HomeShowBiziÇifti Briseida e Jori nxjerrin bllof produksionin e Big Brother: Turp i...

Çifti Briseida e Jori nxjerrin bllof produksionin e Big Brother: Turp i madh, mos votoni sepse…

Çifti Briseida dhe Jori nuk arritën që të bëhen pjesë e shtëpisë së VIP-ave.

Ata qëndruan për katër ditë në shtëpinë e xhuxhave në formatin e Big Brother Vip, mirëpo me votat e publikut nuk arritën që të futen te shtëpia e madhe ku janë të gjithë personazhet e njohur.

Por, sipas çiftit ky vendim është marrë nga produksioni dhe jo nga publiku. Madje, Briseida dhe Jori i kanë bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë, pasi në fund të çdo televotimi shpëton apo eleminohet ai që produksioni dëshiron.

“Jemi të gëzuar që shkuam. Me pak fjalë nuk kishte lidhje realiteti me çfarë shihje në TV.

Është një turp i madh sepse nuk ishin votat e publikut që vendosnin. Pra mos votoni, mos harxhoni lekët kot.

Është kshu hajde fli gjumë, kur të thërret produksioni të mëson çfarë do thuash, dil aty çfarë do produksioni dhe kaq fitove. Shumë padrejtësira, pa fund megjithatë populli është shumë i zgjuar, e kupton jam e sigurt edhe ne donim ta kishim këtë eksperiencë ja arritëm.

Aty brenda ishte inskenim, na përgatisnin, të bënim sikur ishim budallenj”, thanë Briseida dhe Jori, teksa më tej falenderuan të gjithë ata që i mbështetën në këtë eksperiencë që zgjati shumë pak!”.

TË FUNDIT