Aleksandër Varfaj i njohur për publikun shqiptar si ish-bashkëshorti i
Rudina Dembacaj ka përfunduar orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e traumës, bën me dije ilirianews.al.
Varfaj është paraqitur në ambjentet e spitalit i dhunuar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë.
Kujtojmë se prej vitesh tashmë, Aleksi dhe ish-bashkëshotja e tij, Rudina Dembacaj janë në konflikt pas divorcit dhe janë përballur edhe në dyert e gjykatës.
Nuk dihet nëse konflikti i divorcit ka lidhje me dhunimin e Aleksandër Varfaj./ilirianews.al