Hometvshow“Kur të dalësh, takohemi…”- G-Bani kërc*non me jetë Gjestin? PRITET TE MERR...

“Kur të dalësh, takohemi…”- G-Bani kërc*non me jetë Gjestin? PRITET TE MERR…

G-Bani dhe Gjesti janë dy nga banorët më të spikatur të këtij

 

 

edicioni të katërt të “Big Brother VIP 4”. Debatet mes tyre kanë qenë të shumta dhe të forta, ku nuk kanë munguar ofendimet.

Dy këngëtarët kanë patur një debat të ashpër mbrëmjen e djeshme, por edhe sot nisi një sherr mes tyre.

Konflikti, i cili nisi që në orët e para të mëngjesit, ka vijuar gjatë gjithë ditës dhe ka arritur “kulmin” pak minuta më parë, kur G-Bani është afruar në shtratin ku po qëndronin Egli dhe Gjesti, duke hedhur akuza dhe provokime.

Përmes një grumbullimi emocionale, G-Bani ka vazhduar të kundërshtojë, ndërsa Gjesti ka reaguar me kundërpërgjigje. Nga ana tjetër, Egli ka insistuar vazhdimisht që të mos reagonte dhe të mbante një qëndrim të ftohtë ndaj përplasjes që po zhvillohej përreth tij.

Pikën kulminante të debatit e shënoi një moment, kur G-Bani, duke mbajtur qëndrimin e tij, i tha Gjesti se:

“Do të vijë dita që do të dalësh nga shtëpia, nuk do të rrish gjithë jetës këtu… kur të dalësh takohemi”.

Ky koment ka krijuar edhe më shumë tensionin në shtëpi, ndërsa përgjigjja e Gjesti ishte një miratim i qetë, i cili tha se “nuk kishte problem” dhe se mund të ndodhte kur të donte G-Bani.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e sotme “Vëllai i Madh” do të komunikojë masat që do të merren për banorët të cilët kanë bullizuar dhe bërë sjellje të pahijshme.

TË FUNDIT