HomeKëshilla ShëndetiInfeksionet e veshit të mesëm, mjeku popullor Ylli Merja: Kujdes! Pasojat nga...

Infeksionet e veshit të mesëm, mjeku popullor Ylli Merja: Kujdes! Pasojat nga mosmjekimi të rënda, ja rreziqet që i kanosen shëndetit nga…

Mjeku popullor Ylli Merja tregoi më tepër për infeksionet e veshit të mesit.

Sipas tij këto infeksione mund të ndodhin për shumë arsye, sidomos nëse gjejnë kushte të përshtatshme.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në rubrikën ‘’ Bima dhe Shëndeti’’ mjeku popullor Ylli Merja tregoi më tepër për infeksionet e veshit të mesit. Sipas tij këto infeksione mund të ndodhin për shumë arsye, sidomos nëse gjejnë kushte të përshtatshme si lagështira dhe temperatura e lartë.

“Ku mund të infektohet veshi i mesit? Kur vijnë grimca të ndryshme të cilat këtu tek daullja ngjiten,përplasen dhe e irritojnë këtë diafragmën. Organizmi prodhon dyllin që të zbuti këtë përplasje valësh dhe që kjo mos të bëhet shumë e fortë që të mos irritohet truri.

Mund të na ndodh që ky dylli të jetë plotësisht i infektuar dhe duhet të pastrohet që membrane të jetë e pastër.

Ndërsa e veshit të mesëm nuk lidhet me atë të veshit të jashtëm por është një tubë nga hunda në drejtim të veshit, i cili nëse na sjell bakterie brenda ato detyrimisht gjejnë një temperaturë të përshtatshme për tu zhvilluar. Ato duan të kenë lagështirë, temperaturë të lartë” u shpreh ai.

Mjeku alternativ tregoi edhe simptomat kryesore të cilat tregojnë se një person mund të vuajë nga infeksioni i veshit të mesit, ndërsa theksoi sidomos këto simptoma për fëmijët e vegjël, ku kryesore për ta për të kuptuar menjëherë infeksionin është sinjali që jep vetëm fëmija duke vendosur dorën shpesh herë në njërën anë të kokës.

“Nëse një fëmijë e con dorën tek veshi, ta jap sinjalin. Jep dhimbje koke, jep një temperaturë nëse është bakteriale temperatura do të jetë mbi 38 gradë, dora e fëmijës shkon shpesh tek veshi, I cili ëshë i nxehur . Nëse është virale temperatura është 37 38 gradë Celsius. Viralja brenda 3-4 ditësh mund të qëndrojë në këto temperatura ndërsa bakterialja mbas ditës së katërt fillon që të rritet. Të tjera simptoma që jep janë dhimbje koke, marramendje, anoreksi sidomos tek fëmijët”theksoi ai.

Megjithatë sipas tij, çdo person që vuan shpesh herë nga infeksioni i veshit të mesit, duhet të tregojë kujdes të shtuar, pasi moskurimi i tij në kohë mund të çojë në rreziqe të tjera të shëndetit të personit.

Nëse bëhet kronik, tufat e nervave që janë si fijet e flokëve por shumë më të holla, cdo fije nervi ka një funksion, nëse nuk e kurojmë mund të presim rënie të dëgjimit, kemi infeksion ose çarje të daulles së veshit, kjo bëhet shkak për një dëmtim mekanik. Duhet të tregojmë kujdes me kruarjen me sende të forta, më e mira që e qetëson është lagia e tamponit me pak propolis me rigon dhe i bëjmë një lyerje kanalit të veshit” tha më tej ai.

SHENIM: Cdo i semure ka vecorite e tij, ndaj per cdo semundje duhet gjithnje keshillimi me mjeket. Ky artikull nuk mund te perdoret per te sygjeruar nje terapi./Shqiptarja.com

TË FUNDIT