HometvshowTensione në shtëpinë e “Big Brother”! Ja kush rrezikon largimin nga gara...

Tensione në shtëpinë e “Big Brother”! Ja kush rrezikon largimin nga gara…

Në mbrëmjen e djeshme, Zarfi i Zi i hapur në shtëpinë e “Big Brother”

 

solli një vendim të papritur, duke vendosur që tre banorë G Bani,

 

Jozi dhe Amber të shkonin në televotim për sjellje të denigruese.

Ky vendim solli një situatë të tensionuar mes banorëve, por “surpriza” e vërtetë erdhi kur Amber vendosi të tërhiqet nga gara, duke shpëtuar kështu G Banin dhe Jozin nga televotimi dhe rreziku për t’u eliminuar.

Por ngjarjet morën një kthesë tjetër kur Vëllai i Madh shpalli një vendim befasues: televotimi tani do të hapet për të gjithë banorët e shtëpisë. Të gjithë ata që janë ende pjesë e garës mund të votohen dhe personi që do të ketë më pak vota deri të shtunën, do të largohet nga shtëpia.

Për momentin, nuk dihet se si do të evoluojnë ngjarjet në shtëpinë e “Big Brother” dhe kush do të jetë nën kërcënimin e largimit këtë fundjavë. Si do të reagojnë banorët ndaj këtij vendimi dhe kush do të qëndrojë deri në fund, mbetet për t’u parë.

TË FUNDIT