disa përgatitje bimore me çajra të ndryshëm që ndihmojnë në organizëm.

NJË ÇAJ QË FRENON PLAKJEN E TRURIT:

Në 1.5 litër ujë zieni për 2 minuta 3 fije çaj jugu dhe 1 lugë gjelle borzilok dhe 5 lugë çaj harmonia.

Kullojeni çajin pasi ftohet dhe ëmbëlsojeni sa më pak. Konsumoni 2-3 gota në ditë para buke.

NJË ÇAJ QË LUFTON PLAKJEN E ARTERIEVE

Në 2.5 litra ujë zieni për 2 minuta 1 pako çaj për zemrën dhe 2 lugë gjelle fruta pylli.

Pini 3 x 1 gotë në ditë para buke

NJË ÇAJ HORMONAL

Në 1.5 litër ujë zieni për 2 minuta, 2 lugë gjelle tribulus terrestris

1 lugë gjelle konopicë

1 dorë sherebelë

3 lugë çaj detox

Konsumoni 2-3 gota në ditë para buke/Shqiptarja.com

Aroma e keqe e këmbëve, si ta eleminoni përmes bimëve mjekësore! Ylli Merja jep zgjidhjen…

0

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi shkaktarët si dhe këshilloi disa bimë dhe receta që largojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

Era e keqe e këmbëve është e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë. Periudha e pranverës dhe verës duket se e shton akoma edhe më shumë këtë problem.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi shkaktarët si dhe këshilloi disa bimë dhe receta që largojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

Sipas mjekut popullorë shkaktarët e aromës së keqe të këmbëve janë një sërë bakteresh që ushqehen me pikat e djersës, prandaj është e rëndësishme që mos të lejojmë djersitjen e tyre.

“Brevibacterium, Propionibacterium, Tinea pedis, Painful cracks betveen dhe myku i bardhë (Candida albicans)” janë disa prej tyre. Po ashtu mbajtja gjatë e këmbëve në këpucë pa i ajrosur gjatë ditës mund të bëhet shkak që të zhvillohen disa lloje bakteriesh, të cilat krijojnë këtë gjë, shumimin e tyre e realizojnë duke u ushqyer me djersën dhe me ndonjë kërpudhë që ekziston aty” tha dr. Ylli Merja për shkaktarët e aromës së keqe të këmbëve.

Por sipas tij, aroma e pakëndshme mund të eleminohet me përdorimin e disa bimëve :

-Kamomili, çaji i zi, rigoni, shelgu, çaji antimyk, lëkurat e limonit dhe portokallit.

Këto bimë mund të përdoren në formën e një çaji apo në përzierje të ndryshme për të dhënë rezultatin e duhur në eleminimin e aromës së pakëndshme.

Mjeku popullor Ylli Merja këshilloi dy receta që mund t’i realizojmë në kushte shtëpie:

Receta e parë:

-2 litra ujë, hidhini në tenxhere dhe shtoni 5 lugë çaj myku, një dorë lëvore vidhi , një dorë fshikokarth ( couleta arboreshens) dhe një lugë kamomil

-Hedhim në çaj dhe një lugë gjelle sodë buke dhe një lugë çaji me kripë të zezë

– Zieni 2-3 minuta dhe kulloni çajin në një legen dhe futini këmbët në të për 10-12 minuta.

Receta e dytë

-Hedhim në legen 5 litër ujë të ngrohtë, një lugë gjelle sodë buke dhe një lugë çaji me kripë

-Lihen këmbët 10-12 minuta

-Pasi i heqim këmbët, bëni një shpëlarje me një filxhan kafe uthull molle dhe një filxhan ujë.

Ndërsa theksoi rëndësinë e përsëritjes së këtyre recetave disa herë brenda javës për të pasur sa më shumë efekt në eleminimin e aromës së keqe./Shqiptarja.com

Specialisti Ylli Merja: Ushqimet dhe maskat në kushte shtëpie që ndihmojnë në eleminimin e celulitit brenda një kohe të shkurtër

0

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjeksore dha këto këshilla që i duhen gjithsecilit për të zhdukur celulitin.

Vera po afron dhe ajo që na bezdis së tepërmi është celuliti! Celuliti është produktiviteti e depozitave yndyrore,

poshtë lëkurës dhe rezultatet janë disa gropëza që duken mbi lëkurë e që shpesh shkaktojnë kompleksitet tek personat që vuajnë prej tij.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjeksore dha këto këshilla që i duhen gjithsecilit për të zhdukur celulitin.

Mjeku popullor Ylli Merja tha se ka një sërë faktorësh që ndikojnë në krijimin e celulitit:

“Faktorët hormonalë, roli i insulinës, trashëgimia, dietat ushqimore dhe depozitimi i toksinave në trup” shpjegoi ai.

Ndër mënyrat kryesore që ndihmojnë në përmirësimin e tij është shmangia e një liste ushqimesh si:

Pijet e gazuara, patatet e skuqura, ëmbëlsirat e ndryshme, salcat me ëmbëlsues si dhe dietat me karbohidrate më shumë se raporti 1:4 me proteinat.

Gjithashtu për të ndihmuar në shkrirjen e celulitit në organizëm ai këshilloi edhe përdorimin e një sërë çajrash bimorë:

Çaj bimor i përzier për dobësim që përmirëson tretjen dhe jashtëqitjen dhe së dyti largon ujin e tepër nga organizmi, duke përmirësuar dinamikën në organizëm, dhe ndihmon në largimin e qelizave të vdekura në organizëm. Nëse kemi kolesterol të lartë në gjak, çaji kolesterolit ndihmon edhe për celulitin. Ne mund të përdorim tjetër edhe çaj me fruta pylli ose çajin që është me mollën e egër. Këto që të dyja sëbashku përmbajnë acidin stearik që na jep harmoni në trup. Këto të gjitha sëbashku na ndihmojnë që të na shkrihet celuliti në trup dhe të na kaloj pjesë e energjisë në një rizgjim, në një gjallërim.

Tepër ndihmuese për eleminimin e celulitit janë maskat në kushte shtëpie. Mjeku popullor tregoi dy mënyra për realizmin e tyre:

Marrim afërisisht 2 lugë çaji me lllumin e kafes që ka acidin kafeik që ndihmon në shkrirjen e celulitit, 2 lugë kafe me spec djegës, më pas shtojmë një lugë kafe Jamball, tek kjo ndodhet estradioli është një hormone që na ndihmon në mirëshpërndarjen e yndyrnave në organizëm.Shtojmë në të 4-5 pika të vajit esencial të dafinës. Mund të përgatiten dy maska, e para me vajin e kokosit, që mund të shtojmë në të dy lugë çaji sepse përmban acidin lauronik që ka veti shkrirëse të pllakzave yndyrore. Mund të përdorim një mënyrë tjetër që të jetë me kafen me specin djegës dhe jamballin dhe në të mund të shtojmë dy lugë caji mjalt dhe njëkoëhsisht një ose dy të verdha vezësh. Tek e dyta do të përfitojmë edhe disa elementë estetik të lëkurës, nuk do më duket më lëkura e ashpërsuar.

Ndërsa theksoi se brenda dy javësh do të shohim rezultatet e para.

“Nëse gjatë një jave bëjmë atë trajtimin me anticelulit dy herë dhe një herë ose dy maskat, brenda dy javësh, do të kemi shenjat e para të zvogëlimit të celulitit”./Shqiptarja.com

Ylli Merja: Kolesteroli i lartë, ja bimët mjekësore që japin zgjidhje brenda muajit

0

Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “ Bima dhe shëndeti” në Report Tv solli këshillat që i nevojiten çdo personi që vuan nga kolesteroli i lartë, se si ta kurojnë përmes bimëve medicinale.

Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja.

Por prodhimi i tij në masë më të madhe në organizëm shkakton probleme të ndryshme shëndetësore. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “ Bima dhe shëndeti” në Report Tv solli këshillat që i nevojiten çdo personi që vuan nga kolesteroli i lartë, se si ta kurojnë përmes bimëve medicinale.

Ndërsa shpjegoj që në organizëm kemi dy lloje kolesteroli që në gjuhën popullore i cilësojmë si të mirë dhe te keq.

“Grimca yndyrore të cilat kryejnë disa funksione në organizëm. Së pari merr pjesë në ndërtimin e strukturës qelizore, i jep qelizave fortësi dhe elasiticitet.

Nëse këto i mbajmë brenda vlerave normale atëherë trupi punon kronologjikisht në mënyrë të sinkronizuar. Nuk ka asnjë problem. Nëse kjo si balancë fillon të na prishet pa diskutim që do të na ndodhin edhe sëmundje.

Kolesteroli i keq quhet kështu sepse ka si funksion ta marri yndyrën ta coj në inde për t’u djegur dhe nëse nuk digjet, nuk shkatërrohet kthehet në ujë dhe energji, atëherë kolesteroli i mirë bën të kundërtën merr këtë yndyrë të patretur dhe e çon në mëlçi për ta djegur dhe mandej më pas kjo ta nxjerri jashtë” tha ai.

Ndër të tjera specialisti i bimëve medicinale dha këto këshilla për të rritur kolesterolin e mirë në organizëm duke përdorur vetëm bimë medicinale.

“Ushtrimet fizike që shtojnë qarkullimin e gjakut që ai pak kolesterol i mirë që është qarkullon shumë herë dhe e merr atë yndyrë që ka ngelur në periferi dhe e tret, hudhra mund të konsumohet dy herë në ditë esëll, farat e rrushit që t’i hedhim në ushqim dhe vaji i lirit” .

Ai theksoi rëndësinë e analizave tek personat mbi 40 vjeç, ndërsa shpjegoi shenjat që na tregojnë se problemet shëndetësore që mund të kemi, vijnë për shkak të kolesterolit të lartë në gjak.

Të gjithë meshkujt mbi moshën 40 vjeç është mirë që të bëjnë një analizë të gjakut, të gjitha femrat mbi moshën 45 vjeç është mirë të kontrollojnë kolesterolin.

“Nëse kemi nxirje të këmbëve ose kapilarë të zinj, një mavijosje kemi një paralajmërim që kemi një isuficence kardiake për shkak të mosqarkullimit të mirë të gjakut. Gjithashtu cdo njeri që ndjen një shtrëngim në gjoks, një ndezje të kraharorit, padiskutim që duhet të shkojë tek mjeku dhe të bëj ekon e zemrës, dhe të ndryshojë dietën ushqimore” shpjegoi ai.

Kolesteroli i lartë në gjak sjell një sërë problematikash, duke përfshirë edhe një ndikim në tensionin e lartë. Përpos bimëve medicinale që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ai sygjeroi edhe bimë që ndihmojnë në uljen e tensionit.

“Mund të themi që molla e egër e cila përmban me shumicë acidin malik dhe nëse e përdorim si çaj do të përfitojmë një freskim të arterieve, fillojmë të forcojmë muskulaturën e zemrës. Duhet të konsumojnë në gjellën e drekës 1 lugë gjelle uthull” .

Nëse kemi tension të lartë që vjen papritur, në mënyrë të menjëhershme duhet të marrim 5-6 litra ujë të nxehtë dhe të fusim këmbët në të, një çaj me limon dhe dy thelpi hudhër dhe tensioni ulet në mënyrë të mënjëhershme, mund të marrim pak spec djegës e fusim posht gjuhës , sepse zgjeron enët e gjakut. Mund të përdorim një gotë caj hibisku, petalet e këtij trëndafili të kuq janë të mrekullueshme për të ulur tensionin në mënyrë të menjëhershme. Një lugë gjelle uthull hudhre në një gotë ujë do të ketë një rezultat të mrekullueshëm në uljen e tensionit në mënyrë të menjëhershme” këshilloi mjeku popullor. /Shqiptarja.com

Vuani nga psioriaza? Ylli Merja: Provoni këto trajtime natyrale dhe ky problem i juaji do të marrë fund dhe nuk…

0

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku popullor , Ylli Merja këshilloi të gjithë personat që vuajnë nga psoriaza se si ta mund ta kurojnë këtë sëmundje përmes bimëve medicinale.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku popullor , Ylli Merja këshilloi të gjithë personat që vuajnë nga psoriaza se si ta mund ta kurojnë këtë sëmundje përmes bimëve medicinale. Fillimisht është e rëndësishme që të kuptojmë nëse vuajnë nga psoriaza apo ndonjë sëmundje tjetër e lëkurës, prandaj ai këshilloi që secili person të shoh nëse ka këto simptoma në trupin e tij:

“Tharje lëkure dhe plasaritje, kruarje në bërryla, kyçe, trup, luspa në skalpin e kokës dhe në trup, thonj me gropa, të çara , të coptuara dhe dhimbje kyçesh. Fazat më të mira që përparon kjo sëmundje është vjeshta, dimri dhe pastaj në pranverë fillon të bjerë.Thuhet që deri tani nuk dihen shkaqet e vërteta që e shkaktojnë këtë sëmundje, mendohet që mund të jetë dicka e lidhur me trashëgiminë por gjithmonë është në kuadratin e hipotezës” shpjegoi ai.

Komplikacionet që mund të vijnë nga kjo sëmundje janë të shumta, duke përfshirë edhe diabetin e sëmundjet kardiovaskulare, prandaj është e këshillueshme kurimi tij në kohë.

“Komplikacionet nga psoriaza përfshijnë, reumatizmën , skuqje sysh, diabet, si dhe stres e sëmundje kardiovaskulare. Prandaj e para që sygjeroi është që të qetëson nga ana nervore, herë pas here qoftë përdorimi i çajrave, qoftë përdorimi i kremrave bimorë ndihmojnë” tha mjeku popullor Ylli Merja.

Mjeku popullor Ylli Merja sygjeron përdorimin e bimëve të ndryshme medicinale dhe vajrave të ndryshëm bimorë sipas zonave të cilat ka prekur psoriaza në trupin e njeriut.

Për trajtimin e psoriazës në trup ai sygjeron këtë recetë:

-Në 500 ml qumësht shtojmë 2 gota ujë, 1 lugë miell thekre, 1 lugë tërshërë, 1 dorë fshikokarth, 1 dorë shelg dhe 1 dorë lëvore vidhi. E lemë të ziejë për 3 minuta. E lemë të ftohet dhe e kullojmë.

-Me këtë përbërje lagim 2 herë në ditë pjesët e lëkurave të ashpërsuara. E lemë të përthithet nga lëkura dhe më pas vendosim kremin e psoriasit.

Trajtimet e psoriazës në kokë

-Në 2 litra ujë zieni për dy minuta ½ pako çaj për flokun. Shtojmë dhe 1 dorë lëvore shelgu dhe 5 lugë çaj myku. Kullojeni çajin pasi të ftohet.

-Lajeni kokën me çajin dy herë në ditë. Pasi thahet vendosim në darkë krem psoriasis ndërsa në mëngjes vaj kokosi.

Trajtimi i thonjve

-Pikoni 2 herë në ditë në thonj Propolis me rigon. Pas tre minutave vendosni në thonj kremin e psoriazës.

Trajtimet në trup

-Në 2 litra ujë ziejmë për dy minuta 4 lugë çaj myku. Shtojmë të ziejë në të dhe një dorë shelg, një dorë lëvore vidhi dhe dorë fshikokarth.

-Shpëlani trupin me këtë çaj 1 herë në ditë. Pasi thahet vendosni kremin e psoriasit./Shqiptarja.com

Specialisti Ylli Merja: Ja kura 45 ditore me bimë medicinale që kuron kolitin dhe pastron zorrën e trashë…

0

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popull Ylli Merja tregoi shkaktarët që ju çojnë drejt kësaj sëmundje, ku theksoi se rol të madh luan edhe jeta sedentare por edhe ankthi dhe stresi.

Koliti dhe problemet me zorrën e trashë janë ndër sëmundjet më të njohura kohëve të fundit. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popull Ylli Merja tregoi shkaktarët që ju çojnë drejt kësaj sëmundje, ku theksoi se rol të madh luan edhe jeta sedentare por edhe ankthi dhe stresi.

Ja shkaktarët që mund të çojnë në kolit sipas specialistit të bimëve medicinale Ylli Merja:

Infeksionet bakteriale që përhapen nga ushqimet ose uji i ndotur, parazitët në zorrë krijojnë skuqje të mukozës në zorrë, myku në organizëm, medikamentet e shpeshta farmaceutikë, sistemi nervor dhe imunitar, jeta sedentare, ushqimet e thata, trashëgimia etj ” u shpreh ai.

Ndërsa shpjegoi edhe shenjat kryesore që ju tregojnë se mund të vuani nga koliti apo irritimi i zorrës së trashës:

Këto shenja janë të vazhdueshme mund të bëhen edhe të përditshme. Shenjat janë fecja fillon merr një ngjyrosje me rrema gjaku. Dhimbje barku të menjëhershme ose kronike. Gazra të shtuara me erë të rëndë, kapsllëk ose diarre, mostretje ushqimi, fryrje barku, anemi, humbje oreksi” tha ai.

Përpos shenjave që mund t’i kuptoni edhe vet është e këshillueshme analizimi laboratorik i tyre për të parë agravimin e sëmundjes. Mjeku popullor këshilloi këto analiza laboratorike

Analizat laboratorike

Gjak komplet (Rritje e leukociteve)

Feçe gjak okult (Gjak në feçe)

Parazitët në feçe

Kolonoskopi

Ndër të tjera theksoi kurimin e kësaj sëmundje përmes bimëve medicinale, e cila sipas tij mund të arrihet në një periudhë kohore 45 ditore.

Rreth një muaj e gjysëm duhet të rigjenerojmë zorrën e trashë dhe zorrën e irrituar. Lëvorja e vidhit është shumë e mirë për t’u përdorur në çaj.Lulja e bishtamithit është e mrekullueshme pasi ka vitaminë k dhe mbyll plagë, dhe brenda dy ditësh nuk ka më feçe të skuqur. Mund të shtojmë pak druna kuq nëse është kaps, pak rigon nëse kemi diarre. Kjo është kura që duhet të pijë njeriu cdo ditë, tre gota në ditë. Më pas vaji i lules së basanit mund të pihet dy lugë çaji një në mëngjes dhe një në mbrëmje për të rregulluar një cik edhe enzimat që unë përmenda më parë. Pas buke mund të përdori propolisin me rigon.

Sipas specialistit Ylli Merja, nëse kura zbatohet me përpikmëri për të paktën një muaj e gjysmë, do të kurojë plotësisht kolitin.

SHËNIM: Çdo i semurë ka vecoritë e tij, ndaj duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sygjeruar një kurim për çdo person./Shqiptarja.com

Alergjitë e stinës, si të trajtohen përmes bimëve mjekësore! Specialisti Ylli Merja jep këto këshilla efikase

0

Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia, ndotja e ajrit bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive

Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia, ndotja e ajrit bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive.

Alergjitë janë sëmundje sezonale, kronike, që nuk duhen nënvlerësuar, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për organizmin dhe nga pakujdesia dhe moskurimi, kalojnë deri në ekzema të lëkurës, probleme të frymëmarrjes, etj.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja u ndal pikërisht në shkaqet, simptomat dhe trajtimin e kësaj patologjie.

Sipas specialistit Merja, shpesh herë shenjat mund të ngatërrohen – “nëse do të mendojmë kollë, teshtitje, rrufë pa temperaturë, jemi në kuadrin e një alergjie e cila është një reaksion zinxhir”. Çdo person duhet të tregohet i kujdesshëm për të kuptuar se cili mund të jetë shkaktari i një alergjie. Disa nga simptomat më të shpeshta të alergjisë janë: tështima të shpeshta, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, kollë e shpeshtë pa temperaturë, puçrra dhe kruajtje në lëkurë, enjtje ose skuqje në lëkurë, lotim sysh dhe kruarje sysh.

Disa nga shkaktarët kryesorë të alergjisë: ulja e rezistencës së organizmit, ekspozimi i shtuar përballë alergjenëve të ndryshëm, çrregullime të histaminës në trup, myku i brendshëm në organizëm por edhe myku ambiental, parazitët ne organizëm, etj.

Trajtimi me bimë mjekësore është mjaft efikas, në varësi të problematikave që shfaq çdo person nga alergjitë stinore:

– Nëse keni kruajtje dhe skuqje të syve përdorni kompresa me kamomil dhe lule kokoçel, ose shtypni një hudhër dhe lyeni kapakët e syve nga jashtë.

– Nëse keni teshtima bëni avull me çaj sinoziti, dafina është mjaft efikase si dhe propolisi me rigon.

– Nëse hundët bllokohen, merrni 1 ose 2 pika vaj dafine vendosini midis hundës dhe buzës së sipërme dhe do të vini re që menjëherë frymëmarrja do të lirohet.

– Për mykun përdorni trumzë, rigon, gjethe ftoi dhe gjethe muçmolle të cilat janë mjaft efikase.

– Nëse keni kruajtje të lëkurës, përdorni një spray për puçrra ose ekstrakt helikrisiumi. Mund të konsumoni në përditshmërinë tuaj çaj kamomili, çaj livando ose çaj bar blete.

– Nëse keni vështirësi në frymëmarrje përdorni propolisin me rigon dhe një çaj për zbutjen e kollës. Çaji për zbutjen e kollës përgatitet fare lehtë në shtëpi duke zjerë në 1.5 litër ujë 1 dorë gjethe mëllage dhe 1 dorë hithre dhe konsumoni 2-3 gota në ditë. Gjithashtu mjaft efikase është të konsumoni nga një lugë përzierje të qepës së kuqe të grirë imët me hudhër të shtypur dhe mjaltë./Shqiptarja.com

Kënga është e tij! Reagon Pirro Cako pasi ‘fshiu’ këngën e famshme të Parashqevisë

0

Ditën e djeshme u bë viral lajmi se kompozitori Pirro Cako

 

ka fshirë këngën e njohur të Parashqevi Simakut nga YouTube, “E duam lumturinë”.

Kjo këngë, e cila ishte prej kohësh në platformë e publikuar nga një llogari anonime, kishte gjeneruar mbi 6 milionë shikime ndër vite.

Megjithatë Pirro Cako vendosi ta fshijë dhe ta publikojë në llogarinë e tij, duke ngritur aludime të ndryshme në rrjet, mes tyre: “Kërkon të përfitojë nga vëmendja e Parashqevisë”.

Mirëpo sot ka ardhur dhe reagimi i parë i kompozitorit.

Ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një pjesë të klipit “E duam lumturinë”, ndërsa ka etiketuar dhe Elton Ilirjanin, duke lënë të kuptohet se përfitimet do të shkojnë për Parashqevinë.

Në dijeni që Pirro Çako i fshiu këngën, reagon publikisht Parashqevia: Ju lutem…

0

Kantautori Pirro Çako shkaktoi një zemërim të madh te publiku dy ditë më parë, pas vendimit për të fshirë nga YouTube këngën e Parashqevi Simakut, “E duam lumturinë”.

Kënga, e cila ishte e publikuar nga një llogari jozyrtare, u fshi dhe më pas u ripostua në llogarinë e Pirros — veprim që vjen pasi këngëtarja ka marrë një vëmendje të madhe në rrjet.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Elton Ilirjani, i cili po kujdeset për Parashqevi Simakun.

Në një deklaratë, ai ka sqaruar se këngëtarja e respekton dhe flet me pozitivitet për Pirro Çakon dhe të atin e tij, artistin e madh Gaqo Çako.

Ai ka kërkuar që emri i kantautorit të mos keqpërdoret:

“Ju lutemi mos abuzoni me emrin e Pirro Çakos! Kërkesë e Parashqevisë! Ajo e respekton Pirron dhe e kujton me mall atë dhe babain e tij, Gaqo Çakon!”

Reagon Pirro Cako pasi fshiu këngën e Parashqevisë

0

Ditën e djeshme u bë viral lajmi se kompozitori Pirro Cako ka fshirë këngën e njohur të Parashqevi Simakut nga YouTube, “E duam lumturinë”.

Kjo këngë, e cila ishte prej kohësh në platformë e publikuar nga një llogari anonime, kishte gjeneruar mbi 6 milionë shikime ndër vite.

Megjithatë Pirro Cako vendosi ta fshijë dhe ta publikojë në llogarinë e tij, duke ngritur aludime të ndryshme në rrjet, mes tyre: “Kërkon të përfitojë nga vëmendja e Parashqevisë”.

Mirëpo sot ka ardhur dhe reagimi i parë i kompozitorit.

Ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një pjesë të klipit “E duam lumturinë”, ndërsa ka etiketuar dhe Elton Ilirjanin, duke lënë të kuptohet se përfitimet do të shkojnë për Parashqevinë.