Një ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” gazetarja e njohur,
Jonida Aliçkolli, e cila komentoi emrat e përfolur për të qenë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
Jonida ishte ulur në vendin e moderatores së emisionit, Enxhi Nasufi, e cila dje nuk ishte e pranishme.
Aliçkolli u shpreh se emri i moderatores është përmendur në një listë që po qarkullon në rrjet me banorët e mundshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Unë po bëj të gjitha hipotezat e mundshme me emrat që po qarkullojnë në rrjet”, tha ajo.