HometvshowE kërc*nojnë për shkak të “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani: Kam 7...

E kërc*nojnë për shkak të “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani: Kam 7 ditë që s*lmohem…

Juristja Eni Çobani, e cila prej vitesh zhvillon rubrikën “Shihemi në Gjyq”,

 

 

e shqetësuar ka paralajmëruar komentuesit që i dërgojnë mesazhe fyese dhe kërcënuese se do i çojë në gjyq.

Ajo deklaron se ka marrë kërcënime nga mbesa e një zonje që ka qenë e ftuar në seancë publike pajtimi, në rrjetet e saj sociale për një javë rresht.

Eni Çobani: Ka ndodhur një emision në javën e kaluar me z. Llambi Plaku. Kam 7 ditë dhe 7 net që sulmohem në rrjetet e mia sociale nga një zonjë dhe unë tani meqenëse ajo zonjë ka dalë

publikisht sepse rrjeti social është publik, Laureta Rugaja, mbesa e zonjës që ka qenë këtu me Llambin, i bëj thirrje: Lauretë e dashur, nuk të lejoj as ty dhe askënd që në rrjetet e mia sociale të fyeni,

të shantazhoni, të thoni fjalë të pavërteta që s’janë përmendur jo në emision, por as në takimet private me çiftin që kanë qenë prezent, por jeni të ftuar, sikundër të gjithë shqiptarët, të vini dhe të përballeni.

 

Nëse je kaq e zonja dhe Llambi Plaku ka gënjyer dhe ka thënë gjëra të pavërteta, zonjë, ja ku është sheshi, ja ku është mejdani,

 

ja ku është Klani, ja ku është dhe Eni Çobani dhe unë të pres dhe në rrjetet sociale, do të bllokohesh që sot e në vazhdim dhe po të them edhe një gjë tjetër, të gjithë ju që jeni të zotë pas shkronjave

që shkruani dhe kujtoni që intimidoni mua në radhë të parë dhe njerëzit që vijnë në këto emisione, do t’ju përgjigjem ligjërisht duke filluar me kallëzim penal për shpifje për të tërë ata të cilët guxojnë të prekin integritetin e rubrikës, të emisionit, të televizionit dhe të protagonistëve që vijnë në këtë sallë. Kështu që si privatisht, si publikisht, jeni të ftuar të vini tek unë,

jo të fyeni dhe shantazhoni personazhet dhe protagonistët e emisionit “Shihemi në Gjyq”.

Laureta, e fillova me ty, do të vazhdoj çdo javë me emrat e atyre njerëzve që lexoj, të atyre adresave që shkruajnë në faqen time. Bëni kujdes, rrjetet sociale janë prova dhe fakte për prokurorinë dhe gjykatën.

TË FUNDIT