Elton Ilirjani ka dhënë një lajm të bukur këtë pasdite,
teksa bën me dije se këngëtarja e madhe Parashqevi Simaku ka komunikuar me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin përmes një video-konference.
Postimin ai e ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa një ditë më parë njoftonte se kishte rënë në kontakt me të birin e këngëtares, dhe se po mundohej që ata të kishin një komunikim.
Ai tregoi se këngëtarja kishte 8 vite që priste ta takonte dhe të komunikonte me të birin.