Moderatorja shumë e dashur për publikun që e ndjek dhe e suporton,
Kiara Tito, ka postuar pak më parë një foto para një mikrofoni në studio.
Kaq mjaftoi që rrjeti të ‘ndizej’ e të aludojë se moderatorja po punon për një projekt muzikor.
E vërteta e fotos në fakt nuk është aspak e tillë. Kiara ka postuar momente nga regjistrimi i këngës së fundvitit nga TCH si ‘kartolinë’ për publikun që i ndjek, një traditë kjo tashmë shumëvjeçare e televizionit.
Këtë vit pritet që të sillet një nga këngët e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simakut, nisur dhe nga rikthimi e historia e saj që ka pushtuar rrjetin.