HometvshowTJETER Konkurent largohet nga Big Brother VIP ,shkak behet GJESTI....

TJETER Konkurent largohet nga Big Brother VIP ,shkak behet GJESTI….

Spektakli i mbrëmjes së sotme është mbushur me të papritura, ndërsa krahas diskutimeve

 

dhe debateve me tone të larta, Amberi, banore e shtëpisë më të famshme këtë sezon ka kërkuar t’i japë fund rrugëtimit në Big Brother VIP një javë pasi u zgjodh e preferuara e publikut.

Duke vënë në dukje fjalorin e rëndë të përdorur nga Gjesti ndaj saj, Amberi u shpreh se nëse ai konsiderohet shembulli më i mirë i një lojtari, ajo zgjedh të largohet nga loja. Menjëherë pas vendimit, djemtë kanë tentuar të ndalin banoren të mos dalë nga dera e kuqe, ndërsa kjo e fundit ka dëgjuar thirrjet e tyre dhe është ulur për një sqarim me publikun.

Amberi: Unë e kam menduar sot gjithë ditën dhe nëse Gjesti është shembulli më i mirë i një lojtari, mua sot më ka thënë që “nuk je për këtë lojë dhe do të të çoj të punosh në striptizëm”. Unë sot këtë lojë po e lë dhe ai le të rrijë në shtëpi, nuk mundem dot më.

Ledioni: Amber…

Jozi: Të lutëm, të lutem…

Amberi: Ju lutem mos më pengoni.

G Bani: Amber, të kam zemër, të kam shpirt. Po ike ti do iki edhe unë.

Amber: Jo, mos ma ktheni mendjen.

G Bani: Për Zotin, për Krishtin Amber…

Jozi: Amber, për hatrin tonë…

Amber: Ju lutem se po më krijoni atak paniku.

G Bani: Fute te dhoma e rrëfimit.

Ledioni: Amber, më dëgjon… Amber eja me mua në dhomën e rrëfimit.

Amberi: Po Ledion…

Ledioni: Mënyra se si ti çohesh në mes të një shfaqje televizive, me njerëz të cilët lodhen 24 orë në 24, me një publik që ju ndjek 24 orë në 24, është totalisht mungesë respekti të thuash unë çohem dhe e lë. Çfarë do të thotë kjo për ty që ke sakrifikuar për të mbërritur deri në këtë pikë? Çfarë do të thotë për votuesit që të votuan të preferuar të shtunën dhe ti sepse t’u prish ashtu gjëja, çohesh dhe ikën tani në mes të shoë-t. Nëse ske këllqe mos e ndërmerrje fare këtë rrugëtim. Ti e di shumë mirë se sa e lodhshme dhe e mundimshme është jeta, sa herë të përplas derën në fytyrë, ti e di më mirë sesa shumica e atyre që janë aty brenda. Dhe nëse në “vështirësinë” tënde të parë thua do iki, mua më vjen keq por nuk është fare e denjë kashi njerëzve që të përkrahin.

Amberi: Në momentin që kam zgjedhur të hyjë, ashtu mund të vendos edhe të dalë nga kjo shtëpi. Sepse këtë javë që Arbri duket se nuk e ka parë këtë Big Brother, unë jam degjeneruar në një mënyrë të tmerrshme, së pari nga Gjesti dhe pastaj nga Livia që më ka quajtur aktore pornostare, më ka vënë emrin në tualet, aty ku të gjithë kryejnë nevojat personale. Unë kam gjithë ditën sot që po e mendoj dhe këtë shtëpi unë do ta lë. Kam presion psikologjik…

Ledioni: Amber, të bëjmë një pakt. Të presim deri në fund të shoë-t sot dhe pastaj të marrim një vendim.

Amberi: Për respekt të publikut që më ka votuar si të preferuar dhe respektin tuaj si televizion, unë po qëndrojë deri në fund të spektaklit dhe po largohem.

TË FUNDIT