Egli la shtëpinë, Neda me deklaratë të fortë: “Shpirtprishurit që marrin frymë për një…”

Neda Balluku ka reaguar pas largimit të Egli Takos nga Big Brother VIP Albania, duke ndarë një mesazh të fortë përmes rrjeteve sociale.

Në një postim të saj, ajo ka krahasuar reagimin e kritikëve të Eglit me një degradim të brendshëm, duke theksuar se ata që sulmojnë për të fituar një ndjekës më shumë janë të zhytur në një rrëzim të pashpresë.

Megjithatë, mesazhi i saj është edhe një shenjë mbështetjeje për Eglin, duke përdorur metaforën e lules, që mbetet e tillë pavarësisht stinëve dhe vështirësive që kalon.

“Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten,

më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar.

Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish.”

Me fjalët “dhe pranvera vjen sërish”, Neda nënkupton se pavarësisht kritikave apo sfidave, Egli do të ketë një ringritje dhe një kapitull të ri pozitiv në rrugëtimin e saj.

More From Forest Beat

G Bani, BBV4, Danja

Partneri i saj i kërkoi distancim, por G-Bani habit me deklaratën...

Partneri i Danjës, Redi bëri një reagim disa ditë më parë ndaj G-Banit, pas afrimitetit të këtij të fundit me banoren e Big Brother...
ShowBizi
3
minutes
Egla Ceno, BBV4

Egla Ceno flet për puthjen me Laertin: E kam k…

Ish-fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një reflektim mbi rikthimin në shtëpinë më të famshme në...
ShowBizi
1
minute
At Nikoll Xhufka, BBV4, Valbona

Kërkesa e pazakontë që Valbona i bëri At Nikolla Xhufkës

Ditën e sotme, At Nikolla Xhufka hyri në shtëpi e “Big Brother VIP”, ku për banorët vijon sfida e mosreagimeve. Valbona, sa e pa, e...
ShowBizi
0
minutes
Egli Tako, BBV4,a

Egli Tako do te rikthehet si banore perseri apo si ish-banore...

Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon e spektaklit të...
ShowBizi
0
minutes