“Rrenë qoftë” – bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Mbrëmjen e djeshme, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga nata e parë e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ky moment ishte veçanërisht interesant për Gjestin, i cili hyri më vonë në garë dhe nuk kishte shumë informacion mbi ngjarjet e natës së parë, pasi u bë pjesë e BBVA menjëherë pas rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Një nga skenat që ngjalli më shumë reagime ishte hyrja e të dashurës së tij, Egli, në shtëpi. Në natën e parë, Egli kishte marrë rolin e prezantueses për të futur një banor tjetër, Olsi Abazin. Por konfuzioni erdhi nga mënyra se si prezantuesi Ledion Liço e tha emrin e tij, duke përmendur vetëm “Olsi”.

Kjo krijoi aludime mes publikut se mund të bëhej fjalë për ish-partnerin e Eglit, aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.

Kur pamjet u transmetuan për banorët, edhe vetë Gjestit i shkoi mendja te Olsi Bylyku dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm.

Ai u shpreh me shaka: “Rren qoftë!”, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve dhe duke bërë që momenti të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.

Kjo situatë jo vetëm që u bë virale, por gjithashtu shtoi një dozë argëtimi në shtëpi, ndërsa banorët patën mundësinë të rikujtojnë dhe të komentojnë hyrjen e tyre në spektakël. /Telegrafi/

More From Forest Beat

Egli Tako, BBV4, Gjesti,a

Deklarata e fshehtë e Gjestit trondit Eglin: “Kam mu zhduk. S’ka...

Një deklaratë shokuese është transmetuar pak minuta më parë e Gjestit në lidhje me Egli Takon. Për Eglin u transmetuan disa klipe nga rrugëtimi i...
ShowBizi
0
minutes

A do te rikthehet Egli Tako? Dalin VOTAT e sondazhit,...

Gjate nates se sotme disa dite pas daljes nga BBV u rikthye ne studio Egli Tako. Ish-banorja foli per situatat e kaluara ne BBV4 dhe...
ShowBizi
0
minutes
Gjesti, BBV4,a

Mikela eliminohet nga spektakli, Gjesti habit me veprimin e tij

Mikela Shpendi, modelja e njohur nga Tropoja, është e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Pas një jave të mbushur...
ShowBizi
0
minutes
BBV4

Publikohen Votat e sondazhit/ Ja kush prite te largohet sonte nga...

Prej ores 21:15 nis prime i rradhes i BBV4. Sic eshte paralajmeruar sonte nje rikthim i Eglit dhe plot surprizave te tjera jane edhe nominimet...
ShowBizi
0
minutes