Gjesti flet përgjumësh me Eglin përmes kamerës: Më dërgo një…

Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia të enjten vazhdon të ndikojë te banorët,

veçanërisht te Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme “on-off” gjatë qëndrimit të saj në lojë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga nata e kaluar, ku Gjesti, i shtrirë në dhomën e gjumit, duket sikur flet përgjumësh me Eglin, duke i drejtuar mesazhe emocionale si të ishte ende pjesë e shtëpisë. Në këtë moment të sinqertë dhe të pazakontë, ai shprehet:

“Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty.

Mbaje mend këtë send. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë, e di që ke me qenë e mirë.

Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë. Të lutem, vetëm këtë bëje për mua. Se kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq. Gjumin e ëmbël.”

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta mes shikuesve, të cilët e kanë parë si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale që Gjesti dhe Egli kishin brenda shtëpisë.

Megjithëse raporti i tyre ishte shpesh i mbushur me tensione dhe mosmarrëveshje, duket se largimi i saj ka lënë një boshllëk tek ai.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Egli do t’i përgjigjet kësaj kërkese të Gjesti dhe nëse do të dërgojë një mesazh gjatë spektaklit të radhës. Lojtarët vazhdojnë të përballen me sfida të reja brenda shtëpisë, por për Gjestin, duket se prania e Eglit vazhdon të ndihet edhe pas largimit të saj. /Telegrafi/

 

More From Forest Beat

G Bani, BBV4, Danja

Partneri i saj i kërkoi distancim, por G-Bani habit me deklaratën...

Partneri i Danjës, Redi bëri një reagim disa ditë më parë ndaj G-Banit, pas afrimitetit të këtij të fundit me banoren e Big Brother...
ShowBizi
3
minutes
Egla Ceno, BBV4

Egla Ceno flet për puthjen me Laertin: E kam k…

Ish-fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një reflektim mbi rikthimin në shtëpinë më të famshme në...
ShowBizi
1
minute
At Nikoll Xhufka, BBV4, Valbona

Kërkesa e pazakontë që Valbona i bëri At Nikolla Xhufkës

Ditën e sotme, At Nikolla Xhufka hyri në shtëpi e “Big Brother VIP”, ku për banorët vijon sfida e mosreagimeve. Valbona, sa e pa, e...
ShowBizi
0
minutes
Egli Tako, BBV4,a

Egli Tako do te rikthehet si banore perseri apo si ish-banore...

Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon e spektaklit të...
ShowBizi
0
minutes