Një debat ka agravuar mes Egli Takos dhe G-Banit në “Big Brother VIP 4”
pasi ky i fundit nuk e ka lejuar këngëtaren të dali në oborr dhe i ka mbyllur derën.
Dy banorët kanë shpërthyer ndaj njëri-tjetrit me tone të larta duke mbledhur përreth dhe gjithë konkurrentët e tjerë të cilët janë munduar të qetësojnë situatën.
“Je dyfytyrëshe, je hipokrite”, i është drejtuar G-Bani Eglit duke mos pranuar pretendimin e ngritur nga banorja se nuk e la të dilte jashtë.
“Ma ka dhënë truri dua të dal jashtë të marr ajër dhe ti më bllokon derën, kush je ti”, i tha banorja këngëtarit.
Pas këtij momenti Egli ka shpërthyer në të qara dhe është shprehur e prekur ndaj fjalëve që i ka thënë G Bani e ndërsa ky i fundit është përgjigjur duke i thënë: “je duke gënjyer vetëm viktimizohesh.”
Pak më vonë G-Bani ia ka treguar situatën sesi ndodhi Gertës, dhe e ka quajtur Eglin servile të Gjestit, e cila do të përfitojë nga fama e tij.
“Çohet Egli dhe më thotë dua të dal jashtë, pse? Sepse është servile ndaj Gjestit, do pak nga fama e Gjestit se është i famshëm Gjesti do famë Egli”, u shpreh ai.