Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popull Ylli Merja tregoi gjithçka që duhet të dini për kolitin, çfarë është, cilat janë simptomat dhe si mund ta kuroni përmes bimëve medicinale.
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popull Ylli Merja tregoi gjithçka që duhet të dini për kolitin, çfarë është, cilat janë simptomat dhe si mund ta kuroni përmes bimëve medicinale.
“Koliti ulçeroz nuk është asgjë tjetër më shumë se një skuqje e zorrës së trashë, në tërë gjatësin e saj ose në një segment të caktuar të saj dhe mandej kjo pjesa e dytë e saj skuqja është kolit.
Kurse kur flitet për një kolit ulçeroz do të thotë që në një vatër të caktuar kjo skuqje duhet të ketë avancuar, duke shkuar në një puçërr e cila herë pas here mund të ketë edhe hemorragji, mund të nxjerri gjak” shpjegon ai.
Ai tregon simptomat kryesore sipas të cilave mund të kuptojmë nëse vuajmë nga koliti.
“Ai jep një djegie e cila zgjat për një kohë të gjatë, në vatrat ku agravon sëmundja , zorra fillon të tkurret, njeriu e kupton sepse fecja fillon atë diametrin nuk është më e gjerë. Të tjera shenja janë irritimi I zorrës së trashë, kanë një fryrje zorrësh, kanë gazra, kjo është pararendsja e kolitit” tha mjeku popullor.
Sipas mjekut popullor Ylli Merja koliti mund të kurohet plotësisht përmes bimëve medicinale dhe çajrave që mund të bëhen përmes tyre.
“Mund të përdorim lulen e mullagës, bën që zorra e trashë të përmirësojë qarkullime gjakut dhe të gjenerohet. Caj lule bishtamthi ndalon hemoragjinë, përdoret afërsisht dy gota në ditë, edhe për njerëzit që e kanë në nivele të ulëta vitaminën K.
Për produktet e tjera që mund të përdoren edhe tek fëmijët kur kanë fryrje barku, është bima e mendrës së butë, është bari I borzilokut që mund ta hedhim në gjellë, finoku të cilat mund të kombinohen si çaj ose mund ti hedhim në gjellë qofte edhe një nga një. Mendra e butë është sidomos për fryrjet e barkut dhe gazrat në zorrë. Ndërsa finoku dhe vaji I lirit ndihmojnë sidomos në konstipacion” u shpreh ai.