Kapen ‘mat’ rrugëve të Parisit, ky është partneri i ri i përfolur i Luana Vjollcës (Foto)

0
783

Duket se spekulimet për një romancë të re mes Luana Vjollcës

 

dhe biznesmenit Drilon Xhepa po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Sipas burimeve të Iconstyle, moderatorja e njohur është parë së fundmi në Paris, në shoqërinë e Xhepës.

Detajet që kanë nxitur këto thashetheme janë disa postime në rrjetet sociale, ku të dy kanë publikuar story nga e njëjta zonë, madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel.

Edhe pse asnjëri nuk ka bërë ende një deklaratë publike, ky detaj ka bërë që fansat të spekulojnë për një udhëtim romantik.

Për më tepër, Prive ka ndarë një video që duket se “konfirmon” praninë e tyre së bashku në Paris, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Luana apo Driloni.

A është kjo thjesht një koincidencë apo një romancë e re? Mbetet për t’u parë nëse “çifti” do të vendosë ta bëjë publike marrëdhënien e tyre!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here