Katër banorë të “Big Brother VIP 4”, Klajdi, G-Bani,
Gjesti dhe Rozana, ndodhen të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë pas një penalizimi nga Vëllai i Madh
për thyerje të rregullave. Gjatë kësaj kohe në dhomën e izolimit,
Klajdi ka vendosur të tregojë një anë më personale të tij, duke u hapur me Rozanën, pavarësisht debateve të ashpra që kanë pasur më parë.
Teksa bisedonin, këngëtari i ka zbuluar Rozanës një detaj të panjohur për të kaluarën e tij sentimentale. Ai ka rrëfyer se ka pasur ndjenja për këngëtaren e njohur Elvana Gjata gjatë kohës kur të dy merrnin pjesë në spektaklin “Ethet”.
5
“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën. Kur ishim tek ‘Ethet’, kalonim shumë kohë bashkë në prova dhe këndonim bashkë. Në atë periudhë ndjeva diçka për të”, ka treguar Klajdi.