“Dashnori i …”/ Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua

Raporti i Gjestit me Eglin ka ndryshuar shumë që kur banorja u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Egli nuk i qëndron më pranë banorit dhe nuk kujdeset për të ashtu siç bënte para se të dilte nga shtëpia. Madje edhe kur ai e fton që të rrinë bashkë sa për të pirë një cigare, ajo e refuzon.

Pasditen e sotme, teksa Egli po hante bukë, Gjesti ka shkuar pranë saj dhe ajo i thotë që të ik dhe të shohë punën e tij.

“A po ik o shok?”, i tha banorja dhe ai u përgjigj i habitur: “Mua shok?!”.

Kur Egli e pyeti ‘pse ça je ti?’, Gjesti tha direkt: “Dashnori”.

Kjo fjalë nuk i pëlqeu aspak asaj e cila iu kundërpërgjigj: “Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më”.

Më pas Egli i tha që fjalët ‘dashnor, burri, i dashuri mos t’i përdorë më për të’.

Pjesë nga diskutimi:

Egli: A po ik o shok? A po ik të shohësh punën tënde?

Gjesti: Shok?

Egli: Po.

Gjesti: Mua shok?

Egli: Pse ça je ti?

Gjesti: Dashnori

Egli: Dashnori?

Gjesti: Jo, i dashuri, i dashuri.

Egli: Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më.

Gjesti: I dashur moj, e përmirësove.

Egli: Si term me mua mos e përdor më. Dashnori, i dashuri, burri me i fshi kur flet me mua. Hajde, mos e bëj më gropë seç e ke bërë, lëre aq sa e ke bërë.

Gjesti: Sa gropa 2 metra? Dua ta bëj 3 metra.

Egli: Rri mirë.

Gjesti: E di se ja dal edhe nëse bie.

Egli: Ore turpi jot është që vazhdon e qesh me këtë gjë, nuk është i imi. Vazhdo e qesh.

More From Forest Beat

Horoskopi

Eklipsi diellor do të ndikojë fort te këto shenja Horoskopi: Me...

Eklipsi diellor që do të ndodhë më 29 mars 2025 te shenja e Dashit pritet të shkaktojë një valë ndryshimesh të rëndësishme dhe fillime...
ShowBizi
2
minutes
Horoskopi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të çlirohen nga...

Tre shenja të horoskopit do të çlirohen nga energjia negative në fund të marsit. Këto tre shenja të horoskopit do ta nisin prillin dhe shumë...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi

Sot do të ndiheni mjaft të lodhur nga… /Parashikimi i horoskopit...

Dashi/Sot është një ditë e vështirë, sepse duhet të bëni ndryshime. Nëse doni të kapërceni vështirësitë dhe të plotësoni dëshirat tuaja në planin afatgjatë, ndaloni...
ShowBizi
2
minutes
Rizarta, BBV4,a

Pas batutes ndaj Rizartes/ E pëson keq Ledion Liço, i ndodh...

Pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço është vënë në qendër të kritikave për një batutë të bërë ndaj Rizartës. Moderatori,...
ShowBizi
0
minutes