HomeShowBiziHerjon Mustafaraj rrëfen takimin me Parashqevi Simakun në New York: Të pastrehët...

Herjon Mustafaraj rrëfen takimin me Parashqevi Simakun në New York: Të pastrehët e thërrisnin “Mama…

Aktori Herjon Mustafaraj ka ndarë një histori prekëse për takimin e tij me Parashqevi Simakun në stacionin e trenit, ku tha se të pastrehët e thërrisnin “Mama Vivi” për shkak të mirësisë dhe kujdesit që ajo u tregonte atyre.

Ai përshkroi se Parashqevia kishte kaluar në një situatë të vështirë dhe jetonte si e pastrehë, duke fjetur mbi trasa.

 

“Kishim dy muaj që po bënim plane pyesnim, njerëzit na tregonin ku e kishin parë. Videoja më ra në dorë paërpara se të bëhej virale.

Parashqevia ishte një diva dhe ta fusësh veten në një askush, ajo kishte peliçot dhe fustanet më të mira që në ’90. Ajo kishte disa trasa mbi të cilat flinte vetë. Nuk ishte puna nëse do të vinte me mua apo jo.

Ajo ishte mamaja e të gjithë homles, ajo kishte gjetur shtëpinë. Ajo ishte e shpëtuar atje. “Mama Vivi” kështu e thërrisnin. Më tregoi atë që ka përjetuar. Mendoja se si ka mundësi që kjo diva jonë të bëhet askushi dhe të ketë një fuqi aq të madhe.

Kjo më çuditi në konceptin dhe forcën që kishte fituar Parashqevia. Ajo priste ende të takonte avokatin që më pas të shihte djalin e saj, me idenë që kanë kaluar vetëm dy ditë, por në fakt kanë kaluar 18 vite dhe djali i saj është i lirë. Për ironi të fatit, ajo i këndoi nënave përpara se të bëhej nënë, dhe i ndodhi ajo që e ka shprehur në këngë”, u shpreh Mustafaraj.

TË FUNDIT