Ylli Merja: Kuroni kolitin me vaj esencial borziloku dhe xhinxher: Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë…

Koliti është një sëmundje inflamatore e zorrës së trashë.

Inflamacioni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thithjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët.

Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk dhe hemorroide, ose dalje të zorrës nga jashtë në pjesën e anusit.

Gjithashtu, në rastet e rënda shkakton diarre të shpeshtë me gjakderdhje, kur zorra nuk ka aftësi thithëse.

Koliti është një sëmundje 100% e kurueshme.

Nëse trajtohet në kohë, atëherë shërohet shumë lehtë e vlen të theksoj se kjo sëmundje prek më shumë meshkujt se femrat, si dhe grupmoshat nga 14-40 vjeç.

Koliti shkaktohet nga kequshqyerja, përdorimi i ushqimeve të thata, me shumë yndyrë dhe ushqimeve ‘fast food’.

Një shkak tjetër është stresi ose jeta sedentare. Gjithashtu, sistemi imunitar është një faktor tjetër ndikues.

Inflamacioni në zorrë shkaktohet nga sulmimi i sistemit imunitar me mukozën e brendshme të organizmit. Pra, kur organizmi sulmon vetveten, sepse sistemi imunitar është më aktiv se norma.

Gjithashtu, koliti është sëmundje e trashëguar në familje.

Nëse prindërit vuajnë nga koliti, mundësia që fëmijët të preken nga sëmundja është e lartë.

Edhe përdorimi i ilaçeve si antibiotikët, kontraceptivët shkaktojnë kolit, pasi antibiotikët shkatërrojnë florën bakteriale të zorrës së trashë, prandaj duhen evituar sa më shumë.

Disa nga simptomat kryesore të kolitit janë diarre ose kapsllëk, gjakderdhje në jashtëqitje, fryrje e dhimbje e zorrëve; mostretje e ushqimit, anemi, hemorroide në fund të zorrës së trashë.

Konsumoni vaj esencial mendre dhe borziloku si dhe përdorni xhinxher në gjellë.

Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë, të cilat ndalojnë inflamacionin dhe kurojnë sëmundjen. Gjithashtu glikoja e arrës shërben si antibiotik natyral, pasi përmban jod dhe e mjekon zorrën nga brenda dhe ndihmon në mbylljen e plagëve të brendshme.

Aloe vera xhel është shumë i domosdoshëm për të kuruar kolitin. Edhe curcumina që gjendet tek turmeriku ndihmon në sëmundjet inflamatore dhe forcon sistemin imunitar, pasi është një antioksidant i fuqishëm. Frankincense është gjithashtu shumë i domosdoshëm, pasi ndalon reaksionet kimike në organizëm që prodhojnë stimulantë për inflamacionin. Më tej edhe mjalti shërben si lubrifikues i zorrës, pasi ul inflamacionin dhe nxit përthithjen e antioksidantëve nga organizmi.

Të gjithë pacientëve që paraqiten te ne e vuajnë nga kjo sëmundje u rekomandojmë të konsumojnë fruta me tul dhe perime jeshile. Gjithashtu, duhet të bëjnë kujdes që të mos shtojnë në peshë e të mundohen të largojnë stresin e të bëjnë një gjumë sa më të qetë e të plotë. Më tej këshillohet që të prekurit nga koliti të përmirësojnë punën e sistemit imunitar duke përdorur bimë medicinale, të cilat ndihmojnë në këtë si dhe të marrin vitaminën C. Gjithashtu, rekomandohet të konsumohen 2 litra ujë në ditë, peshk pasi përmban omega3 dhe kjo ndihmon në uljen e inflamacionit, 1 banane në ditë, lulelakër si dhe brokoli.

 

Rekomandohet përdorimi i arrave, bajameve, farave të lirit të shtypura dhe fara chia, pasi përmbajnë acide yndyrore të cilat ushqejnë dhe rigjenerojnë zorrën e kanë veti antiinflamatore. Ushqimet që duhen përdorur në sasi të kufizuara nëse nuk vuani nga koliti dhe ato që nuk duhen përdorur fare në periudhën e zorrës së inflamuar janë: kafja (kafja nxit jashtëqitjen), alkooli (nxit diarrenë), produktet e qumështit (rritin bakteret në zorrë), fasulet (shkaktojnë shumë gazra dhe fryrje të mëtejshme të zorrës). Gjithashtu duhet evituar përdorimi i mishit, pasi ky i fundit kërkon një zorrë të shëndetshme për t’u tretur; misrave, sheqernave e ëmbëlsirave. Edhe ushqimet pikante shkaktojnë diarre, fryrje të zorrëve dhe rritje të inflamacionit, prandaj duhen eliminuar nga tryeza.

More From Forest Beat

Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Kembet Diabetike

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja:...

Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Rradhiqja

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet...

Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me...
Këshilla Shëndeti
4
minutes
Ylli Merja, Dhimbja e Kembeve

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet...

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...
Këshilla Shëndeti
4
minutes