Kantautori Pirro Çako shkaktoi një zemërim të madh te publiku dy ditë më parë, pas vendimit për të fshirë nga YouTube këngën e Parashqevi Simakut, “E duam lumturinë”.
Kënga, e cila ishte e publikuar nga një llogari jozyrtare, u fshi dhe më pas u ripostua në llogarinë e Pirros — veprim që vjen pasi këngëtarja ka marrë një vëmendje të madhe në rrjet.
Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Elton Ilirjani, i cili po kujdeset për Parashqevi Simakun.
Në një deklaratë, ai ka sqaruar se këngëtarja e respekton dhe flet me pozitivitet për Pirro Çakon dhe të atin e tij, artistin e madh Gaqo Çako.
Ai ka kërkuar që emri i kantautorit të mos keqpërdoret:
“Ju lutemi mos abuzoni me emrin e Pirro Çakos! Kërkesë e Parashqevisë! Ajo e respekton Pirron dhe e kujton me mall atë dhe babain e tij, Gaqo Çakon!”