Ylli Merja: Efektet çudibërëse të bimës së basanit në organizëm: Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulcerës dhe…

Lule basani është bimë barishtore shumëvjeçare e familjes Hypericaceae (Guttiferae).

Në vendin tonë ndeshet e zakonshme në zonat e ulëta. Periudha që mblidhet lule basani është në fund të majit dhe në fillim të qershorit.

Bima mund të përdoret e thatë, ose e njomë, por kur është e njomë sasia e bimës që përdoret duhet përgjysmuar, pasi përbërësit kimikë janë më të fuqishëm në bimën e njomë.

Basanit mund t’i përdoren majat e lulëzuara e pritet që rrënja e bimës dhe një pjesë e kërcellit që nuk përmban lule të thahen në hije.

Përbërësit kimikë

Lule basani përmban shumë përbërës fitokimikë.

Përbërësit kryesorë janë: derivate të floroglucinolit (0.2-4%) kryesisht hiperforina dhe homologët e saj, naftodiantrone (0.06-04%) kryesisht pseudohipericina dhe hipericina, flavonoide (2-4%) si hiperozidi, rutina etj.

Bima përmban gjithashtu proantocianidina, tanine, vaj eteror (0.1-0.3%), sasi të vogla acidi klorogjenik, aminoacide.

Vetitë e bimës

Lule basani është një bimë çudibërëse, pasi jep efekte në të gjithë organizmin.

Ka një përdorim shumë të gjerë e ndikon në sistemin e tretjes, ka efekte qetësuese në organizëm, prandaj ndihmon në ngërçet e stomakut, e në minimizimin e djegieve të stomakut.

Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulcerës dhe gastritit, prandaj këshillohet të përdoret pothuajse çdo ditë për 45 ditë resht nga individët që vuajnë nga stomaku.

Nëse keni djegie apo kthim të ushqimit, bima ndihmon në rregullimin e funksionit të muskujve të stomakut, duke i qetësuar ato, kështu ato mbyllen dhe hapen në kohën e duhur.

Por basani ndihmon edhe në rigjenerimin e mukozave të brendshme të organeve, kështu ul inflamacionin e brendshëm. Nëse konsumoni shumë kafe gjatë ditës, e cila rrit inflamacionin e organeve të brendshme dhe rrit gjendjen e hiperaktivizimit, mund të zëvendësoni një kafe me një gotë çaj me lule basani dhe kështu e ndihmoni trupin tuaj të qetësohet dhe të vazhdojë punën normalisht.

Bima ndihmon në qetësimin e sistemit nervor e ndikon në qetësimin e ankthit dhe stresit, si dhe prek direkt në sistemin nervor duke e qetësuar atë, pa shkaktuar efekte anësore. Gjithashtu, basani ndihmon në rregullimin e sekretimit të hormoneve, prandaj edhe ka efekte qetësuese. Kështu ndikon në rregullimin e menstruacioneve, sidomos tek femrat që kanë çrregullime të hormoneve dhe të ciklit.

Vaji i basanit

Lule basani përdoret e plotë ose e copëtuar dhe mund të konsumohet si çaj, por mund të gjejë përdorim edhe vaji i bimës. Doza ditore për të rriturit është 2-4 gram material bimor. Zakonisht, 1 lugë çaji në një gotë me ujë e rekomandohet 1-2 gota në ditë. Ndërsa përgatitja e vajit bëhet kështu: merret lulja e basanit e njomë, copëtohen vetëm lulet e bimës dhe hidhen në një enë qelqi, mbulohen komplet lulet me vaj ulliri dhe lihet përzierja në diell për 45 ditë. Pas 45 ditësh kullohet vaji dhe ruhet në errësirë. Më tej konsumohet 1 lugë gjelle në mëngjes çdo ditë. Për përdorim të jashtëm, vaji i basanit përdoret në trajtimin e plagëve, djegieve, pezmatimeve të lëkurës. Vaji i kësaj luleje është shumë i fuqishëm në mbylljen e plagëve, pasi ndihmon në rigjenerimin e qelizave, e të mukozave të brendshme. Ndërkohë, ky vaj përdoret si përbërës në kremra rigjenerues për plagë si dhe për kurimin e hemorroideve në fund të zorrës së trashë. Kremi kundër hemorroideve ndihmon që të hyjë në thellësi të zorrës, sepse përthithet shumë shpejt si dhe lubrifikon e mbyll plagët e brendshme në zorrë. Duhet të bëni shumë kujdes, pasi kur vaji i lule basanit përdoret për lyerje të lëkurës nuk duhet të ekspozoheni në dritën intensive të diellit, pasi mund t’iu formohen njolla kafe në trup.

More From Forest Beat

Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Kembet Diabetike

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja:...

Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Rradhiqja

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet...

Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me...
Këshilla Shëndeti
4
minutes
Ylli Merja, Dhimbja e Kembeve

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet...

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...
Këshilla Shëndeti
4
minutes