HometvshowBefasuese/ Ja çfarë thosht Valbona për Big Brotherin, nuk do ta besoni...

Befasuese/ Ja çfarë thosht Valbona për Big Brotherin, nuk do ta besoni…

Valbona përshëndetje! Si i ke kaluar këto ditë pushimi?

 

I kam kaluar shumë bukur, në fakt unë sapo jam kthyer nga pushimet nuk ka më shumë se 1 javë, siç duket jam edhe e nxirë. Jam veshur me të bardha për të treguar se unë kam pushuar. I kam kaluar me familjen pushimet e mia në fillim të korrikut dhe ku ka më bukur se sa të kalosh kohë, po kohë alamet kohe me familjarët që të mos shkëputesh një moment. Dhe besoj kam kompesuar gjithë kohën e humbur gjatë një sezoni të gjatë dhe të shkurtër njëkohësisht në projektin tim të fundit që kisha angazhim në televizion.

Cila është gjëja më e bukur që të ka ndodhur këto ditë?

-Në fakt më kanë ndodhur shumë gjëra të bukura këto ditët e fundit, si kundër se më parë kanë ndodhur dhe gjëra të trishtueshme. Nuk po i them më mirë po i mbaj se kam frikë se më kap syri.

Lajmi më i bukur që ke marrë?

Janë ofertat e fundit që kam pasur.

Po ai më pak i bukur?

-Disa thashetheme.

Si reagon ndaj thashethemeve?

Më parë i kam patur problem sepse i përjetoja, i mbaja shumë afër vetes sime, por tani reagoj mirë, qesh edhe them “ou edhe këtë e paskan thënë?!” Disa thashetheme të fundit janë me kolegun tim që kam pasur përkrah gjatë një sezoni, disa na bëjnë të martuar, disa na bëjnë shok dhe shoqe, disa thonë që ata të dy nuk kanë shkuar kurrë mirë bashkë, disa thonë që nuk flasin, disa thonë që urrehen ia bëjnë njëri-tjetrit, por e vërteta është gjë tjetër.

Largimi yt dhe i kolegut tënd nga programi i mëngjesit në RTSH bëri jo pak bujë. Cila është e vërteta, si ndodhi në të vërtetë ky largim?

Largimi im dhe i Ermalit nga ai projekt erdhi i papritur, unë kam marrë kohën e duhur dhe të mjaftueshme, nuk kam reaguar deri në këto momente dhe kjo intervistë nuk është për qëllim për të reaguar. Duke qenë se jemi bashkë sot si dy mikesha, po e konsumojmë këtë kafe dhe po e ndajmë paksa. Unë kam pushuar kam marrë kohën time, nuk kam reaguar, jam prononcuar vetëm në një status timin në Instagram, aty ku unë kam kërkuar një ndjesë publike dhe kam thënë që le të jetë linçimi im mediatik në televizionet shqiptare. Dhe padiskutim ata të cilët e hedhin gurin të parët janë ata të cilët gjithmonë mëkatojnë më shumë. Megjithatë largimi im dhe i Ermalit, të paktën unë flas për veten time nga hulumtimet e mia, nga kontaktet e mia dhe nga koha e të arsyetuarit dhe bisedimet që kam pasur. Më vjen shumë keq dhe ndihem shumë e pikëlluar sepse sërish në këtë vit ky largim ka qenë dirigjim politik. Edhe të flasim në këtë kohë edhe të jesh e pushuar nga puna për dirigjim politik, kjo më bën të ndihem keq. Edhe pse unë më parë nga eksperiencat e mia televizive jam në vitin e 9-të kanë qenë gjithmonë media të cilat cilësohen ose hamendësohen që janë media të majta. Unë i falënderoj shumë sepse gjithmonë më kanë vlerësuar për atë çka unë di të bëj, për atë çka unë kam investuar që në moshë të vogël fare. Kanë vlerësuar profesionalizmin tim dhe më kanë dhënë një dorë të madhe, ama në këtë rast në shtet dirigjimi politik ishte i paevitueshëm.

Në këtë zhurmën e ndodhur a pati njerëz që të zhgënjyen, që nuk të përkrahën?

Jo në fakt nuk jam zhgënjyer absolutisht, kam pasur shumë mbështetje, në fakt isha shumë kurioze të prisja mos më vinte ndonjë mesazh privat. Herë-herë thosha t’i hap, t’i shoh çfarë kanë shkruar, sidomos më javën e parë mua në Instagramin tim, në Facebook apo në numrin tim celular nuk më ka ardhur asnjë mesazh deri tani. Por në Instagram 2 mesazhe me adresë fake, ishte vetëm një pyetje po si nuk e di ti historinë. Dhe doja t’i thosha historinë e kujt more djalë ose vajzë se nuk e di kush fshihesh nga mbrapa. Vetëm 2 mesazhe më kanë ardhur, nuk e di kush ka qenë. Ndoshta do ketë qenë koleg, shok shoqe ose ndonjë smirush, smirushe ose ndonjë i panjohur për mua, por vetëm dy mesazhe. Dhe unë gjej rastin pasi kjo është intervista ime e parë që po e cek edhe u zgjata paksa në këtë pjesë, t’i falënderoj nga zemra ata të cilët më kanë ndjekur në këtë projekt i cili për mua edhe për kolegun tim ka qenë një projekt i bërë me shumë dashuri. Një projekt që statistikat edhe shifrat flasin vetë që në startin e tij edhe deri në momentin që ne jemi larguar që nuk jemi më pjesë e atij projekti ka qenë në familjet shqiptare.

Shumë shpejt vjen dhe sezoni i ri televiziv, ke patur oferta?

Po unë kam pasur oferta pune, do të jem në sezonin e ri në një televizion dhe do të jem me publikun tim të dashur që kam përshtypjen mezi pret të më shohë, të paktën edhe nga pyetjet që më bëjnë herë pas here kur më takojnë. Por edhe në pyetësorët e mia që bëj herë pas here në Instagram.

Ekskluzive/ Valbona Mhilli nuk e mendonte hyrjen në BBV: Nuk e bëj

Cili është programi shqiptar që ke ëndërr të moderosh?

Nuk është se kam ndonjë ëndërr me thënë të drejtën, ajo çka unë premtoj dhe do të kem gjithmonë është që do të jem përkrah publikut në ato temat e ndjeshme sociale ekonomike, për t’ju ardhur në ndihmë qoftë me informacione, në mënyrën si ata mund të zgjidhin një problem. Kështu që ndoshta pse jo mund të jetë edhe në këtë sezon që vjen. Ndoshta një tematikë e tillë, por megjithatë do t’ia lëmë kohës.

E sheh veten si një banore në “Big Brother VIP”?

Mendova se ku do më dërgoje të jetoja, mendova se do më dërgoje andej nga kam bërë lapsusin dhe do më prisnin mirë jam e sigurt për këtë. Kurrë mos thuaj kurrë, momentalisht unë nuk është se kam patur ftesë për të qenë pjesë e këtij produksioni. Paçka se është një produksion shumë i suksesshëm. Nëse do më pyesje ‘Bonë më thuaj të vërtetën a do doje të ishe?’, jo nuk e bëj dot, sepse unë jam shumë e lidhur me familjen, edhe unë nuk rri dot larg familjes pa e ditur se si janë, pa e ditur që çfarë po bëjnë, pa i përqafuar, pa i puthur, ndoshta unë kam ndryshuar shumë që kur kam humbur babin dhe lidhja ime me familjen është bërë çdo ditë e më shumë akoma më e ngushtë. Nëse më përpara unë shpenzoja kohën time në diçka tjetër, tani e gjithë koha ime i është përkushtuar familjes, kështu që ‘jo nuk do e bëja dot’.

Valbona dimë që babai yt i ndjerë ka lënë një mision në mes që e ke vazhduar ti më pas. Çfarë është ky mision dhe a e ke çuar ti deri në fund?

Ikja e babait tim ishte e papritur dhe ishte aty ku mua mu shemb qielli e më ra në kokë. Babai im ka lënë shumë punë në mes dhe një ndër punët përpara se ai të ndahej nga jeta. Normalisht unë rrjedh nga një familje e thjeshtë. nga një familje modeste, im atë ka punuar gjithë jetën që ne të mos na mungonte asgjë. Duke sakrifikuar dhe duke punuar në një profesion shumë të vështirë. Babai im 15 vitet e fundit të tij ka punuar në institucionin e Drejtorisë së Burgjeve ka qenë komisar dhe meqenë se ne ishim rritur i ishim bërë krah, etj., etj., ai donte të rindërtonte shtëpinë tonë ku ne ishim rritur. Ditët e fundit kishte filluar me ato përgatitjet që të sistemonte vendin, të krijonte hapësira për të bërë ndërtimin. Dhe unë i thosha o ba po nuk e kemi me kaq nxitim dhe thoshte që unë dua ta bëj, dua që ju ta keni, ju dua që t’ju gëzojë edhe të ndihem plotë. Babai im nuk mundi dot për ta realizuar atë objektiv, sepse u ndërpre në mes dhe unë e kam realizuar brenda 1-vjetorit të babait tim. Kështu që në 1-vjetorin e babait të gjithë miqtë e tij, kolegët e tij, familjarët tanë i kam pritur në shtëpinë e re tonën që babai donte për ne. Sot ne e kemi ndërtuar dhe jam e sigurt që aty ku është është shumë i lumtur për këtë gjë dhe nuk ri dot pa e përmendur atë Klaudjën dhe Vinin të cilët janë dy familjarët e mi që ëndrrën time e kanë bërë realitet edhe faleminderit nga zemra.

E sheh veten në parlamentin shqiptar?

Duke qenë se unë jam rritur me politikë, duke qenë pjesë e politikës edhe jam rritur gjithashtu në media. Unë kam punuar në një moshë fare të vogël dhe jam shkëputur një pjesë nga media jam përfshirë në politikë intensive në Partinë Demokratike më pas jam angazhuar sërish me televizionin. Por pa lënë pas angazhimin tim politik në Partinë Demokratike, ajo çfarë mund të them për momentin është që mezi pres të shoh të gjithë ata të cilët kontribuojnë, kanë kontribuar për Partinë Demokratike, kanë punuar fortë dhe t’i shoh të ulur më parlamentin shqiptar dhe duke e drejtuar parlamentin dhe vendin.

Nga përfshirja jote e fundit në politikë të pamë në vijë të parë në protestën e fundit, u zhvillua në vijë të parë me Belind Këlliçin, Luçiano Boçin, si shkoi?

Më mirë se kurrë, më mirë se kurrë edhe më bëhet mishi tani kokrriza-kokrriza. Kishte mijëra shqiptarë të cilët ishin përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për të qenë në shesh. Isha me djem të cilët kanë kohë që punojnë në Partinë Demokratike, djem të ri, djem me vizion.

Si është marrëdhënia jote me ta?

Partia Demokratike është një familje e madhe dhe patjetër dhe ne kemi ato ulje-ngritjet tona, ato gërricjet, ato hatërmbetjet, e lagu se lagu, macja me miun. Po ndaj një detaj me ju për një grup kohe nuk kam folur për shembull me Belindin se me të tjerët që përmendëm kam patur komunikim. Në momentin që unë kam patur nevojë dhe humba babain, Belindi ka qenë ndër të parët që ka qenë në shtëpinë time, ka qenë përkrah meje dhe që atë ditë unë kam ndryshuar çdo gjë në kuptimin që nuk mbaj atë hatërmbetjen në rast se do kishte pasur, nga ato të voglat fare, për këtë i jam shumë mirënjohëse faktin që ishte pranë meje në momentin që unë kisha nevojë.

Statusi Valbonës është?

Nuk e di sa gjëra ekskluzive ke marrë sot. Nuk e di çfarë më keni bërë më keni hipnotizuar. Të tregoj pak që kam disa flutura këtu te stomaku kohët e fundit, i kam kështu që e lëmë me kaq.

TË FUNDIT