Gjesti vazhdon të refuzojë t’i flasë, Egli tenton ta kapë ‘me zor’: Më kthe përgjigje, për kokë të…

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të thellohen, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rikthyer komunikimin mes tyre.

Pas një letre romantike që Egli i dedikoi për Shën Valentin, duke shpresuar se do të thyente akullin mes tyre, Gjesti vazhdon të mos i flasë.

Në një moment të fundit brenda shtëpisë, ai u pa duke qëndruar i vetëm në kuzhinë, kur Egli iu afrua me shpresën për të shkëmbyer disa fjalë. Megjithatë, përpjekjet e saj rezultuan të kota, pasi ai nuk i dha asnjë përgjigje.

Në një përpjekje më të drejtpërdrejtë, Egli tentoi madje ta “kapte edhe me zor” fizikisht, duke i kërkuar të thoshte të paktën një fjalë. Ajo shkoi aq larg sa i tha: “Për kokë të gjyshit, më thuaj vetëm një fjalë dhe unë kurrë nuk të flas më”.

Por, pavarësisht insistimit të saj, Gjesti qëndroi i heshtur, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinisë komunikimin me vajzën me të cilën dikur krijoi një lidhje brenda BBVA.

Ky veprim ka shtuar më shumë kuriozitetin e publikut, duke lënë të hapur pyetjen nëse dyshja do të arrijë ndonjëherë të sqarojë raportin e tyre brenda shtëpisë. /Telegrafi/

More From Forest Beat

G Bani, BBV4, Danja

Partneri i saj i kërkoi distancim, por G-Bani habit me deklaratën...

Partneri i Danjës, Redi bëri një reagim disa ditë më parë ndaj G-Banit, pas afrimitetit të këtij të fundit me banoren e Big Brother...
ShowBizi
3
minutes
Egla Ceno, BBV4

Egla Ceno flet për puthjen me Laertin: E kam k…

Ish-fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një reflektim mbi rikthimin në shtëpinë më të famshme në...
ShowBizi
1
minute
At Nikoll Xhufka, BBV4, Valbona

Kërkesa e pazakontë që Valbona i bëri At Nikolla Xhufkës

Ditën e sotme, At Nikolla Xhufka hyri në shtëpi e “Big Brother VIP”, ku për banorët vijon sfida e mosreagimeve. Valbona, sa e pa, e...
ShowBizi
0
minutes
Egli Tako, BBV4,a

Egli Tako do te rikthehet si banore perseri apo si ish-banore...

Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon e spektaklit të...
ShowBizi
0
minutes