Mamaja e G-Banit reagon për herë të parë e shqetësuar pas fjaleve të Arsidës

Mbrëmjen e kaluar G Bani gjatë ‘Prime’-t i kërkoi falje Arsidës pasi në Dhomën e Rrëfimit

mori vesh se ish-banorja ka iniciuar një kallëzim penal ndaj tij për ofendimet dhe shpifjet që ajo pretendon se janë hedhur prej këngëtarit në adresë të saj, gjatë periudhës që ishte pjesë e formatit.

Duke sqaruar arsyet që e shtynë të merrte hapin drastik, Arsida u shpreh se është e gatshme të tërhiqet nga vendimi nëse G Bani i kërkon falje dhe tërhiqet nga loja.

Gjë që banori nuk e pranoi dhe u shpreh se do të tërhiqej nga gara vetëm kur publiku të vendoste për fatin e tij dhe nga ana tjetër ai u shpreh se i kërkonte ndjesë Arsidës dhe se ishte i gatshëm të kryente dënimin apo nëse do të merrte gjobë.

Në lidhje me këtë situatë sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka reaguar ekskluzivisht edhe mamaja e G Banit.

E dëgjova ‘Prime’-n mbrëmë. Arbani i kërkoi falje Arsidës për atë që kishte ndodhur.

Tani që të fillojmë dhe të themi se pse e tha Arbani dhe pse e tha Arsida. Të gjithë e dimë që në atë lojë ka thyerje nervash dhe lojtarit i duken gjërat shumë më të vështira nga sa janë në të vërtetë. Për këtë i kuptoj.

Nuk jam dakord të ofendohet një zonjë, një nënë. Fare nuk jam dakord dhe besoj që Arbani me sinqeritetin më të madh i kërkoi falje Arsidës.

Për një gjë ju siguroj që Arbani është sinqerisht i sinqertë në të gjithë lojën. Ai shpërthen kur ndjehet se ofendohet apo i bëhet padrejtësi. Por unë besoj që Arbani është edhe një nga lojtarët që jep shumë dashuri në atë shtëpi.

More From Forest Beat

Horoskopi, Meri Shehu

Mërkuri rikthehet për të na dhënë një “mësim”, Meri Shehu tregon...

Interesante e cilësoi Meri Shehu këtë javë për shenjat e horoskopit. Në programin “Rudina” në Tv Klan astrologia tregoi klimën e javës, ku për secilën...
ShowBizi
6
minutes
Olsa Muhameti. BBV, Gjesti,a

Olsa Muhameti zbulon arsyen pse nuk e shikon Gjestin fitues të...

Olsa Muhameti në daljen e saj të fundit ka folur për Big Brother Vip. Në një moment të intervistës ajo ka folur për largimin...
ShowBizi
0
minutes
Gjesti, BBV4,a, Egli Tako

Familjarët e Gjestit të ashpër me Eglin pas rihyrjes në BBVA!...

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë nga ndjekësit e formatit, përfshirë këtu edhe familjarët...
ShowBizi
1
minute
Egli Tako, BBV4,a

Hyri të Shtunën dhe do të dal të Martën?! Egli bënë...

Një moment i papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Egli Tako ka ndarë me Gjestin një informacion që duket...
ShowBizi
0
minutes