HomeShowBizi“Dua burrë!” Bernardi shpreh pëlqim për Gjestin, por e pengon kjo gjë:...

“Dua burrë!” Bernardi shpreh pëlqim për Gjestin, por e pengon kjo gjë: “Ai është…”

Iu deshën vetëm pak orë pas hyrjes në Big Brother VIP Albania që Gjesti të fitonte gjithë dashurinë e publikut.

Mirëpo ndryshe nga publiku, disa nga banorët nuk e kanë pritur aspak mirë hyrjen e Gjestit në shtëpi.

G-Bani, Gerti, Laerti, Gëzimi apo edhe Xumi kanë debatuar disa herë me Gjestin, ndërsa banorë të tjerë ndonëse nuk kanë debatuar, kanë folur për atë.

Bernardi, i cili disa ditë më parë u deklarua homoseksual, gjatë një bisede me Egli Takon, ka folur pikërisht për Gjestin. Ai u shpreh se e ka zili Gjestin, për mirë, pasi sheh mjaft energji te banori.

Më pas, Bernardi hodhi poshtë çdo mundësi për të patur diçka me Gjestin, pasi sipas tij, banori ka moshën e vajzës së tij.

“Është në botën e tij. Një gjë shumë e bukur, e kam zili. Më ngjall kujtime. Mos harro që vajza ime është në moshë me atë, kështu që mbaj distancë”, thotë ai mes të tjerash.

Kujtojmë se Bernardi deklaroi pak më parë se do burrë, pasi u nda nga partneri i tij shkodran kohë më parë.

TË FUNDIT