“Çdo send do ta bëj për ju”, Gjesti shihet duke qarë dhe duke folur për…

Gjesti, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, është parë i vetëm në oborrin e shtëpisë, duke bërë hapa të pasigurt dhe duke folur me zë të dridhur.

I emocionuar dhe me lot në sy, ai përsëriste fjalë të thella, që duket se i drejtoheshin familjes së tij.

“Çdo send do ta bëj për ju, mbajeni mend. Krejt çfarë po bëj, po i bëj për ju, vetëm për ju. Hiç send për vete, vetëm për ju”, dëgjohej të thoshte ai me një ton të rënduar emocionalisht.

Gjesti vazhdoi duke kërkuar falje, duke lënë të kuptohet se mund të ndiente një lloj faji ose keqardhjeje për diçka nga e kaluara: “Më falni. Shumë më falni. Edhe nëse kam gabuar, më falni. Veç për ju. Pasha Zotin, send për vete, asgjë s’më vyen mua send. Kur nuk ju shoh ju të lumtur, s’ka puls për mua”.

Kjo sjellje e tij ka prekur ndjekësit e programit, të cilët kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësim dhe empati për të.

Gjesti është një nga banorët më të izoluar të këtij edicioni, pasi, ndryshe nga të tjerët, ai ka kaluar më shumë kohë brenda spektaklit.

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në Big Brother VIP Kosova, ai hyri menjëherë në Big Brother VIP Albania, duke mos pasur mundësinë të shijonte një periudhë pushimi apo të ritakonte familjen e tij.

Ky izolim i gjatë dhe mungesa e kontaktit me njerëzit e dashur mund të kenë ndikuar në gjendjen e tij emocionale.

Nëse ky moment reflekton lodhje emocionale apo thjesht një shpërthim ndjenjash nga mallëngjimi, mbetet për t’u parë në vazhdim të rrugëtimit të tij në shtëpi. /Telegrafi/

More From Forest Beat

Rizarta, BBV4,a

Reagon për herë të parë Rizarta pasi Ledioni e ‘turpëroi’ publikisht

Pas polemikave të shumta që u ngritën në rrjet pas batutës së Ledion Liços ndaj saj në spektaklin e fundit të Big Brother VIP...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi

Eklipsi diellor do të ndikojë fort te këto shenja Horoskopi: Me...

Eklipsi diellor që do të ndodhë më 29 mars 2025 te shenja e Dashit pritet të shkaktojë një valë ndryshimesh të rëndësishme dhe fillime...
ShowBizi
2
minutes
Horoskopi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të çlirohen nga...

Tre shenja të horoskopit do të çlirohen nga energjia negative në fund të marsit. Këto tre shenja të horoskopit do ta nisin prillin dhe shumë...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi

Sot do të ndiheni mjaft të lodhur nga… /Parashikimi i horoskopit...

Dashi/Sot është një ditë e vështirë, sepse duhet të bëni ndryshime. Nëse doni të kapërceni vështirësitë dhe të plotësoni dëshirat tuaja në planin afatgjatë, ndaloni...
ShowBizi
2
minutes