HomeShowBiziNipi do shkojë pranë Parashqevi Simakut, vëllai i këngëtares: Nuk më intereson...

Nipi do shkojë pranë Parashqevi Simakut, vëllai i këngëtares: Nuk më intereson çfarë flitet për…

Vëllai i këngëtares Parashqevi Simaku, Arben Simaku, është i emocionuar dhe mirënjohës që më në fund, pas disa vitesh, ka rikontaktuar motrën e tij.


Në një intervistë për “Top Story”, Arben Simaku u shpreh se me gjetjen e motrës, është plotësuar amaneti i nënës, që u nda nga jeta dy vite më parë.

Ndërkohë, ai falenderoi biznesmenin Elton Ilirjani, që po kujdeset për Parashqevinë.

“E falenderoj që po ma bën motrën të lumtur, këto të tjerat nuk më interesojnë fare, çfarë flitet dhe çfarë nuk flitet.

Unë nuk do shkoj, por do dërgoj djalin, djali ishte atje edhe për ta kërkuar.

Ka dy javë që ka ardhur nga Amerika, unë ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë. Ajo e ka dashur shumë djalin”.

Mes emocionesh, ai kujton kohët me motrën. “Ajo më fërkonte duart dhe këmbët me një dashuri dhe një respekt të jashtëzakonshëm”, u shpreh i përlotur Arben Simaku.

TË FUNDIT