Home Blog Page 232

Një dhuratë e veçantë po vjen për ju! Horoskopi javor për 12 shenjat e zodiakut, kush janë më fatlumët e fundvitit

0

Dashi/Kjo javë do të vazhdojë të mbushë kalendarin tuaj social me mundësi të bollshme për të krijuar momente të bukura. Në këto ditë festive mos lini pas miqtë tuaj.

Disa mund të vërejnë se një person po punon kundër tyre në lidhje me idetë, projektet e komunikimit ose kontratat.

Jini të durueshëm me veten dhe jini vigjilentë për çdo rast.

Demi

Edhe pse është sezoni i festave, mund të ketë ende vrull në karrierë për ju. Kjo është një javë e shkëlqyer për t’u futur në qendër të vëmendjes dhe për të përqafuar ndjenjat tuaj për të kaluar më shumë kohë me familjen. Mund të ketë situata rreth parave që janë pak zhgënjyese, veçanërisht nëse në këtë çështje përfshihet një i afërm i juaji.

Binjakët

Universi po ju buzëqesh, gjatë kësaj jave mund të zbuloni mundësi për të ecur në drejtime të reja. Nëse e keni manifestuar këtë javë mund të realizoni udhëtimin tuaj të ëndrrave. Megjithatë, kjo javë mund t’ju sjellë edhe disa pengesa për t’u përballur. Me etjen tuaj për zgjerim, rritje dhe fillime të reja këtë vit, ende mund të ndjeni barrën e rëndë që ju ngarkohet mbi supet tuaja në lidhje me jetën tuaj profesionale dhe karrierën.

Gaforrja

Natyra juaj e dashur dhe rrezatuese do të jetë edhe më dukshme se zakonisht. Mund të përballeni me një konflikt me njerëzit e tuaj të dashur, por në fund te ditës çdo keqkuptim do të zgjidhet. Mund të ndjeni se një projekt personal ose profesional që keni kërkuar ta shtyni në nivel tjetër po vonohet të realizohet dhe ka nevojë për më shumë kohë për rishikim.

Luani

Gjatë gjithë muajit keni pasur një raport të veçantë në marrëdhëniet tuaja, pasi njerëzit duket se janë më të tërhequr dhe magjepsur nga ju. Megjithatë, kjo javë mund të hedhë disa pikëllime në rrugën tuaj, pasi mund të ketë pengesa rreth miqësive, rrethit tuaj shoqëror dhe parave.

Virgjëresha

Universi po buzëqesh në rutinën tuaj këtë javë. Më në fund, mund të ndiheni sikur keni arritur një ekuilibër punë-jetë! Kjo është një javë e shkëlqyer për të shijuar të gjitha momentet e shenjta që universi po sjell për ju. Megjithatë, mund të ndjeni një zhgënjim të vogël.

Peshorja

Nga të gjitha shenjat e zodiakut, ju mund të jeni duke e shijuar më shumë këtë javë. Kjo sepse kudo që të shkoni, ka mundësi për argëtim, romancë dhe për t’u ndjerë përsëri si fëmijë! Në fakt, nëse keni fëmijë, mund të shijoni edhe më shumë së bashku magjinë e festave të fundvitit. Beqarët mund të kenë mundësi për tu takuar me një person të veçantë.

Akrepi

Universi është në linjë për t’ju sjellë lumturi në shtëpi gjatë kësaj jave. Jepini prioritet familjes këtë fundvit. Mund të hasni vështirësi rreth financimit të një projekti – ose ndoshta vështirësi të tjera rreth çështjeve për shuma të mëdha parash, si trashëgimia ose investimet.

Shigjetari

Shijoni ritmin e shpejt të jetës. Do të keni shumë mundësi për të shijuar ngjarjet dhe udhëtimet, veçanërisht me miqtë, edhe vëllezërit e motrat. Mund ta gjeni veten të mahnitur nga bisedat me personalitete që ju i konsideroni të arrirë. Mund të ketë disa pengesa rreth shtëpisë, familjes veçanërisht në lidhje me një person të rëndësishëm.

Bricjapi

Është zyrtarisht stina e ditëlindjes, tuaj ! Me kozmosin në linjën tuaj këtë javë, është e qartë se po merrni dhe po jepni disa nga dhuratat më të mira përreth. Paratë mund të vijnë drejt jush sikur i tërhiqni me magnet. Sigurohuni që të përqafoni magjinë e sezonit. Mund të lindin konflikte në punë.

Ujori

Një dhuratë e veçantë dhe kuptimplotë është në rrugën tuaj. Ky është një moment kyç për të përqafuar intuitën tuaj dhe për ta lënë universin t’ju mbushë me bekime. Kini parasysh paratë dhe burimet tuaja në këtë kohë, gjithashtu. Kujdes mos nxirrni konkluzione të shpjeta në debatet tuaja me personin e zemrës.

Peshqit

Kjo është një periudhë e shkëlqyer për të reflektuar mbi jetën dhe marrëdhëniet tuaja. Megjithatë, mund të mos jetë një nga javët më të mira për të takuar një person të ri nëse je beqar. Sigurohuni që të kujdeseni për shëndetin tuaj edhe këtë javë. Nëse përjetoni sfida me familjen përpiquni të qëndroni optimistë.

Rritje në karrierë, para dhe mundësi të reja! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta nisin me bollek vitin 2025

0

Tre shenja të horoskopit kanë më shumë gjasa të përjetojnë arritje profesionale dhe mundësi të reja në janar 2025.

Muaji i parë i vitit sjell kushte të favorshme për zhvillim profesional, veçanërisht për ata që janë të gatshëm të përfitojnë nga ndikimet planetare.

Me Saturnin në lidhje me Hënën e Re në Bricjap, energjitë rreth kësaj kohe do të inkurajojnë punën e palodhur, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin për arritjen e qëllimeve.

Kjo shtrirje dinamike krijon një mjedis ideal për avancim në karrierë, promovime dhe mundësi të reja.

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë arritje profesionale në janar

Virgjëresha: Virgjëreshat kanë aftësinë për të organizuar dhe ekzekutuar, karakteristika këto që u sigurojnë avantazhe në rolet kërkuese. Persona e kësaj shenje ka të ngjarë të vlerësohen për aftësitë e tyre korrekte në punë. Do të kenë ende mundësi për të udhëhequr projekte ose për të mentoruar të tjerët në vendin e punës.

Demi: Qasja e tyre praktike i lejon të balancojnë idetë krijuese me prakticitetin. Ata ka të ngjarë të perceptohen nga eprorët për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Këtë muaj do të kenë mundësinë e shpërblimeve financiare apo bonuse të lidhura me performancën e tyre.

Luani: Hëna e Plotë në Luan më 25 janar nxjerr në pah karizmën natyrore dhe aftësitë drejtuese. Kjo shenjë zjarri lulëzon në role ku mund të frymëzojë dhe të influencojë të tjerët. Hëna e Plotë aktivizon aftësinë e tij për të marrë vendime. Megjithatë, ai duhet të balancojë guximin me përulësinë për të mbajtur marrëdhënie të forta me kolegët dhe eprorët.

“Do të të kërkoja të martoheshim”/ G-Bani ben kerkesen e papritur per Banoren e bbvip…

0

Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur “Big Brother VIP 4” dinamikat janë të shumta

 

dhe të ndryshme. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka momente gëzimi,

 

ku nuk mungojnë të qeshurat, kënga, kërcimi dhe batutat me njëri-tjetrin. Gjithashtu ka edhe debate e sherre të forta me tone të larta.

Por jo vetëm kaq, pasi ka edhe ‘propozime për martesë’. Gjatë një bisede me Rozana Radin, G-Bani e pyeti këtë të fundit nëse është beqare.

Këngëtarja e njohur i tha ‘jo’ pasi është në një lidhje dashurie. Kur Rozana i tha këtë, ai iu drejtua: “Të të gëzojë çuni që të ka, po të mos ishe do të të kërkoja të martoheshim”. Nga ana tjetër, Radi nuk tha asgjë vetëm buzëqeshi.

“Unë jam futur në BBV të më trembë Laerti…”/ Valbona për G-Banin: Del e më…
Pjesë nga biseda:

G-Bani: A je beqare?

Rozana: Jo

G-Bani: Je në lidhje?

Rozana: Po

G-Bani: Të rujt i madhi Zot, të të gëzojë çuni që të ka

Rozana: Rrofsh

G-Bani: Po të mos ishe do të të kërkoja të martoheshim

Rozana në këto momente bën një buzëqeshje të lehtë dhe ia bën me shenjë ‘ok’.

“Planeti i jetës dhe i vde*jes”/Plutoni vendos fatet, Meri Shehu shpjegon ç’na pret në 20 vitet e ardhshme

0

Planetët kanë bërë një lëvizje të fuqishme që do të ndikojë gjatë te shenjat.

Plutoni i cili simbolizon ndryshimin, metamorfozën dhe rilindjen, është zhvendosur në Ujor ku do të qëndrojë për 20 vjet.

Meri Shehu është e ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të shpjeguar se çfarë do të ndodhë me këtë lëvizje planetare dhe cili është kuptimi i saj.

 

Meri Shehu: Planeti i jetës dhe i vdekjes, planeti i rilindjes, i rigjenerimit, planeti karmik që sjell ngjarje të fuqishme pak në mënyrë dramatike dhe ekstreme për të vendosur fatin,

në thonjëza duket si i keq,por nëse nuk e bën në mënyrë të fortë, ekstreme dhe të fuqishme, nuk i sjell dot ndryshimet e mëdha, që të ketë këtë ndikim karmik te njerëzit dhe që ata të marrin një mesazh të fuqishëm, kjo është pak a shumë tendenca.

Hera e fundit që ka qenë Plutoni në Ujor ka qenë në vitin 1700, përkon me krijimin e SHBA-ve, trajektorja e tij rreth diellit është 248 vjet prandaj rri 20 e ca vjet në shenjë. Do të rrijë në shenjën e Ujorit deri në 2043.

Rudina Magjistari: Si ndikon për Shqipërinë në këto 20 vite?

Meri Shehu: Ai ndikon në reforma botërore, kozmike, duke qenë se është në shenjën e Ujorit, shenjën e tretë të ajrit, ka të bëjë me njerëzimin, me ndryshimin e sistemeve,

hierarkisë së sistemeve pushtetare që kanë ndodhur gjatë shekujve, me liritë dhe të drejtat e njeriut, idetë reformatore,

dhënien e të drejtave, ka të bëjë me teknologjinë, shkencën, reformimet e mëdha të ligjeve për njerëzimin dhe progresin. Shumë sisteme hierarkike në poltiikë ose pushtete do të ndryshojnë gjatë kësaj periudhe, por në mënyrë pak dramatike./tvklan.al

 

“Mos ma merrni shkëlqimin” Parashqevia befason me daljen e fundit (Video)

0

Biznesmeni Elton Ilirjani vazhon me mbështetjen e madhe për Parashqevi Simakun.

I vendosur për të ‘rregulluar’ imazhin e ikonës shqiptare pas pamjeve të fundit virale të saj në SHBA,

Eltoni publikon shpesh foto dhe video të ndryshme të Parashqevisë në Instagram — nga suksesi i saj i dikurshëm, deri te përmirësimi i gjendjes së saj shëndetësore dita-ditës.

Sot, ai ka publikuar një tjetër video të Parashqevi Simakut, e cila me buzëqeshjen e rikthyer, shfaqet duke kënduar “Ju lutem mos ma merrni shkëlqimin”.

“Ti je shkëlqimi im. Shkëlqimi im i vetëm.

Ti më bën të lumtur. Kur qiejt janë gri. Nuk do ta dish kurrë, i dashur. Sa shume të dua. Ju lutem mos ma merrni shkëlqimin”, këndon ikona e shqipërisë, duke emocionuar mbështetësit e saj.

Video:

Tension mes artisteve? Reagimet e këngëtareve thonë gjithçka! Si u prish shoqëria e Elvanes me Jonida Maliqin… PRAPASKENAT!

0

Një krisje duke se ka ndodhur në miqësinë e vjetër mes Elvana Gjatës dhe Jonida Maliqit.

Elvana Gjata garoi në Fest 63 me këngën “Karnava” dhe u rendit e 3-ta nga kolegia e saj Jonida Maliqi.

Por, mimikat e të dyja këngëtareve pas votimit duke se treguan për marrëdhënien e tensionuar mes artisteve.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që vihet re një tension mes dy këngëtareve të famshme.

Gjithashtu Jonida Maliqi shprehur hapur mbështetjen për Arilena Arën dhe pjesmarrjen e saj në Eurovizion, pasi kjo e fundit mundi në Fest ‘58 këngëtaren Elvana Gjata, e cila u rendit në vendin e dytë.

“Nuk bëj qoka zakonisht ashtu siç bëjnë shumë kolegët e mi të cilët çdokush që nxjerrë një material muzikor duhet ta publikoj, madje ndonjëherë kur më kërkojnë ta promovoj nuk e bëj këtë gjë nëse nuk më pëlqen. Arilena duhet marrë në konsideratë që është një vajzë 21-vjeçare me një potencial të jashtëzakonshëm. Për mua një talent i tillë lind 1 në 1 milion”, u shpreh Jonida Maliqi në atë kohë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy këngëtareve që raporti i tyre është prishur, por kujtojmë që dyshja ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën.

Si Jonida Maliqi, ashtu edhe Elvana Gjata ftonin njëra-tjetrën në festat e organizuara për ditëlindjet e tyra.

“Per mua do te mbetesh perhere e vogla e embla e talentuara qe fale mbeshtetjes se familjes tende te mrekullueshme dhe pasionit te madh e punes se devotshme ke arritur majat e karrieres si artiste e mirefillte”, shkruante Jonida në një postim.

Gjithashtu Jonida ka qenë e pranishme edhe në koncerte të koleges së saj, si edhe nuk mungonin foto së bashku në rrjetet sociale, të cilat prej disa vitesh nuk postohen më.

Jupiterit retrogradë te Binjakët, shenjat më të prekura: Koha për të mësuar kush është vërtetë pranë jush!

0

Të hënën, Hëna në Peshore formon një aspekt harmonik tresh ndaj Jupiterit te Binjakët.

Sipas astrologëve, kjo është me të vërtetë një kohë magjike për marrëdhëniet e çdo shenje .

Ky rreshtim krijon atmosferën ideale për biseda të thella, të sinqerta, por edhe momente të shkujdesura.

Nëse doni të shprehni diçka, sot është një ditë e mirë për të ndarë mendimet tuaja me të tjerët.

Dashi
Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për të parë thellë marrëdhëniet, është tani. Lejojeni veten të zhyteni në kompleksitetin e lidhjeve tuaja, duke shqyrtuar si lidhjet emocionale ashtu edhe shkëmbimet intelektuale që i përcaktojnë ato.

Le të jetë kjo një kohë e vetë-eksplorimit të ndershëm ku mund të imagjinoni të ardhmen e marrëdhënieve tuaja me qartësi dhe optimizëm, të udhëhequr nga energjitë dinamike në favorin tuaj.

Peshorja
Ju tashmë keni zgjedhur fatin tuaj. Lërini të shkuarën, detyrimet dhe mendimet që nuk ju shërbejnë për të mirën tuaj.

Lëshoni lidhjet që ju lidhin me pritshmëritë e vjetruara dhe versionet e kaluara të vetvetes. Ky kurim i ndërgjegjshëm i rrethit tuaj të brendshëm do t’ju fuqizojë për të lundruar në udhëtimin tuaj me autenticitet, duke siguruar që fati juaj do të jetë i mahnitshëm dhe i ndarë me ata që me të vërtetë duan të jenë pranë jush.

Ujori
Ndërsa vendosni të hapni mendjen dhe sytë ndaj botës, shikoni se si ata përreth jush përballen me sfidat dhe të panjohurën. Kush lulëzon në vështirësi dhe kush rilind në shkretëtirë? Ndërsa dilni në botë, merrni me vete rrethin tuaj të brendshëm në udhëtim. Shikoni se si ata përballen me sfidat e së panjohurës, vini re se kush lulëzon në shkretëtirë dhe kush mund të lëkundet nën peshën e pasigurisë. Kjo është një kohë për të parë qartë se kush është me të vërtetë pranë jush, kush mund t’ju mbështesë dhe të rritet me ju dhe kush mund të mos jetë i përshtatshëm për të ardhmen

“Jam i uritur të shoh trup femre…”, G Bani i ngul sytë Valbonës teksa ajo bën dush!

0

Ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”.

 

Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

 

Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

Një situatv e sikletshme ka ndodhur pak më parë në shtëpi mes Valbonës dhe G Banit. Teksa Valbona dhe Livia po bënin dush, G Bani afrohet shumë afër dhe i ngul sytë Valbonës, gjë që asaj nuk i pëlqeu aspak dhe i thotë të largohet.

G Bani: Nuk iki du të shoh
Valbona: Po po lahem
G Bani: Po ca po të bëj po të prek? Dua të të shoh
Valbona: Laert do më ndihmosh pak
G Bani: Jo more, pse ky është formati i lojës.. Ca po të bëj po të kafshoj? Po të ha?
Valbona: O G Bani a ka mundësi se po më bën të ndihem keq
G Bani: Jam i uritur të shoh trupin e femrës

G Bani: Të më kishte thënë po më bezdis, po mënyra sesi e thotë nuk iki. Është format i tillë që edhe të të shikojë dikush duke u larë. Unë kam ardhur të shoh vajzat, jo të flas me ty.

 

Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata merr vendimin drastik

0

Pasi nuk arriti të përfaqësonte vendin në Eurovizion këtë vit, këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka ndërmarrë një vendim surprizë.

Pas ngjarjes, duket se ajo ka vendosur të fshijë çdo postim nga rrjetet e saj sociale që ka lidhje me Festivalin e Këngës dhe këngën e saj “Karnaval”, e cila u prezantua gjatë këtij festivali.

Në Instagramin e saj zyrtar, postimi më i fundit i Elvanës daton më 31 tetor 2024,

dhe kënga “Karnaval” mund të gjendet vetëm në platformën YouTube, duke u larguar kështu nga ndërveprimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale përmes festivalit.

Kjo është hera e dytë që Elvana konkuroi në Festivalin e Këngës dhe nuk arriti të fitonte.

Grupi “Shkodra Elektronike” u shpall fitues dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ata morën 143 pikë, ndërsa Elvana Gjata arriti të siguronte vetëm 135 pikë.

Elvana Gjata merr vendimin e papritur pasi nuk u shpall fituese e “Fest 63”

0

Këngëtarja Elvana Gjata fitoi çmimin e dytë në edicionin e funditt të Festivalit të Këngës me këngën e saj “Karnaval”, por mesa duket kjo gjë nuk është pritur mirë nga artistja.

Së fundmi ajo ka hequr nga rrjeti social Instagram, çdo postim që kishte bërë për pjesë marrjen e saj në edicionin e 63-të Festivalit të Këngës.

Edhe gjatë fjalës së saj të mbajtur në Festival, ajo u shpreh se jeta e ka mësuar që edhe nëse bie 10 herë, 11 do të ngrihet.

“Mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem”, tha ajo.

Kujtojmë që ky edicion u fitua nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.