Gjesti e përzgjodhi për t’u rikthyer në shtëpi, G Bani: Nuk më ka dhënë një shans mua, por…

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banori, G Bani.

Artisti i mirënjohur u përjashtua nga loja me Zarf të Zi duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.

Mbrëmjen e kaluar Gjesti kishte mundësinë nga zarfi që hapi nga ‘valixhja e tundimeve’ që të zgjidhte shtatë nga ish-banorët e këtij edicioni për t’i rikthyer 3 prej tyre sërish në lojë pas televotimit nga publiku.

Një ndër emrat ishte edhe G Bani, por si ndihet ai për këtë?

“Nuk e di në fakt a do të ekzistojë ky rikthimi, nëse është potencialisht e mundur. Nuk besoj se njeriu para se të marrë okej nga publiku, mund të fillojë të mendojë. Në një pjesë të trurit tim e mendoj si mundësi dhe si opsion por nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për momentin”.

Si e sheh G Bani zgjedhjen e Gjestit për t’i dhënë një shans të dytë dhe për ta bërë pjesë të televotimit?

“Gjesti nuk më ka dhënë një shans mua sepse unë nuk e lë veten time që të më japë një shans as Gjesti dhe as kërrkush.

Ai i ka dhënë një shans lojës së tij, sepse është një lojtar me këllqe që ato coftina e tjera që janë aty brenda asnjëri nga ata nuk do të kishte forcën dhe besimin tek vetja që ta bënte.

Ata që hiqen si politikisht korrekt, hipokritët e tjerë. Ai e ka vetbesimin për ta bërë diçka të tillë meqë është edhe vetë i përfshirë drejtpërdrejt me këtë situatën që ka ekzistuar midis meje dhe atij”.

Këta të zgjuarit që e kanë zgjedh për lider për arsye se nuk bën punët e shtëpisë apo që vjedh cigaret. Nuk e di se për cilën arsye e kanë zgjedhur si lider. Por sidoqoftë të gjithë ata janë kthyer në fansat e Gjestit. Ai po bën një lojë të shkëlqyeshme me veten e tij por është për të ardhur keq se sa të mjerë janë ata oborrtarët e tij.

More From Forest Beat

Egli Tako, BBV4,a

Vetem nje dite nga rikthimi,familjarët e Eglit marrin ‘VENDIMIN’ e papritur...

Gazetari Ronaldo Sharka ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të rikthimit të Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke...
ShowBizi
0
minutes
Xheneta, BBV4,a

A do ribashkohej me Gjestin? Xheneta flet pa ‘doreza’, sqaron pse...

Ish-e dashura e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” pas spekulimeve rreth qëllimit të vërtetë të hyrjes së saj në...
ShowBizi
1
minute
Laerti, BBV4, Valbona,a

“Nuk ka ndjenja, i kujton dikë nga jashtë”/ Ilnisa bën deklaratën...

Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në “Big Brother VIP 4” ka shkaktuar diskutime të nxehta, veçanërisht pas një momenti kur gazetarja i tha aktorit...
ShowBizi
1
minute
BBV4, Egli, Gjesti,Danja,a

Gerta, Danja dhe Egli bëjnë të papriturën ndaj Gjestit

Gerta, Danja dhe Egli vendosën që të mos dëgjonin Gjestin, i cili tentoi që t’iu tregonte një gjë për të qeshur. Fillimisht Gjesti shkoi pranë...
ShowBizi
1
minute