Gjesti e ka nisur ditën e sotme me energji pozitive,
por mjafton që ai të thotë një fjalë dhe disa prej banorëve t’ia përdorin.
Teksa ndodhej jashtë me disa prej tyre, Gjesti shprehet se ‘do të kapë dashnore në Big Brother VIP 4’. Ai e kishte për të dashur pasi sipas tij kështu thuhet në Kosovë.
Por banorët po i shpjegonin se në Shqipëri fjala ‘dashnore’ nuk ka konotacion të mirë.
Egli në një moment teksa ishte e ulur së bashku me Livian dhe Gjestin te shkallët afër pishinës i shpjegoi se çfarë do të thotë fjala ‘dashnore’.
“Kështu i ka thënë Aldos se më tha para”, tha Egli duke qeshur, e më pas shton: “Por kështu po i thonë në Kosovë”.
Kur Gjesti ça kuptimi ka, Egli i përgjigjet: “Dashnore është kur ti je i martuar edhe ke një tjetër”.
Më pas Gjesti u drejtohet banorëve që po i përdorin fjalë ‘dashnore’:
“Shumë të dobët jeni, u sa të dobët. Hajde më të gjallë, a nuk po keni tjetër gjë? Unë e kam Eglin dashnore, ça po do? A je i kënaqur? Faleminderit. Natën e mirë”.
Ndërkohë Egli që ishte me Livian në një cep tjetër të oborrit, vetëm qesh, nuk reagon për fjalët që Gjesti u thotë Aldos dhe G-Banit.
Kujtojmë se mbrëmë teksa Egli e pyeti nëse ka pëlqim për të, Gjesti iu përgjigj ‘jo’. Më pas banorja i tha se që nga ai moment e shikonte atë ‘si vëllaçko’.