Ylli Merja: Si të trajtoni migrenën me çarja popullorë: Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e…

Migrena shkaktohet nga mungesa e qarkullimit normal të gjakut në tru, kjo pasi ngushtimi i arterieve dhe venave bën që truri të mos furnizohet normalisht me gjak dhe oksigjen dhe kjo jep dhimbje të kokës.

Arsyet e migrenës janë të shumta, por akoma nuk është vërtetuar shkaku i vërtetë dhe kura e saj.

Migrena është një sëmundje e trashëgueshme e mund të stimulohet nga ndryshimi i mënyrës së jetesës si: ndryshimi i ajrit, ujit dhe mënyra e të ushqyerit.

Ndryshimet hormonale shkaktojnë fillimin e dhimbjes së kokës, prandaj një numër i madh individësh, që vuajnë nga migrena, janë femrat dhe adoleshentët.

Këto dy grupe kanë ndryshime hormonale të shumta e sasia e lartë ose e ulët e estrogjenit tek femrat shkakton migrene, por edhe infeksionet në organizëm e stimulojnë sëmundjen.

Të tjera shkaqe janë anemia, mungesa e vitaminës B, pagjumësia, stresi dhe problemet me qarkullimin e gjakut. Megjithëse migrena është një sëmundje që nuk kurohet, ajo parandalohet dhe me anë të mënyrës së ushqyerjes mund të evitoni shfaqjen e saj.

Hapi i parë është: individët që vuajnë nga migrena të konsumojnë shumë ujë gjatë ditës, minimumi 1.5 litra në ditë.

Kështu qelizat e trurit do të jenë të hidratuara mjaftueshëm. Hapi i dytë është masazhim i qafës me vajra esenciale që rregullojnë qarkullimin e gjakut, të paktën 1-2 herë në javë.

 

Vaji i sinapit dhe vaji i mentes kanë efekte qetësuese dhe rregullojnë qarkullimin e gjakut që shkon në tru.

Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e të ushqyerit, pasi sa më shëndetshëm të hani, aq më pak shfaqet migrena.

Gjithashtu, gjumi është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për mirëfunksionimin e trurit, por për gjithë organizmin.

Kur fillon dhimbja e kokës duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, sidomos çajrat janë shumë të këshillueshme, pasi zgjerojnë enët e gjakut, dhe veprojnë si qetësues natyral të trurit.

Një çaj shumë efektiv për dhimbjet e kokës përgatitet kështu: në 2 litra ujë zieni 2 minuta 1 lugë mente, 1 lugë bar blete, 1 lugë borzilok, 1 lugë rozmarine, 1 lugë lule basani, 1 lugë mendër si dhe 1 lugë murriz lule ose frutë.

Konsumoni 3-4 gota çaj në ditët kur keni dhimbje koke. Pas kësaj duhet të konsumoni 10-20 fije shafrani në ditë, pasi ky përmban antioksidantë të fuqishëm, grupin e vitaminave B1, B2 dhe B6 që janë ushqyes të trurit, dhe piko krocine dhe krocinine të cilat veprojnë si qetësues të trurit dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Boronica dhe xhenxhefili ushqejnë sistemin nervor, zgjerojnë enët e qarkullimit të gjakut dhe ndalojnë të vjellat,

pra është me shumë interes që 4-5 ditët e dhimbjes së fortë të kokës, këto bimë të përdoren në mënyrë intensive. Kurse në ditët e tjera këshillohet të përdorni vazhdimisht borzilokun, qoftë si erëz kuzhine, qoftë si një çaj të lehtë.

Rrënja e valerianës këshillohet të përdoret në rastet kur migrena shkakton pagjumësi dhe të vjella pasi kjo bimë është një qetësues natyral shumë i efektshëm për dhimbjet e kokës që përdoret gjerësisht edhe në ilaçe.

Ndërkohë, vajrat esenciale janë shumë efektive për qetësimin e dhimbjeve të kokës, pasi ato veprojnë shpejt. Një mikser vajrash që mund të përdoret 5-6 pika në ditë është: 5 ml vaj livando, 3 ml vaj mente, 1 ml vaj borziloku, 1 ml vaj mendër e butë si dhe 10 ml vaj ulliri.

Dhimbjet e kokës

Në momentin e parë që konstatojmë se kemi një dhimbje koke të çfarëdoshme, duhet të pimë një gotë ujë më mjaltë ose thjesht një gotë me ujë. Kjo ka kuptimin e saj fiziologjik pasi mund të ndodhë që përqindja e ujit në tru të ulet, e kështu dominojnë disa substanca të tjera që janë toksike e kryejnë pasqyrimin e informacionit.

Gjithashtu, në rastet e dhimbjes së kokës, edhe uthulla e mollës do të ndihmonte shumë pasi ngacmon menjëherë në moment sistemin nervor, e aktivizon, e mobilizon për punë dhe nuk lejon fryrjen e zgjatimeve nervore. Nëse nuk qetësohet në këtë mënyrë, duhet të analizohet imtësisht faktori që ndikon në shfaqjen e dhimbjes. Kur personi ka dhimbje në pjesën e pasme të kokës, këshillohet që të bëjë një masazh në zonën e qafës me vaj sinapi, vaj liri, vaj ulliri për të lehtësuar qarkullimin e gjakut dhe për të liruar zgjatimet e nervave. Kur dhimbja shfaqet në pjesën ballore të kokës, e madje personi ka edhe bllokim hundësh, kjo do të thotë që pacienti vuan nga sinoziti e një çaj për këtë të fundit e dy pika vaj dafine, mund të japin efekte të mrekullueshme. Edhe kur truri nuk merr mjaftueshëm oksigjen, individi mund të ketë dhimbje koke. Gjithashtu, edhe niveli i lartë i kolesterolit në gjak, mund të shkaktojë dhimbje koke, e për këtë mjafton të merret lulja apo fruta e murrizit që ndihmon në shkrirjen e pllakëzave të yndyrave dhe balancimin e sistemit nervor e qarkullimin e gjakut. Edhe çaji me fruta pylli përmban antioksidantë, por edhe acide organike që ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të kokës, pasi ushqen sistemin nervor.

More From Forest Beat

Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Kembet Diabetike

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja:...

Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Rradhiqja

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet...

Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me...
Këshilla Shëndeti
4
minutes
Ylli Merja, Dhimbja e Kembeve

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet...

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...
Këshilla Shëndeti
4
minutes