Pas ndarjes së bujshme të Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, një çift i dashur për publikun,
artistja foli për herë të parë në një intervistë emocionuese, duke ndarë ndjenjat e saj të sinqerta dhe reflektimet mbi këtë kapitull të jetës.
E përlotur, Enada pranoi se ende ruan ndjenja për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ndan edhe një djalë.
Ajo u shpreh hapur, duke theksuar se mohimi i këtyre ndjenjave do të ishte një gënjeshtër, jo vetëm ndaj të tjerëve, por edhe ndaj vetes.
“Unë nuk mund të them që jam e çliruar totalisht nga ndjenja. Do gënjeja veten dhe të gjithë ata që më njohin.
Nuk është e lehtë për mua… Brenda meje ka ndjenja, ka por siç e thash tashmë duhet të respektoj veten më shumë se kurrë!
Sido që të shkojë jeta ime unë jam e lumtur për atë çfarë kam përjetuar, për vërtetësinë e gjithçkaje që unë kam dhënë, për gjithë jetën që kam jetuar”.